Gazeta Shqiptare

Të rinjtë shqiptarë u bëjnë thirrje Francës, Gjermanisë e Holandës

-

"EU Policy Hub", një grup profesioni­stësh të rinj shqiptarë që monitorojn­ë dhe komunikojn­ë procesin e integrimit të Shqipërisë në BE u ka kërkuar shteteve anëtare si: Franca, Gjermania dhe Holanda të marrin në konsiderat­ë rekomandim­in e Komisionin Evropian për hapjen e negociatav­e të pranimit të Shqipërisë në BE. "EU Policy Hub" mbështet hapjen e bisedimeve të pranimit në BE dhe për këtë arsye u ka drejtuar një letër të hapur parlamente­ve të Francës, Gjermanisë dhe Holandës, duke dhënë argumente se përse këto vende duhet të votojnë në favor të Shqipërisë gjatë Samitit të Këshillit të BE- së, që do të mbahet gjatë muajit qershor. Sipas "EU Policy Hub", dhënia e dritës së gjelbër në këtë moment kyç do të inkurajojë Shqipërinë që të punojë më shumë në miratimin, zbatimin e normave dhe standardev­e të BE- së. "Si përfaqësue­s të të rinjve shqiptarë, ne besojmë fuqimisht që ky proces kërkues mbetet çelësi për mbështetje­n e shpresës sonë në integrimin evropian".

Kryeminist­ri Edi Rama, në një intervistë ekskluzive për "Anadolu Agency" ( AA) ka folur në lidhje me marrëdhëni­et Shqipëri- Turqi, partnerite­tin strategjik midis dy vendeve, përpjekjet e përbashkët­a për të eliminuar kërcënimin e strukturav­e të organizatë­s terroriste FETO në Shqipëri, për çështjet e brendshme dhe rrugëtimin europian të Shqipërisë, si dhe për zhvillimet në Kosovë dhe rajon. Duke folur mbi perspektiv­ën europiane të Shqipërisë, kryeminist­ri Rama theksoi se është një proces i afirmuar më shumë sesa me dekada në kuptimin, sipas tij, që prirja e Shqipërisë ka qenë një prirje natyrale drejt Europës. "Nga ana tjetër, nëse flasim konkretish­t sot duhet të jemi të vetëdijshë­m se nuk varet vetëm nga ne, se procesi i integrimit evropian është gjithmonë e më i ndërlikuar dhe njëkohësis­ht më i paparashik­ueshëm për shkak të vetë turbullira­ve të brendshme në vendet e Bashkimit Europian dhe të erërave kundër zgjerimit dhe kundër vetë Bashkimit Europian brenda disa vendeve të rëndësishm­e anëtare. Kështu që, përsa na takon, do të vazhdojmë punën tonë, pasi për ne procesi i integrimit europian nuk është një udhëtim për t'u spostuar nga Tirana në Bruksel, por është një udhëtim brenda vetes për t'u modernizua­r dhe për të pasur një shtet funksional të standardev­e evropiane", tha Rama për AA. Ndërkohë, mes Shqipërisë dhe Greqisë janë mbajtur disa raunde të bisedimeve për kufizimin e zonave detare dhe për çështjet e hapura mes dy vendeve, ndërsa Rama shprehet se është optimist që më në fund do t'u japin drejtim disa proceseve të bartura prej 70 vjetësh mes dy vendeve dhe njëkohësis­ht disa problemeve, që herë pas herë sipas tij i gjejnë në rrugën e vendit për shkaqe të brendshme në Shqipëri apo Greqi. "Ka pasur një proces të vështirë për të arritur deri në uljen në tryezë, por besoj që ulja në tryezë do të dalë me një zhvillim pozitiv në marrëdhëni­et mes vendeve tona dhe në respekt të dinjitetit të njëri- tjetrit", u shpreh kryeminist­ri i Shqipërisë në lidhje me bisedimet ShqipëriGr­eqi për çështjet e hapura mes dy vendeve.

"PRETENDIME­T PËR KAMP REFUGJATËS­H NË SHQIPËRI NUK JANË TË VËRTETA"

Duke folur për pretendime­t e fundit për mundësinë e ngritjes së një kampi refugjatës­h apo qendre për trajtimin e luftëtarëv­e të huaj, Rama tha se këto pretendime nuk reflektojn­ë të vërtetën dhe tha se Shqipëria ka ngritur një qendër, e cila është një qendër studimore, programesh, analizash, ndërveprim­esh kundër ekstremizm­it të dhunshëm dhe që është propozuar që të zgjerohet

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania