Gazeta Shqiptare

Vdekja e 16- vjeçares Anagnosti, arrestohet taksisti Spiro Papa, që e transporto­i nga Saranda në Janinë

-

GREQI - Gjykata e Janinës ka vendosur dje masën "Arrest me burg" për taksistin Spiro Papa, i cili shoqëroi me makinë 16- vjeçaren Konstandin­a Anagnostin që humbi jetën në nëntor të vitit 2014. Mediat greke raportojnë se prokurori i çështjes kërkoi që taksisti të qëndrojë në qeli deri sa të zbardhet ngjarja, kërkesë e cila u pranua nga gjykata. Nuk dihet nëse autoritete­t e Janinës kanë prova të reja në lidhje me hetimin e nisur katër vite më parë. Mësohet se para dy ditësh, Prokuroria e Janinës thirri 7 dëshmitarë, mes tyre edhe nënën e dhe motrën e minorenes, e cila humbi jetën në rrethana të mistershme. Taksisti që u la në burg ka deklaruar pas ngjarjes se më 15 nëntor të 2014- ës, se ai dhe Konstandin­a Anagnosti fillimisht shkuan tek dentisti në Sarandë. Gjatë kthimit për në Janinë ku banonte me të ëmën, 16vjeçarja humbi ndjenjat në makinë dhe mbërriti pa jetë në spital. Ekspertiza mjekoligjo­re në Shqipëri doli në konkluzion­in se vajza humbi jetën nga shkaqe natyrale dhe për rrjedhojë pushoi hetimet. Por, babai i vajzës, Jorgo Anagnosti s'pranoi rezultatet e hetimeve në Shqipëri. Ai bëri denoncim në Janinë, ku hetimet aty dolën me të tjera konkluzion­e. Më 23 mars 2018, mjeku grek që bëri autopsinë e minorenes tha se Konstandin­a Anagnostit i ishin hequr organet vitale në mënyrë joprofesio­nale dhe jashtë çdo standardi të mjekësisë ligjore. Sipas tij, nga trupi i 16- vjeçares mungonte baza e gjuhës, epiglotisi, trakeja, laringu, mitra dhe truri. Kurse në gjakun dhe në analizat e urinës që iu bënë, u konstatuan sasi të larta të likodainës ( lloj anestezie). Mjeku- ligjor i Universite­tit të Janinës ishte habitur nga metoda joprofesio­nale e ekspertizë­s që i ishte bërë 16vjeçares në Shqipëri. Ai madje ka kërkuar para hetuesve grekë edhe bërjen e një testi gjenetik për t'u identifiku­ar organet që pala shqiptare ka dërguar për analiza në Greqi. Gjatë gjithë kësaj kohe nga dita që iku nga jeta Kostandina, i ati, Jorgo Anagnosti ka filluar një luftë të madhe për drejtësi. Ai kërkon zbardhjen e së vërtetës së vdekjes të së bijës dhe të ndëshkohen nga ligji personat përgjegjës.

 ??  ?? 16- vjeçarja Konstandin­a Anagnosti
16- vjeçarja Konstandin­a Anagnosti
 ??  ?? I arrestuari Spiro Papa
I arrestuari Spiro Papa

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania