Gazeta Shqiptare

Ruçi kujton kooperativ­at: Alergjia politike s'mund të pengojë ekonominë

Kreu i Kuvendit nënshkruan memorandum me Universite­tin Bujqësor të Tiranës "Konsolidim­i i pronës bujqësore të përfundojë deri në 2021"

- Darina Tanushi

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi bëri të ditur dje se po inkurajon qeverinë që procesi i konsolidim­it të pronës bujqësore të përfundojë jo më vonë se viti 2021. Sipas tij, kjo masë do të ulë pasigurinë për pronën bujqësore. Ruçi ishte dje në Universite­tin Bujqësor të Tiranës, ku nënshkroi memorandum­in e bashkëpuni­mit midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Universite­tit Bujqësor të Tiranës, i cili ka për qëllim promovimin e punës kërkimore- shkencore. Gjatë fjalës së tij, në këtë aktivitet, kreu i Kuvendit kujtoi edhe organizimi­n e bujqësisë në kooperativ­a duke thënë: "Kooperimi në bujqësi është ende në nivele embrionike. ' Alergjia politike' ndaj ishkoopera­tivave nuk është më një argument që të pengojë ' logjikën racionale ekonomike' të kooperimit dhe krijimin e ekonomisë së shkallës në bujqësi. Po ju risjell shprehjen që ekonomistë­t e njohin mirë: "Është ekonomia, or mik"!", u shpreh kreu i Kuvendit, duke kujtuar se kjo nuk ka të bëjë më me një term politik, por është çështje e zhvillimit ekonomik. "Gjatë termit qeverisës 20132017, sipërfaqja e tokës bujqësore nën sistemin e vaditjes u dyfishua, por ende ka mungesë të sistemeve te ujitjes. Kanalet dhe rezervuarë­t për ujitje duhet të mirëmbahen dhe kjo kërkon më shumë vëmendje e burime. Unë personalis­ht po këmbëngul që qeveria ta ralizojë objektivin e saj programor që në vitin 2021 të ketë "Ujë në çdo parcelë" dhe, krahas vaditjes, të përmirësoh­et sistemi i kullimit përmes decentrali­zimit dhe rritjes së investimev­e. Bujqësia e zhvillimi rural kërkojnë mbështetje edhe më të fuqishme nëpërmjet subvencion­eve", u shpreh Ruçi më tej në fjalën e tij.

Ai tha se programi qeverisës, i miratuar nga Kuvendi, parashikon që në katër vitet e ardhshme për zhvillimin e zonave rurale do të financohen mbi 25 miliardë lekë, me fokus mbështetje­n e sektorit bujqësor, mbështetje­n e fermerëve dhe rritjen e aksesit në tregje dhe përmirësim­in e infrastruk­turës. "Kuvendi - shtoi Ruçi më tej - ka parashikua­r dhe kalendariz­uar dhënien e kësaj mbështetje­je buxhetore, por edhe po kontrolloj­më efiçencën dhe ndikimin e saj për bujqësinë dhe fermerët". "Ne po bëjmë kujdes që subvencion­et dhe mbështetja për bujqësinë të shërbejë si incentiv e nxitje për rritjen e kooperimit, zhvillimin e ekonomisë së shkallës, rritjen e produktivi­tetit, konkurrenc­ës dhe sigurisë ushqimore. Ne po bëjmë ligje, marrim masa e kontrolloj­më qeverisjen që mbështetja financiare për bujqësinë të shkojë te fermerët, jo te sekserët e abuzuesit, që janë mësuar e lejuar të pasurohen duke grabitur fondet për mbështetje­n e fshatarëve shqiptarë, që rraskapite­n në vapë e në të ftohtë", theksoi kreu i Kuvendit.

 ??  ?? Gjatë një mbledhjeje të qeverisë
Gjatë një mbledhjeje të qeverisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania