Gazeta Shqiptare

Udhëzimi: Ja automjetet dhe akset ku do kufizohet qarkullimi

Trafiku gjatë sezonit veror

-

Ministri

i Infrastruk­turës dhe ai i Brendshëm kanë përcaktuar kategoritë e automjetev­e dhe akset rrugore, ku do të ndalohet qarkullimi i mjeteve të rënda në fundjavat përgjatë sezonit veror, por edhe në ditët e festave zyrtare. Referuar udhëzimit të firmosur nga Damian Gjiknuri dhe Fatmir Xhafaj, në fundjavat e periudhës 15 qershor- 15 shtator do të ndalohet qarkullimi i mjeteve rrugore me peshë mbi 7.5 tonë si dhe për ato me gjatësi maksimale më të madhe se 12 m. Po ashtu, pjesë e kategorive të automjetev­e që do të ndalohen të qarkullojn­ë janë edhe makinat bujqësore, makinat teknologji­kë ose traktorët me shpejtësi më të vogël se 40 km/ orë si dhe makinat bujqësore e teknologji­ke me gjerësi maksimale 2.55 m, lartësi maksimale 4 m dhe gjatësi jo më të madhe se 7.5m për mjetet me një kas dhe 12m për mjetet teke me dy a më shumë akse. Një tjetër kategori që nuk do të lejohet të qarkullojë janë edhe automjetet për kursantët e autoshkoll­ave. Kufizimet e shtrijnë efektin për ditët e premte nga ora 15: 00- 22: 00, e shtunë nga ora 08: 00- 12: 00 dhe nga ora 16: 00 deri në orën 22: 00. Ndërsa për ditët e diela nga ora 07: 00 deri në orën 22: 00. Megjithatë, referuar dokumentit, ka një sërë kategorish sikurse janë automjetet e shoqërimit, automjetet e Forcave të Armatosura, të mirëmbajtj­es, cisternat që transporto­jnë ujë të pijshëm apo ato që transporto­jnë ushqime, për të cilat nuk do të ketë kufizime qarkullimi. Ky udhëzim ka për qëllim krijimin e lehtësive në qarkullimi­n e mjeteve në zonat turistike, që më së shumti vuajnë trafikun si pasojë e numrit të shtuar të automjetev­e në këtë periudhë kohore.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania