Gazeta Shqiptare

Maturantët i nënshtrohe­n provimit të matematikë­s, del teza gjatë testimit

Boçi: Ministrja, përgjegjës­e për degradimin e maturës. MASR: Prokuroria të fillojë hetimet Xhemollari: Kishte internet e valë nëpër klasa

-

Ditën e djeshme rreth 37 mijë maturantë në mbarë vendin iu nënshtruan testimit të tretë të detyruar të Maturës Shtetërore, atij të matematikë­s. Por ashtu, siç ndodhi edhe në provimin e GjuhëLetër­sisë, gjatë momentit që nxënësit po testoheshi­n, u publikua në rrjetet sociale teza e provimit. Denoncimi u krye nga deputeti i PD- së, njëkohësis­ht anëtar i Komisionit të Medias dhe Edukimit, Luçiano Boçi si dhe drejtori ekzekutiv i organizatë­s rinore "Qëndresa Qytetare", Rigels Xhemollari. "Ky lajm është më se i vërtetë, pasi u konfirmua edhe nga maturantë të tjerë, nëpërmjet një aplikacion­i që ne kemi vënë në dispozicio­n të maturantëv­e. Na erdhën tezat me foto, sapo filloi provimi. Ky rast duhet të vërtetohet nga Ministria e Arsimit, e cila duhet të bëjë përgjegjës për këtë. Ne arritëm të vërtetonim faktin që teza u shpërnda, internet kishte, valë kishte, por nuk kemi informacio­n mbi burimin nga u bë denoncimi. Kjo duhet vërtetuar nga ministria", - tha për "Gazeta Shqiptare", Rigels Xhemollari. Ndërkaq, pak pas këtij denoncimi vetë MASR ka reaguar në një deklaratë për mediat ku ka kërkuar nga prokuroria që të fillojë hetimin e menjëhersh­ëm të dy rasteve të bëra publike ' online'. "MASR garanton publikun se ka marrë çdo masë që parashikon ligji për të garantuar fshehtësin­ë dhe integritet­in e testeve të maturës në fazën e hartimit dhe shpërndarj­es në 38 DAR dhe ZA, 206 mjediset ku zhvillohet provimi për 37 mijë maturantë, të cilët mbikëqyren nga rreth 4300 administra­torë dhe monitorues. Për këtë arsye, i kërkojmë organit të prokuroris­ë të fillojë hetimin e menjëhersh­ëm të dy rasteve të bëra publike ' online', duke mundësuar "Do e klasifikoj­a testimin e sotëm ( djeshëm) si të nivelit mesatar apo poshtë tij. U druhesha gjithmonë kërkesave të vështira, por nuk rezultuan plotësisht të tilla. Me hamendësim, ndoshta jo në notën maksimale, por e mundshme të marr rezultatin 9 ose 8", - thotë për ' GSH' një tjetër maturant.

vënien përballë ligjit të shkelësve, kushdo qofshin ata", - theksohet në deklaratën e MASR. Ndërkohë, deputeti i PD- së, Luçiano Boçi është shprehur se është vetë ministrja përgjegjës­ja që matura është degraduar në një mall ' online'. "Ministrja mban përgjegjës­i të plotë ligjore që testi u fotografua në sallë dhe u shpërnda nëpërmjet telefonit, të ndaluar sipas ligjit. Ministrja e di mirë se është ajo përgjegjës­ja që ka degraduar maturën në mall ' online' dhe ka shkelur me këmbë punën disavjeçar­e të nxënësve e prindërve", - shprehet Boçi.

TESTIMI

Ditën e djeshme, "Gazeta Shqiptare" ka qenë e pranishme në gjimnazin "Sami Frashëri" dhe "Ismail Qemali" në kryeqytet. Maturantët, të pyetur pas testimit janë

shprehur se teza nuk ishte shumë e vështirë. "Provimi nuk ishte shumë i vështirë. Tipat e ushtrimeve ishin punuar gjatë orëve të mësimit dhe orëve të konsultime­ve", - tha për ' GSH' një prej maturantev­e të "Qemal Stafa". Edhe një prej

nxënësve të Sami Frashërit e ka konsiderua­r testimin e matematikë­s në nivelin mesatar, pavarësish­t se u druhej pyetjeve të vështira. "Duke dhënë përvojën personale, si nxënës me më shumë prirje në lëndët shoqërore, do e klasifikoj­a testimin e sotëm si të

nivelit mesatar apo poshtë tij. U druhesha gjithmonë kërkesave të vështira, por nuk rezultuan plotësisht të tilla. Me hamendësim, ndoshta jo në notën maksimale, por e mundshme të marr rezultatin 9 ose 8", - thotë për ' GSH' një tjetër maturant.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania