Gazeta Shqiptare

E bujshme, Ronaldo ka vendosur largimin nga Reali

Në pritje të trajnerit të ri, që sipas të gjitha gjasave mund të jetë Guti, Perez ka telashe të tjera Lajmin e publikon gazeta portugeze "Record"

-

Kristiano Ronaldo do të largohet përfun dimisht pas nëntë sezonesh nga "Santiago Bernabeu". Pasi ngriti Championsi­n e katërt me Real Madridin në finalen e Kievit ndaj Liverpulit, ylli portugez konfirmoi para mediave se do të mbyllë aventurën me "Los Blancos". Që pas finales së 26 majit, mediat nuk janë ndalur së hulumtuari për të ardhmen e 33- vjeçarit, ku disa prej tyre ende besojnë që sulmuesi mund të vazhdojë në Madrid, por nga ana tjetër, në Portugali janë të bindur që ai do të ikë. Gazeta luzitane "Record", në artikullin e publikuar ditën e djeshme për CR7- ën shkruan se lojtari do të largohet nga Reali këtë verë. "Vendimi është i pakthyeshë­m, Ronlado do të ikë nga Reali"- lexohet në coverin e kësaj gazete të publikuar sot. Më tej gazeta raporton se Kristiano është i zemëruar dhe i zhgënjyer pasi drejtuesit e klubit madrilen nuk kanë bërë asnjë përpjekje për t'i plotësuar kushtet që i ka kërkuar që nga finalja e vitit të kaluar në Cardiff. Agjenti i tij, së fundmi ka komunikuar me drejtuesit e ekipit dhe duket që është ndarë i pakënaqur për këtë edhe portugezi ka vendosur që të largohet. "Record" shkruan se fati i pesë herë triumfuesi­t të "Topit të Artë" është midis Francës, Italisë dhe Anglisë. 33- vjeçari mund të rikthehet në Manchester tek "Djajtë e kuq", aty ku nisi ëndrra e tij dhe ngriti për herë të parë çmimin "Topi i Artë". Por, nuk mbeten pas as pistat për një aventurë të re në kampionati­n francez me PSG- në, të cilët gjithnjë kanë pasur interes për të nënshkruar me yllin portugez.

TRAJNERI I RI

Real Madridi e kërkon me ngulm një trajner të ri pas dorëheqjes së Zinedin Zidanit. Janë disa emra në listën e drejtuesve të "galaktikëv­e" për stolin, por në orët e fundit është futur një emër mjaft interesant. Ish- trajneri i Napolit, Mauricio Sar- ri ka tërhequr vëmendjen e presidenti­t Florentino Perez që tani po mendon t'i bëjë atij një ofertë. Tekniku italian vlerësohet së tepërmi për filozofinë e tij dhe për lojën që skuadrat që drejton bëjnë në fushë. Vlerësimet kanë qenë të mëdha nga kolegët e tjerë në Itali dhe Evropë, megjithatë, drejtuesit janë disi në mëdyshje, sepse ai ka herë- herë një sjellje jo shumë të pranueshme. Sidomos me deklaratat e tij që shkaktojnë polemika. Dhe te "galaktikët" ka një rëndësi të madhe që strategu i skuadrës të jetë i matur. Lajmi u bë publik nga televizion­i "' El Chringuito TV". Ndërkohë presidenti i Mursia, Viktor Galvez tha se trajneri i ardhshëm i Real Madridit do të jetë legjenda e klubit, Guti. Ish- mesfushori i "Los Blancos" është në polepositi­on për të marrë postin e trajnerit. Bosi i Çelsit, Antonio Konte dhe ai i Juventusit, Maks Alegri, u përfolën si dy kandidatë për postin e teknikut te madrilenët. Klubi i Mursias donte të emëronte ish- mesfushori­n Guti si trajnerin e tij të ardhshëm dhe Galvez pretendon se, nëse Zidane do ta kishte dhënë dorëheqjen disa ditë më vonë, klubi i tij do të kishte firmosur kontratën me 41- vjeçarin. Në vend të kësaj, tani Hoze Maria Gutierrez Hernandez i njohur ndryshe si Guti do të emërohet si trajneri i ri i Real Madrid.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania