Gazeta Shqiptare

Kushtet për negociatat, Vlahutin: Reforma në drejtësi nuk ka kthim pas

Ambasadorj­a e BE: Pa finalizimi­n e reformës, Shqipërisë do t'i duhet të presë edhe shumë vite "Jemi të duruar për të parë ndryshimet"

- Valentina Madani

Bashkimi Evropian do të mbështesë zbatimin e plotë të reformës në drejtësi në Shqipëri. Ambasadorj­a e delegacion­it të BE- së në Tiranë Romana Vlahutin deklaroi dje se reforma në drejtësi nuk do të ketë kthim pas. Në Pallatin e Kongreseve u prezantua dje nisja e projektit EURALIUS V, që synon konsolidim­in e sistemit shqiptar të drejtësisë. Të pranishëm ishin ambasadorj­a Romana Vlahutin, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe Christian Lange nga Ministria Federale Gjermane e Drejtësisë. Diplomatja e misionit të BE në Tiranë, Vlahutin është shprehur se pas reformës në drejtësi pritet një ndryshim themelor, nga lufta kundër korrupsion­it te zbatimi i të drejtave të njeriut. Në nisjen e sesionit të pestë të EURALIUS, u nënvizua mbi të gjitha lufta ndaj korrupsion­it. "Me asistencën e EURALIUS, BE do të japë një ekspertizë mjaft të mirë për të drejtat e njeriut, por edhe luftën kundër korrupsion­it në vend për të bërë Shqipërinë një vend me të drejta të barabarta për të gjithë. Reforma në Drejtësi është një instrument i mirë për sigurinë dhe le të besojmë që ndryshimi është i mundur, duhet durim. Nuk ka kthim pas, sistemi i drejtësisë është një realitet dhe ne jemi të duruar për të pritur ndryshimin për të ardhmen",u shpreh Romana Vlahutin. Ambasadorj­a përmendi se EURALIUS V është vazhdimi i EURALIUS IV me një mision po aq të rëndësishë­m - ata kanë gjithë kujtesën e nevojshme institucio­nale, njohuritë teknike dhe aftësitë për të siguruar vazhdimësi­në dhe për të ndihmuar zbatimin e reformës. "Kur sheh në mënyrë realiste atë që është arritur në vetëm pak vite, është masive. Procesi i vetingut rezultoi funksional, lista prioritare do të përfundojë para vjeshtës, në mënyrë që të krijohen institucio­net e reja dhe sistemi i ri gjyqësor të plotësohet me njerëz të rinj dhe rregulla të reja. Ndoshta është e rëndësishm­e të përsëritet në këtë moment se pa këtë reformë të madhe, Shqipërisë do t'i duhet të presë edhe shumë vite për rekomandim­in pozitiv për hapjen e bisedimeve të anëtarësim­it, vite që populli shqiptar nuk mund t'ia "Reforma në Drejtësi është një instrument i mirë për sigurinë dhe le të besojmë që ndryshimi është i mundur, duhet durim. Nuk ka kthim pas, sistemi i drejtësisë është një realitet dhe ne jemi të duruar për të pritur ndryshimin për të ardhmen", - u shpreh Romana Vlahutin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania