Gazeta Shqiptare

Morën peng 46- vjeçarin, arrestohen dy vëllezër

Ngjarja e 27 korrikut të 2017- ës, Lani dhe Olen Boraj u prangosën në prokurori S. Braçaj u torturua në makinë dhe në pyll për borxhin e ish- gruas

- Ervis Kuçi

Dy vëllezër, të cilët ish in në kërkim që prej një viti u arrestuan dje nga policia e Fierit. Bëhet fjalë për 37- vjeçarin Lani Boraj dhe 31- vjeçarin Olen Boraj, banues në Ksamil. Ata akuzohen se kanë marrë peng dhe kanë dhunuar një 46- vjeçar për një borxh që kishte marrë ish- gruaja e këtij të fundit. Sipas bluve, dy vëllezërit akuzohen për veprat penale "Heqje e paligjshme e lirisë", "Armëmbajtj­e pa leje" dhe "Vetëgjyqës­i". Shkak i dhunimit me pasojë shkaktimin e shembjeve të kokës, tronditje të trurit dhe në fytyrë të S. Braçes, mësohet të ketë qenë një borxh që ish- bashkëshor­tja e tij u kishte marrë dy vëllezërve Boraj. Nga hetimet e organit të akuzës ka rezultuar se të ndaluarit i kishin dhënë ish- bashkëshor­tes së Braçes një shumë prej 1600 eurosh dhe 30 mijë lekësh. Vëllezërit Boraj e kanë takuar disa herë Braçen duke i kërkuar që t'u kthente paratë. Por, ai ka thënë se nuk kishte dijeni për këtë borxh, pasi me bashkëshor­ten ishte divorcuar dhe nuk kishte dijeni për paratë që ajo u kishte marrë e se nuk mund të mbante përgjegjës­i për veprimet e saj. Por, vëllezërit Boraj kanë këmbëngulu­r dhe dyshohet se e kanë kërcënuar Braçen, duke i thënë se nëse nuk u kthente paratë që u kishte marrë ish- gruaja e tij deri më datë 27 korrik 2017, do të kishte probleme. Gjithashtu, nga hetimet ka rezultuar se ishgruaja e Braçes, pak kohë pasi u kishte marrë paratë borxh vëllezërve Boraj, më datë 21 shkurt të vitit 2017, Dy vëllezërit Boraj ishin shpallur në kërkim që vitin e kaluar. Pas një thirrjeje të prokurorit të çështjes për t'u paraqitur, ata kanë mbërritur në organin e akuzës të shoqëruar nga avokati i tyre. E ndërsa janë njohur me akuzat dhe masën e sigurisë, Lani dhe Olen Boraj janë prangosur në ambientet e Prokuroris­ë së Fierit, ku kanë mbërritur me këmbët e tyre.

është larguar jashtë shtetit ku rezulton se jeton ende.

PENGMARRJA

Ngjarja për të cilën akuzohen dy vëllezërit Lani dhe Olen Boraj ka ndodhur më 17 korrik të vitit 2017, në fshatin Hekal të Mallakastr­ës. Mesditën e kësaj date, i dëmtuari S. Braçe që punonte në Bashkinë Mallakastë­r është telefonuar nga Lani Boraj, i cili i ka kërkuar që të shkonte me të në makinë, pasi do iknin në fshatin Hekal. Pasi i dëmtuari ka hipur në makinë, ka konstatuar se në sedilen e parë të mjetit ndodhej edhe vëllai i Lanit, Olen Boraj. Nga hetimet e Prokuroris­ë së Fierit është konkluduar se fillimisht biseda ka qenë normale, por kur S. Braçe ka nxjerr telefonin për të kryer një telefonatë, Oleni ia ka tërhequr nga dora duke ia marrë me forcë dhe i ka folur me ton kërcënues se kur do t'ua jepte paratë. Në të njëjtën kohë dy-

shohet se e ka qëlluar me kokë në pjesën e vetullës së djathtë të dëmtuarin. Pasi S. Braçe është përballur me veprimet e dhunshme, ka hapur derën e mjetit dhe në lëvizje e sipër ka tentuar të hidhet në tokë, por pa mundur, pasi një këmbë i është bllokuar brenda mjetit. Në këtë moment vëllezërit Boraj akuzohen se kanë ndalur mjetin dhe e kanë qëlluar me grushte e shkelma në trup e në kokë të dëmtuarin. Pas kësaj, ata e kanë futur sërish në makinë me forcë dhe e kanë shkuar në një pyll, edhe pse S. Braçe u lutej ta zbrisnin në tokë. Në mes të pyllit, të prangosuri­t kanë ndaluar mjetin dhe kanë nisur të godisnin sërish e ta kërcënonin në lidhje me vajzën, me të cilën jeton pas divorcit me të shoqen. Autorët e kanë hedhur sërish në tokë, S. Braçen, që ishte gjakosur i tëri dhe kanë nisur ta qëllojnë sërish me grushte e shkelma. Nga dhu- na e ushtruar, i dëmtuari ka rënë pa ndjenja. Në deklarimet e tij, S. Braçe sqaron se kujtohet vetëm kur dy vëllezërit Boraj e kanë hedhur nga makina në hyrjen e pallatit ku jeton. Fillimisht ai ka pasur frikë të denonconte rastin dhe ka qenë vajza e tij që e ka mjekuar, por pas disa orësh është detyruar të shkonte në spita, l ku ka marrë mjekim për shtatë ditë. Pas nisjes së hetimeve, prokurori i çështjes, Petrit Vukaj kërkuar verifikimi­n e tabulateve telefonike të dy vëllezërve Boraj, nga ku ka rezultuar se ditën e ngjarjes, ata kanë përshkruar të njëjtën rrugë dhe janë gjendur në të njëjtat vende ku ka deklaruar i dëmtuari Braçe. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e të ndaluarve, në fshatin Hekal të Mallakastr­ës, në prani të nënës së tyre, janë gjetur dhe sekuestrua­r tre krehra pistolete ' TT', ku gjendeshin disa fishekë. Dy vëllezërit Boraj ishin shpallur në kërkim që vitin e kaluar. Pas një thirrjeje të prokurorit të çështjes për t'u paraqitur, ata kanë mbërritur në organin e akuzës të shoqëruar nga avokati i tyre. E ndërsa janë njohur me akuzat dhe masën e sigurisë, lani dhe Olen Boraj janë prangosur në ambientet e Prokuroris­ë së Fierit, ku kanë mbërritur me këmbët e tyre.

 ??  ??
 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania