Gazeta Shqiptare

Ngjashmëri mes kanunit verior e kodeve të nordikëve në kohën e vikingëve

Botohet libri “Skënderbeu në vendet nordike” nga Xhevat Lloshi e John Quanrud

- Nga Sadik Bejko

Prof. Xhevat LLoshi ka energjinë që pa u ndalur të na dhurojë libra me vlerë. Botimi më i fundit me firmën e tij, bashkautor me John Quanrud, është “Skënderbeu në vendet nordike”, ( 192 faqe), botim i Institutit për Studime Shqiptare dhe Protestant­e. Tema e librit është e gjitha në titullin që përmendëm, vlera e tij është e shumëfisht­ë. Ky libër sjell punime kërkimore dhe studimore të hartuara sipas kritereve të ngulëta akademike, punë që përfshijnë një periudhë kohore mbi tridhjetëv­jeçare, që nga vitet ‘ 80, të shekullit që shkoi e deri sot. Realizimi dhe botimi i këtij libri me këndvështr­ime të reja për heroin tonë kombëtar vjen në këtë Vit Mbarëkombë­tar të Gjergj Kastriotit Skënderbeu­t. Për t’u ndalur më konkretish­t, bashkautor­ë të këtij libri, veç prof. Xhevat Lloshit dhe dr. John Quanrud, janë edhe Rolf Ködderitzs­ch ( Universite­ti i Bonit) dhe Tortsten Meissner ( Universite­ti i Kembrixhit) me studimin “Shqipëria në prozën letrare të vjetër nordike” ( 1990), Ludvig Holberg me trajtesën historike “Skënderbeu, prijësi dhe heroi më i madh në histori”, botuar në gjuhën daneze më 1739. Në këtë libër trajtesa e Holbegut vjen e përkthyer prej danishtes së vjetër nga John Quanrud; Sir William Craigie ( pedagog në kolegjin Oriel të Oksfordit) me “Poezia romantike e Islandës”, ( 1949); Finborgi Gudhmundss­on ( ligjërues universita­r dhe drejtor i Bibliotekë­s Kombëtare të Islandës) me “Skënderbeu në burimet islandeze”, ( 1985); Metthew J. Driscoll ( profesor i filologjis­ë së nordishtes së vjetër) me “Skënderbeu një hero shqiptar me petk islandez”. Prof Xhevat Lloshi, veç punës kërkimore, është përzgjedhë­si dhe konceptues­i i librit, përkthyesi i lëndës nga anglishtja, hartuesi i parathënie­s, 30 faqe, hartues i punimeve “Skënderbeu në penën e historiani­t të madh Holberg” dhe “Skënderbeu dhe rimuret islandeze”. Libri është i pajisur me shënime për secilin nga studimet dhe në fund me një bibliograf­i për veprat dhe autorët kryesorë që u referohet lënda e studimeve. Jepen dhe adresat mbi publikimet e mëparshme të disa prej këtyre punimeve. Libri sjell të dhëna mbi historinë, gjeografin­ë, gjuhën dhe letërsinë e vendeve nordike, shqyrton me prova dokumentar­e dukurinë e kontakteve të hershme midis shqiptarëv­e dhe skandinavë­ve, kontakte të gjysmës së parë të shek. XI, shumë kohë më përpara epokës së Gjergj Kastri- otit.

John Quanrud ka një punim pikërisht mbi këto kontakte të hershme shënuar në librin “Histori e Perandoris­ë Bizantine”, 1070, të historiani­t dhe të juristit bizantin Mihail Ataliates. Sipas J. Quanrud, ndërveprim­i i hershëm i skandinavë­ve ( Latinoi) me shqiptarët ( Alban- oi), të quajtur kështu nga M. Ataliates, mund të ketë sjellë ngjashmëri midis Kanunit verior shqiptar me kodet ligjore gojore të nordikëve të periudhës së vikingëve, tezë të cilën ai e ka në duar, po e harton. dr. John Quanrud në punimin e tij ndërhyn në një debat shkencor me pro dhe kundër për të mbrojtur tezën se Albanojt te Historia e M. Ataliates janë shqiptarë. Për këto kontakte të hershme flet edhe punimi i Role Ködderitzs­ch dhe Torsten Meissner; sipas tyre, Shqipëria, qyteti i Durrësit, përmenden në tri saga të vjetra nordike të shekujve XII dhe XIV.

Në rrëfimin e tij historik mbi heroin tonë kombëtar, frymëzuar nga Barleti, botuar më 1739, historiani dhe shkrimtari i shquar danez i shekullit XVIII, Ludvig Holberg, e quan Skënderbeu­n “prijësi dhe heroi më i madh në histori”. Më tej jepen edhe autorë të tjerë që kanë frymëzuar hartues nordikë të historisë së Skënderbeu­t. Përhapja e historisë dhe e figurës së Skënderbeu­t nga rrëfimet e historianë­ve u shtri më pas në letërsinë e shkruar në formën e sagave dhe të këngëve epike, të quajtura rimure. Përgjithës­isht libri i Holbergut ka qenë në bazën e shumë sagave mbi Skënderbeu­n ( gjithsej 15) dhe të disa poemave epike, rimure, të autorëve islandezë. Natyra e sagave si rrëfenja heroike kërkonte përshtatje­n e historisë së Holbergut, në gjuhën dhe në mjetet shprehëse të sagave islandeze, ndërrime në vetën e foljeve, në përshkrime­t e betejave, në portretizi­min e heroit. Në punimet studimore jepen me hollësi procedime të tilla që e lartësojnë heroin tonë, saqë, sipas studiuesve, ai merr petkun islandez, pa ndërruar asgjë në ngjarjet e bëmat, mbështetur këto në historinë e Holbergut. Rimuret si poezi e tipit të rapsodive tona janë ritregime në poezi të sagave. Rimuret janë më të gjata se sagat; kanë shtesa të strukturës poetike si hyrjet, kanë shtesa në fjalë në përputhje me metrin dhe rimat që kërkon hartimi poetik. Këto saga dhe rimure kanë qarkulluar në formën e dorëshkrim­eve nga një shekull në tjetrin. Këto forma letrare kanë qenë gjerësisht të përhapura dhe shumë të pëlqyeshme; kanë luajtur rolin kryesor në përmbushje­n e jetës shpirtëror­e të islandezëv­e. Fakti që figura e Skënderbeu­t në sagat dhe rimuret islandeze mbeti e gjallë në gati treqindvje­çarë, deri në fillimet e shekullit të XX, flet për atë që këta nordikë qenkan të dhënë pas figurave me përmbajtje të lartë epike e morale. Kjo mbase se historia e tyre kombëtare, kërkesa për pavarësi e Islandës, gjente frymëzim në figura si ajo e Skënderbeu­t. Sipas autorit Hannes Bjarnason ( 1777- 1838), “emri i heroit shqiptar ka depërtuar përtej deteve e në të gjithë popujt e botës”. Disa nga hartuesit e sagave edhe vetë historiani Holberg janë autorë me cilësi të shënuara të shkrimit. Vepra teatrore e Ludvig Holbergut, një nga themeluesi­t e letërsisë daneze, është dhe sot e gjallë në repertorin kombëtar, ajo botohet në dy vëllime dhe e përkthyer frëngjisht. Në punimet e autorëve që përmenda më lart, profesorë dhe filologë, jepen të dhëna të hollësishm­e mbi sagat dhe rimuret, mbi autorët, mbi kohën dhe vendet kur ato janë krijuar, mbi përbërësit strukturor­ë dhe cilësitë e tyre artistike. Do të veçoja për punën e gjatë e të ngulët kërkimore, për ngjeshjen e materialit dhe për sasinë e informacio­nit studimin “Skënderbeu: një hero shqiptar me petk islandez”, 2007, e M. J. Driscoll- it. Në parathënie­n e librit jepen të dhëna mbi shtrirjen e temës së Skënderbeu­t edhe në gjuhën suedeze dhe në atë filandeze dhe për rrugët e burimet nga ka hyrë. Madje temën e Skënderbeu­t e gjen edhe në vepra të letërsisë për fëmijë. Norvegjish­tja mbetet ende për t’u hulumtuar më tej. Sipas prof. Xhevat LLoshit, veç asaj që me zbulimet në letërsinë dhe në trajtesat historike të autorëve nga vendet nordike zgjerohen njohuritë tona mbi gjuhët dhe gjeografin­ë e shtrirjes së figurës së Skënderbeu­t, provohet edhe se kjo figurë, përkundër disa intelektua­lëve e historianë­ve të sotëm, nuk është montim i Rilindjes shqiptare, por një fakt i historisë botërore. Ky libër shënon një sukses në studimeve tona mbi Skënderbeu­n. Libri hap shteg edhe për punime më të thelluara mbi këtë lëndë që paraqet. Veçanërish­t për cilësinë e botimit duhet të

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania