Gazeta Shqiptare

Vetingu, konfirmohe­t në detyrë kreu i Gjykatës Kushtetues­e, Bashkim Dedja

Avokati: Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it të lërë komentet dhe të prezantojë faktet KPK: Nuk ka shkelje dhe fshehje të pasurisë

-

Komisioni i Pavar ur i Kualifikim­it rikonfirmo­i ditën e djeshme në detyrë kreun e Gjykatës Kushtetues­e, Bashkim Dedjan. Gjyqtari i Kushtetues­es doli "i pastër" nga vetingu. Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it deklaroi se pas shqyrtimit të dokumentac­ionit dhe verifikime­ve që ka bërë, ka vendosur konfirmimi­n e tij në detyrë.

Trupa gjykuese, e cila përbëhej nga Sanxhaktar­i, Roland Ilira dhe Xhensila Pine u shprehën se nga verifikimi i ILDKPKI dhe i vetë komisionit ka rezultuar se gjyqtari nuk ka shkelje dhe fshehje të pasurisë. Kreu i Gjykatës Kushtetues­e nuk ndodhej i pranishëm në seancë, ndërsa përfaqësoh­ej nga avokati Maks Haxhia. Avokati kishte paraqitur dy kërkesa, por që nuk u morën parasysh. "Pas përfundimi­t të seancës së parë, në adresë të komisionit erdhën dy kërkesa, të cilat ky i fundit ka vendosur të mos i marrë në konsiderat­ë. Trupa shqyrtoi të gjithë dokumentac­ionin, dëgjoi zotin Haxhia dhe vendosi me shumicë votash që të konfirmojë në detyrë zotin Bashkim Dedja", njoftoi trupa gjykuese. Më herët gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar më datë 8 qershor u konstatua se Bashkim Dedja nuk justifikon­te një shumë prej 15 mijë eurosh, të cilën e kishte marrë hua nga vëllai i tij. Ndërkohë, në seancën e kësaj të mërkure, relatorja e Ko- misionit të Pavarur të Kualifikim­it lexoi vetëm vendimin, pa dhënë detaje mbi huan që kreu i Gjykatës Kushtetues­e i kishte marrë vëllait të tij. Sipas KPK- së, Dedja kishte paqartësi dhe para të pajustifik­uara në deklaratat e pasurive. Ato kanë të bëjnë me huat për blerjen e një apartament­i në Tiranë, me sipërfaqe 146 metra katrorë. Relatorja e komisionit, Xhensila Pine tha se është kryer hetim për deklarimet e pasurisë së Bashkim Dedes: "Apartament banimi 146 m katrorë, garazh me vlerë 118 mijë euro. Burimi i këtyre aseteve janë kredi bankare 120 mijë euro me afat 20 vjet. Hua pa interes 25 mijë euro. Të ardhurat e tij, 35 mijë euro bashkë me bashkëshor­ten. Vlera e apartament­it është 180 mije euro". Bashkim Dedja ka bërë dy deklarata noteriale të dyshimta: 15 mijë euro hua nga vëllai, 25 mijë euro për të cilat deklaroi se ia kishte marrë kunatit, e më pas babait të kunatit. Probleme janë vërejtur edhe me pronësinë e një apartamen- ti 98 metra katrorë në Tiranë, i cili është deklaruar në vitin 2003 në bashkëpron­ësi mes Dedjas dhe njërit prej vëllezërve të tij, në masën 50 me 50. Më pas, Dedja, në deklaratën për llogari të vetingut ka deklaruar se apartament­i është i tiji 100%. Në lidhje me këtë, avokati sqaroi se vëllai i gjyqtarit, Mensur Dedja nuk ka marrë kurrë në jetën e tij kredi, por apartament­in e tij e ka vënë si kolateral në emër të nipit të tij. "Pavarësish­t se vendimi ishte në favor të kryetarit të Gjykatës Kushtetues­e, në seancën e shkuar u bë një prezantim në kundërshti­m me atë të relatores. Rehatoja nuk mund të bëjë komente, por ishte zgjedha e saj. Relatorja bëri një prezantim duke thënë se në kohën kur i vëllai i ka dhënë 15 euro, ajo tha se korrespond­onte me një periudhë kur ai ka marrë kredi 40 mijë euro. Ajo tha se si ka mundësi që një njeri që jep borxh, jep edhe kredi. Pasi mbaroi seanca kontaktuam me vëllain e Bashkimit, që tha se nuk ka marrë asnjëherë kredi. Pas këtij konstatimi, ne bëmë kërkesë për riverifiki­m të këtij detaji, ku ose kishte një person tjetër me këtë emër, ose ishte informacio­n i gabuar. KPK duhet t'u shkojë deri në fund fakteve. KPK duhet të jetë shumë e kujdesshme, ata që janë pjesë e saj duhet të jenë të kualifikua­r dhe të kenë dy gjëra: solemnitet­in dhe seriozitet­in. Nga verifikime­t tona rezultoi se nuk ka person tjetër me këtë emër, por vëllai i Bashkimit, Mensuri, e ka vënë një apartament si kolateral për nipin e tij në bankë. Të dhënave duhet patjetër t'u shkohet deri në fund. Unë mund të vë kolateral për veten, por edhe për njerëzit e mi. U cenua në publik figura e personit më korrekt të sistemit "Pavarësish­t se vendimi ishte në favor të kryetarit të Gjykatës Kushtetues­e, në seancën e shkuar u bë një prezantim në kundërshti­m me atë të relatores. Relatorja bëri një prezantim, duke thënë se koha kur i vëllai i ka dhënë 15 euro korrespond­onte me një periudhë kur ai ka marrë kredi 40 mijë euro. Pasi mbaroi seanca, kontaktuam me vëllain e Bashkimit, i cili tha se nuk ka marrë asnjëherë kredi", u shpreh avokati.

Vendimi "Pas përfundimi­t të seancës së parë, në adresë të komisionit erdhën dy kërkesa, që komisioni ka vendosur të mos i marrë në konsiderat­ë. Trupa shqyrtoi të gjithë dokumentac­ionin, dëgjoi zotin Haxhia dhe vendosi me

të drejtësisë", u shpreh avokati Maks Haxhia. Bashkim Dedja është gjyqtar që prej vitit 1993 dhe drejton Gjykatën Kushtetues­e që nga viti 2012. Bashkim Dedja dhe Vitore Tusha janë të vetmit nga Gjykata Kushtetues­e që kanë kaluar me sukses procesin e vetingut. Më parë nga Gjykata Kushtetues­e u shkarkuan për mosjustifi­kim të pasurive anëtarët Fatos Lulo, Altina Xhoxhaj dhe Fatmir Hoxha, ndërsa ka dhënë dorëheqje Besnik Imeraj përpara nisjes së procesit.

 ??  ?? Avokati Maks Haxhia
Avokati Maks Haxhia
 ??  ?? Kreu i Gjykatës Kushtetues­e, Bashkim Dedja
Kreu i Gjykatës Kushtetues­e, Bashkim Dedja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania