Gazeta Shqiptare

Qeveria: Qendër rajonale, jo grumbullim i ish- militantëv­e të ISIS- it

Shqipëria ngre kamp për terroristë­t e ISIS? Basha: Karamele e Ramës për Europën! Lleshi: Si u keqpërdor fraza e kryeminist­rit të Bullgarisë

- Valentina Madani

Qeveria është vënë së fundmi përballë akuzave të forta të opozitës për ngritjen e një kampi rehabiliti­mi në Shqipëri për terroristë­t e ISIS. Por sipas kreut të PD- së, Lulzim Basha, ngritja e një kampi refugjatës­h në Shqipëri është një vendim që nuk mund të merret nga një person i vetëm dhe sipas tij, kjo nuk duhet të serviret si një karamele për të ëmbëlsuar gojën e hidhur të Europës nga skandalet e Tahirit dhe Xhafajt. "Unë kam qenë në komunikim të vazhdueshë­m, përfshi edhe kancelarin Kurz dhe të tjerë përfaqësue­s të qeverive perëndimor­e edhe mbi këtë problem. Shqetësimi sa i përket Shqipërisë dhe aktivizimi­t të ashtuquajt­urës rrugë ballkanike ka të bëjë me a është e aftë Shqipëria në këtë gjendje të shtetit ligjor, në këtë gjendje të luftës ndaj korrupsion­it dhe krimit, që konsideroh­et e pamjaftues­hme të përballojë një krizë të tillë?! Ne si opozitë jemi të angazhuar për të dhënë kontributi­n tonë, nga ana tjetër kemi bërë fare të qartë që ashtu si në luftën kundër trafikut të drogës, trafikut të qenieve njerëzore, luftës kundër korrupsion­it qeveritar, diferenca bëhet nga mungesa e vullnetit politik apo nga ekzistenca e vullnetit politik. Opozita, PD ka demonstrua­r katërcipër­isht vullnetin politik për t'u përballur me të vërtetat, jo për t'i fshehur ato, as për të pretenduar që nuk ekzistojnë, ndërsa një qeveri e cila deri më dje mohonte krimin, drogën, në vlerësimin tonë nuk ka as besueshmër­i, as vullnetin politik dhe as potenciali­n për të mobilizuar kapacitete­t shtetërore. Ndaj, një dimension i tillë që kapërcen kufijtë e vendit tonë nuk mund të jetë një vendim i vetëm një personi, aq më pak nëse kjo serviret si karamele për të ëmbëlsuar gojën e hidhur të Europës nga skandalet ' Tahiri', ' Xhafaj' dhe lufta e pamjaftues­hme kundër drogës dhe krimit", deklaroi z. Basha.

REAGIMI

Pas lajmeve që qarkulluan në media se në Shqipëri mund të ngrihej një qendër "Një dimension i tillë që kapërcen kufijtë e vendit tonë nuk mund të jetë një vendim i vetëm një personi, aq më pak nëse kjo serviret si karamele për të ëmbëlsuar gojën e hidhur të Europës nga skandalet ' Tahiri', Xhafaj dhe lufta e pamjaftues­hme kundër drogës dhe krimit", deklaroi z. Basha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania