Gazeta Shqiptare

Vdekja tragjike e 20- vjeçares në Torino, babai: Iku me një djalë në Itali

Dritan Meçani: Shteti të më ndihmojë të sjell trupin e pajetë, kërkoj drejtësi "Para 5 muajsh Anxhelës i vdiq e ëma, nuk erdhi në varrim se nuk kishte dokumente"

-

Vrasja makabre e 20vjeçares Anxhela Meçani ka tronditur familjarët e saj. Pak ditë pas ngjarjes së ndodhur në Torino të Italisë, ku e reja e dhunua barbarisht deri në vdekje dhe më pas u hodh nga makina, ka reaguar babai i viktimës, Dritan Meçani nga Gjirokastr­a. Mes dhimbjes së madhe, ai ka kërkuar drejtësi dhe zbardhjen sa më shpejt të ngjarjes. "Gazeta Shqiptare" kontaktoi me të atin e 20vjeçares në fshatin Baltëz të Fierit, në banesën e vjehrrit të tij. Përmes lotëve, 50vjeçari, baba i katër fëmijëve tha se e bija kishte ikur në Itali më 17 dhjetor të vitit që shkoi me një djalë shqiptar dhe më pas atje, ajo ishte martuar me një italian të madh në moshë. Ndërkohë, Meçani bëri apel për ndihmë. "Përveç humbjes tragjike të vajzës, kam një hall të madh. Nuk kam mundësi financiare të tërheq trupin e pajetë të vajzës e ta sjell në Shqipëri. Shteti të vejë dorën në zemër dhe të më ndihmojë, pasi kam dhe tre fëmijë të tjerë për të rritur", u shpreh Dritan Meçani. Ndërkaq, ai tregoi se para pesë muajsh ka humbur dhe bashkëshor­ten me origjinë nga Fieri. Në një intervistë për "GSH", babai i Anxhela Meçanit tregoi se i e mësoi lajmin tragjik për vrasjen e të bijës.

Si e morët vesh vdekjen e vajzës?

E morëm vesh nga televizion­i dhe interneti. Vajza tjetër e pa dhe më tha se emri i motrës së saj ishte në internet dhe se vajza ishte vrarë. Shkova në polici, ku më morën disa të dhëna. Ata e nxorën në sistem që Anxhela kishte ikur në Itali më 17 dhjetor të vitit 2017, pasi unë kisha dalë nga spitali. Mora kontakt me ambasadën shqiptare në Itali. Më thanë se vajza ishte vrarë në Torino dhe se duhet të tërhiqnim trupin. Por, ne nuk kemi mundësi financiare. Unë kam ekonomi të dobët. Bashkë me vajzën që ma vranë, kam 4 fëmijë. Ndërsa, bashkëshor­tja më ka vdekur para 5 muajsh. Në krye të 5 muajve më vdiq edhe vajza. Dua që ambasada të më sjellë vajzën, s'dua të më ngelë trupi i saj në Itali.

Me kë shkoi Anxhela në Itali?

Ajo thoshte se kishte një të dashur, por ne nuk e kemi njohur atë. Kaq. Ai nuk mori ndonjëherë në telefon, apo të kishte kontakt me ne.

Thuhet se vajza juaj kishte lidhur martesë Itali, çfarë dini në lidhje me këtë?

Ajo thoshte që kishte lidhur martesë me një italian, pak në moshë të madhe për dokumente. Nuk di çfarë të them. Vajza nuk ka ardhur në Shqipëri kur i vdiq e ëma, pasi nuk kishte dokumente.

Me dëshirën e saj u lar- Isa Veizaj, gjyshi nga nëna i 20- vjeçares Anxhela Meçani është tejet i tronditur nga vrasja tragjike e së mbesës. "Mbesa iku në Itali me të dashurin nga Fieri. Më pas ajo na tha se ishte martuar me një italian për dokumente. Ne kërkojmë të zbardhet e vërteta", tha i moshuari. Ndërkaq, Veizaj tregoi se Anxhelën e ka parë për herë të fundit në tetor të vitit të kaluar. "Kishim dasmën e nipit. Anxhela erdhi 10 minuta dhe iku. Nuk pata shumë kohë të bisedoja me të, pasi mendova se do të rrinte. Dua që shteti shqiptar të vërë dorën në zemër dhe të na ndihmojë për të sjellë trupin e saj", deklaroi gjyshi i viktimës.

 ??  ?? Viktima Anxhela Meçani
Viktima Anxhela Meçani
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania