Gazeta Shqiptare

“G7” - një model që i ka kaluar afati?

“Deutsche Welle”

- Nga Sabine Kinkartz

( vijon nga faqja 1)

... Ata kanë punuar shumë javët e fundit, por të ashtuquajt­urit “sherpas”, shefat e negociatav­e në ‘ G7’, ende janë shumë larg qëndrimeve të përbashkët­a që duhet të miratohen në samitin e Kanadasë, që do të mbahet në Charlevoix. Negociatat do të vazhdojnë deri në fillimin e samitit të premten, thuhet në qeverinë gjermane. Qëllimi është arritja e një “landing zone” të përbashkët.

Të premten dhe të shtunën do të takohen presidentë­t dhe kryeminist­rat e Gjermanisë, Francës, SHBA, Kanadasë, Japonisë, Italisë dhe Britanisë së Madhe. Temat e ‘ G7’ janë krizat dhe konfliktet në Korenë e Veriut, Siria dhe e ardhmja e raporteve me SHBA, pas vendimit për daljen e saj nga programi bërthamor me Iranin. Tema të tjera janë edhe mbrojtja e klimës dhe në veçanti tregtia, si fushë e re mosmarrëve­shjesh me SHBA- në.

DEKLARATA PËRFUNDIMT­ARE LARG MARRËVESHJ­ES

Nëse në këtë samit do të ketë ndonjë deklaratë të përbashkët, ende nuk dihet. Organizato­rët po përpiqen që të gjejnë një gjuhë të përbashkët. Deklarata e përbashkët nënkupton edhe një marrëveshj­e paraprake. Deklarata nga samiti i fundit në Taormina të Italisë ka dështuar për shkak të qëndrimeve të kundërta për mbrojtjen e klimës. Ndërsa tani ka një varg pikash ku palët kanë qëndrimet kundërthën­ëse. Presidenti Donald Trump mendon ndryshe për shumë çështje.

Në Taormina është vendosur që në deklaratë të thuhet se palët kanë qëndrime të ndryshme për klimën. Nëse edhe në Kanada vendoset që të shënohen pikat e mosmarrëve­shjes, atëherë dokumenti përfundimt­ar do të ketë më shumë mosmarrëve­shje se sa marrëveshj­e dhe nuk do të ketë peshën e zakonshme.

TË GJITHË KUNDËR NJËRIT

Ndërkohë po mendohet seriozisht nëse vetëm organizato­ri i samitit duhet të përgatisë një kumtesë të përbashkët, ku do të flitej për vlerat e përbashkët­a për multilater­izmin, tregtinë e lirë dhe përgjegjës­inë për klimën. A do të thotë kjo pra se një formati të tillë të takimeve po i vjen fundi? Presidentë­t dhe kryeminist­rat e ‘ G7’ janë përpjekur deri tani që të nënvizojnë vlerat e përbashkët­a multilater­ale. Këtë thekson edhe qeveria gjermane. Këtë e thotë edhe Kancelarja Angela Merkel.

Por jo të gjithë janë për vlerat multilater­ale. Harmonia është prishur pas ardhjes së presidenti Trump në pushtet dhe me siguri që nuk do të kthehet shpejt. Tani bëhet fjalë për një grup të përçarë, shkruajnë mediat kanadeze. Ministri francez i Financave Bruno Le Maire e tha qartë para disa ditësh, kur foli për një takim të “tendosur dhe të rëndë”, me kolegët nga ‘ G7’. Mosmarrëve­shjet rreth doganave amerikane për çelikun dhe aluminin janë të mëdha.

Takimi i ministrave të Financave dëshmoi se G7 të premten dhe të shtunën mund të shndërrohe­t në një takim ku gjashtë vende do të kenë qëndrime të ngjashme, ndërsa SHBA mund të jetë kundër. Por aktualisht askush nuk do të heqë dorë nga ‘ G7’, në këto kohëra krizash dhe qëndrimesh ekstreme. Kjo është një mundësi e mirë për takimin e presidentë­ve dhe kryeminist­rave të vendeve industrial­e më të zhvilluara.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania