Gazeta Shqiptare

Vrasja e 40- vjeçares, daja i viktimës: Mbesa dhunohej shpesh nga burri

Tahir Muço: Çlirim Shaholli ishte xheloz e pijanec, s'ka punuar asnjë ditë "Ana e ka denoncuar disa herë të shoqin se e rrihte, por policia e mbante pak orë dhe e linte të lirë

-

Ana dhunohej sistem atikisht nga bash këshorti. Ajo e ka denoncuar të shoqin disa herë në polici, pasi ai ishte xheloz dhe i dhunshëm. Çlirim Shahollin e mbanin disa orë në polici dhe pastaj e kthenin në shtëpi. Edhe pse ai e rrihte, Ana nuk e hapte gojën për hir të fëmijëve". Kështu deklaroi dje daja i 40vjeçares Ardiana Shaholli, e cila u vra mbrëmjen e së premtes nga burri i saj 42vjeçar. Një ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në banesën e çiftit, në lagjen nr. 15 të qytetit të Durrësit, të afërmit e viktimës kanë zbardhur detaje të reja. Dëshmitë e tyre hedhin poshtë versionin e dhënë pas vrasjes nga autori i krimit, i cili deklaroi se gjithçka ndodhi pas një sherri banal dhe se ai vetëm e kishte shtyrë nënën e 6 fëmijëve dhe më pas kjo e fundit ka rënë me kokë në dysheme. "Që kur u martuan, Çlirimi e dhunonte mbesën time. Ai vuante nga sëmundja e xhelozisë", tha Tahir Muço, daja i viktimës. Ndërkaq, ky i fundit u shpreh se 40- vjeçarja punonte në një lavanteri, ndërsa i shoqi nuk punonte. "Çlirimi nuk ka punuar asnjëherë. Ajo kishte 1 muaj që punonte në lavanteri. Ne i thoshim të divorcohej, por ajo thoshte se kam për të rritur fëmijët. Ana i ka rri- tur fëmijët me ndihma, pasi janë shumë fukarenj. Tani fëmijët kanë mbetur në mes të rrugës",- pohoi Muço. Ndërkohë, nusja e dajës së viktimës, në një intervistë "Nuk doja ta vrisja gruan. Nuk e besoj se ajo ka vdekur. Ne u zumë. Ajo më shtyu dhe unë e shtyva. Nuk e mbaj mend mirë se si nisi sherri, por më duket se u grindëm për derën, jo hape ti, jo hape ti, pasi ishte shumë vapë. Fëmijët nuk ishin në banesë, pasi po luanin jashtë. Mbaj mend se e shtyva dhe ajo ra me kokë në çimento. E mora në krahë dhe e çova në spital. Nuk dua ta besoj që fëmijët e mi kanë mbetur pa nënë. Ndodhi hataja",- ka deklaruar gjatë marrjes në pyetje, 42vjeçari i arrestuar Çlirim Shaholli.

për "Gazeta Shqiptare" tha se autori i krimit ishte pijanec. Si e njihnit çiftin? Çifti jetonte në skamje, në mjerim. Ana ishte grua shumë e mirë, punëtore, e urtë, nuk i ndihej zëri i gojës. Nuk e hapte njëherë gojën që të ankohej. E kam mbesën e burrit. Im shoq e ka gocën e motrës.

A kishin konflikte, sherre bashkëshor­tët Shaholli?

Kanë pasur herë pas here. Me çfarë dëgjojmë këtu, pasi ne nuk kemi qenë këtu përditë, ngjarja e rëndë ka marrë shkas nga skamja, mjerimi. Burri i Anës është

pijanec. Pinte dhe nuk punonte. Ai nuk ka punuar asnjëherë. Po ajo punonte? Po ajo kishte filluar punë. Punonte herë pas here. Por nuk e linte i shoqi të punonte se ishte xheloz. I thoshte pse punon. Në skamje e nuk e linte të punonte. Me 6 fëmijë, gjynah. Herë me bukë e herë pa bukë.

Çfarë bëhet tani me fëmijët e mbetur jetimë?

Nuk di çfarë të them. Nuk na e priste mendja se Çlirim Shaholli do të arrinte deri këtu. Se për të rrahur, ai e ka rrahur sistematik­isht Anën dhe ajo s'e hapte gojën asnjëherë.

 ??  ??
 ??  ?? Viktima Ana Shaholli
Viktima Ana Shaholli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania