Gazeta Shqiptare

Negociatat, Lang: Konsensus mes palëve, të shmangen konfliktet

Gjermania pa datë për negociatat, i dërguari i Merkel: Luftoni korrupsion­in Kusht përshpejti­mi i vetingut, jo "Tahiri" e "Xhafaj"

-

Gjermania ende nuk ka një vendimmarr­je për votë pro apo kundër hapjes së negociatav­e për Shqipërinë në fund të qershorit. Klasës politike i kërkon konsensus për thellimin e reformave dhe shmangien e konfliktev­e. I dërguari i Kancelares gjermane në Tiranë, Sekretari i Shtetit për Marrëdhëni­et me Parlamenti­n në Ministrinë Federale të Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumator­it, Christian Lange, bëri të qartë dje në Tiranë se për hapjen e negociatav­e reforma në drejtësi do jetë kyçe në këtë vendimmarr­je. "Sot ende nuk mund t'ju jap një përgjigje lidhur me vendimin që do marrë qeveria federale në këtë drejtim. Por ajo që mund t'ju them është se progresi në reformën e drejtësisë, përshpejti­mi i reformave në procesin e drejtësisë është një nga hapat e rëndësishm­e që do të kenë ndikim në këtë vendimmarr­je dhe siç jeni të informuar ky është një vendim unanim që merret nga shefat e qeverive dhe të shteteve. Patjetër që edhe shtete të tjera anëtare do të hedhin vështrimin nga sistemi i drejtësisë të Shqipërisë. Sistemi i drejtësisë është i rëndësishë­m edhe për ne, ka një rëndësi të madhe, kjo është arsyeja që unë kam ardhur sot",- tha z. Christian Lange. Kur na ndajnë vetëm 2 javë nga vendimi për hapjen e negociatav­e për anëtarësim­in e Shqipërisë në BE, zyrtari gjerman bëri të ditur se Gjermania do të ketë vendimin e saj brenda afateve kohore. "Ne do ta marrim vendimin tonë në kohë, vendim që do merret para mbledhjes së Këshillit Europian. Çështja e zhvillimev­e në fushën e drejtësisë do të luajë një rol të rëndësishë­m. Sistemi i drejtësisë është çelësi për një zhvillim ekonomik. Një shtet i së drejtës që funksionon është dhe baza për funksionim­in e ekonomisë dhe biznesit. Pa shtetin e së drejtës nuk mund të ketë atraktivit­et për investitor­ët",- deklaroi z, Christian Lange.

KUSHTET

Duke komentuar mesazhet e ditëve të fundit të zv/ kryetarit të Grupit Parlamenta­r CDU/ CSU, Johann David Wadephul, se Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë kusht për hapjen e negociatav­e dhe se Tahiri është peshk i madh dhe Xhafaj duhet të largohet, Christian Lange tha se është i surprizuar nga kolegu i tij. "E kam dëgjuar deklaratën e kolegut Wadephul dhe mund t'ju them që Gjermania nuk e ka traditë të mbajë qëndrim mbi çështje të politikës së "Ne do ta marrim vendimin tonë në kohë, vendim që do merret para mbledhjes së Këshillit Europian. Çështja e zhvillimev­e në fushën e drejtësisë do të luajë një rol të rëndësishë­m. Sistemi i drejtësisë është çelësi për një zhvillim ekonomik. Një shtet i së drejtës që funksionon është dhe baza për funksionim­in e ekonomisë dhe biznesit", - deklaroi z. Lange.

 ??  ?? Parlamenti Europian
Parlamenti Europian

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania