Gazeta Shqiptare

YLLI MERJA: Si të kuroni infeksione­t e syve me çajin bimor

Mjeku popullor: Patologjit­ë që mund t'ju prekin në stinën e verës, kujdes nga pishinat "Ja cilët janë përbërësit e recetës së mrekullues­hme"

-

Në periudhën e verës fillojnë patologji të ndryshme pasi me rritjen e temperatur­ave, rriten edhe bakteret në ajër dhe tokë. Këto e shumë faktorë të tjerë ndikojnë në dëmtimin e shikimit nëse nuk kujdesemi për sytë në mënyrën e duhur. Rrezet e diellit dëmtojnë shikimin, rrezet UVA dëmtojnë kornenë e syrit, dhe arrijnë deri në thellësi, ndërsa rrezet UVB dëmtojnë sipërfaqen e syrit. Në verë patologjit­ë që prekin sytë janë alergjia, infeksione­t, tharja e lëngut të syve nga i nxehti ose nga përdorimi i freskuesev­e, kondicione­rit. Gjatë sezonit të verës ka shumë ambiente që mund të merren infeksione­t në sy si uji i detit i ndotur, pishina, ajri në ambiente të mbyllura si transporti publik. Uji i detit është i pasur me antibiotik­ë natyralë prandaj është më pak rreziku i infeksione­ve të ndryshme, por në bregdetin e mbipopullu­ar ose të pistë bëhet burim infeksione­sh që prekin të gjitha moshat, por më shumë fëmijët dhe të moshuarit. Rreziku më i madh që shkaktojnë jo vetëm infeksione në sy, por edhe në lëkurë janë pishinat. Uji i pishinave qëndron i palëvizur dhe në një sipërfaqe të vogël lahen individë të ndryshëm ku secili ka baktere të ndryshme në lëkurë, apo infeksione. Shumë njerëz mendojnë se nuk janë aq të rrezikshme pasi jo të gjithë i kapin infeksione­t apo myku i pishinës. Është e vërtetë që jo të gjithë preken, pasi disa individë janë imunë ndaj disa baktereve, sepse kanë sistem imunitar më të fuqishëm, ose sepse trupi i tyre ka kaluar një infeksion të tillë në moshë më të re dhe ka krijuar antitrupa mbrojtës, të cilët lëvizin në gjakun e tij dhe e mbrojnë përgjatë gjithë jetës. Infeksione­t e syrit janë dy llojesh: infeksion i kapakut të syrit ose i të bardhës së syrit. Këto infeksione ndo- dhin për shkak të ndotjes së ajrit, thatësirës dhe mungesës së higjienës personale. Duhet evituar në maksimum prekja e syve gjatë gjithë kohës, duart janë të mbushura me mikrobe edhe pse lahen shumë herë, sidomos në ambiente publike, autobus, dyqane, supermarke­te etj. Kopshtet dhe çerdhet duhet të rritin higjienën gjatë periudhës së verës pasi fëmijët janë të parët që preken nga infeksione­t, dhe kopshtet janë vendet ku përhapen mikrobet, bakteret dhe parazitët shumë shpejt. Alergjia në verë prek njerëzit që janë alergjikë nga pluhuri ose poleni, e kjo ndodh më shumë në periudhën e fillimit të verës. Pluhuri dhe poleni shpërndahe­n me anë të erës. Alergjia shkakton fryr- je të syve, kruajtje dhe skuqje. Sinoziti është një sëmundje tjetër që në periudhën e verës është më e shpeshtë, pasi nga rritja e temperatur­ës shkakton acarimin e infeksioni­t që sjell sinozitin. Kjo jep rëndesë dhe dhimbje në pjesën e syve dhe ballit, sidomos gjatë qëndrimit në diell. Për individët që vuajnë nga sinoziti këshillohe­t të përdorin syze dhe të mos qëndrojnë në diell për një kohë të gjatë. Nëse keni irritim të syve, skuqje e fryrje të tyre në pjesën e poshtme mund të keni mungesë lëngu në sy. Në rastin e infeksione­ve të kapakut të syve mund të formohen kokrra të vogla në këtë zonë.

KËSHILLA PRAKTIKE

Në periudhën e verës du- hen përdorur syze pasi rrezet e forta të diellit dëmtojnë shikimin e duhet pa- sur higjienë maksimale nëse përdorni lente. Këshillohe­t të përdorni ushqime që përmbajnë beta karoten si karota e të mbani syze në pishinë ose det. Kujdesuni që të përdorni furça të lara për përdorim afër syve, por edhe për fytyrën. Kur shkoni tek parukierja sigurohuni që të jetë duke përdorur peshqirë dhe furça të pastra.

TRAJTIMI ME BIMË MEDICINALE

Kamomili përmban terpene, kumarin dhe flavonoide e të gjitha këto i japin veti antioksida­nte, antibakter­iale dhe antiinflam­atore. Prandaj kamomili është qetësues i mirë i inflamacio­neve në sy, dhe largon kështu infeksione­t e syve. Kokoceli përmban flavonoide, polifenole dhe acide karboksili­ke që i japin veti antibakter­iale, astrigjent­e, dhe antiinflam­atore. Kokoceli dhe kamo- mili janë dy bimë, të cilat eksperimen­talisht kanë vepruar kundër infeksione­ve të syrit që janë përdorur që në lashtësi, por përdorimi i tyre vazhdon akoma edhe sot.

Përgatitja e çajit bëhet kështu: Në një gotë ujë të valuar hidhni 1 lugë gjelle me kamomil dhe 1 lugë gjelle me kokoceli. Lihet të qëndrojë i mbuluar për 3- 5 minuta dhe më tej kullohet çaji. Merret një fasho, laget me çajin dhe vendosen kompresat te sytë. Kjo përsëritet 2 herë në ditë, mëngjes e darkë. Gjithashtu, çaji i boronicës së zezë duhet përdorur në të njëjtën kohë. Boronica është ndër bimët më të fuqishme që rigjeneron nervin e shikimit dhe rregullon qarkullimi­n e gjakut në tru. Çaji i boronicës duhet përdorur tri herë në ditë nga një gotë.

 ??  ??
 ??  ?? Mjeku popullor Ylli Merja
Mjeku popullor Ylli Merja
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania