Gazeta Shqiptare

Ndrenika: Qeveria s'na përfill, ndihem i përbuzur, çështja e Teatrit Kombëtar është vjedhje

"TEATRI? JEMI NË LUFTË" Ndrenika: S'mund të trokas tek Aneta e t'i them dua të takoj djalin tënd Fundi i llogaridhë­nies publike, mazhoranca braktis komisionin ku artistët flisnin për teatrin

-

hallin e tij, shqetësimi­n e tij?" Për Trebickën, janë frikacakë e fshihen, e mbrohen nga pushteti. "Në rast se do shkohet deri te akti i shembjes së teatrit, do të jetë një turp për ata që e bënë, ne që e pranuam. Do jetë si Plenumi i Beratit në histori, një njollë e zezë".

Mandej, aktori Alert Çeloaliaj vuri në dukje se Shqipëria në total ka më pak teatro se vetë qyteti i Shkupit. "Nëse mungojnë paratë për të ndërtuar një teatër dinjitoz le të kërkohet ndihmë. U paraqit një projekt, ku ca nuk u lanë të flisnin e ca nuk u lanë të hyjnë. Ai projekt nuk i sjell gjë të re Tiranës, por është edhe prapambetj­e", tha Çeloaliaj. Ai tha se kapaciteti i dy teatrove aktualë, atij Kombëtar dhe atij Kepserimen­tal që lihet qëllimisht në harresë e nukpërmend­et, sot është mbi 1030 vende. "Këta duan të shembin këta dy teatro dhe në vend të tyre të ndërtojnë një teatër me vetëm 800 vende, ku 600 ka një sallë e nga 100 dy salla të tjera".

ROBERT NDRENIKA NË KRYE

"Nuk shembet ai teatër, veç po kaluat në trupat tanë". Kjo ka qenë fraza që Ndrenika në një darkë miqësore të dy viteve më parë, i tha ministres së Kulturës Mirela Kumbaro. Atëkohë, deklarata bëri bujë, edhe pse, në dukje asgjë nuk pritej të ndryshonte sa i takon teatrit. Dy vite më vonë, si kurrë më parë, Ndrenika është çdo të hënë në media e në teatër, në krye të protestave, prej kur rreziku i shembjes nisi t'i kanosej godinës ku ai kaloi jetën. Për këdo që e njeh sadopak Ndrenikën, e di, që i ka zët mediat e mikrofonët, në mos është vërtet i tronditur. Kur ai vendosi të flasë, iu hoqën mikrofonët, ose u ndërpre lidhja e drejtpërdr­ejtë, si në mars, kur do të prezantohe­j projekti që po kundërshto­het prej tij dhe artistëve të tjerë.

I ndjerë i fyer, sepse ia ndaluan fjalën, Ndrenika, për atë që beson, ka dalë kundër fuqimisht e pareshtur ndërtimit të teatrit të ri.

Dje, ai nuk ngurroi të shprehej edhe më ashpër, teksa kish marrë rrugën drejt Kuvendit, pavarësish­t moshës e me gjithë vapën.

"Faleminder­it që na thirrët dhe po na dëgjoni, do të doja të ishte pala tjetër këtu, deputetët e PS. Mospjesëma­rrja e tyre, bojkoti i tyre tregon se këtu duhet të fillojë lufta, jo me Korenë e Veriut, por... Nuk e kuptoj këtë gjë. Erdha me mendjen që edhe t'u flisja, edhe të hyja në debat, edhe të arsyetoja me ata, nuk di se çfarë të them. Ata nuk vijnë fare. Di t'u them që, PPP në këtë rast në veçanti, sidomos me teatrin, është shqeto vjedhje, është grabitje dhe për këtë jo unë vetëm, le të analizojnë të tërë, kjo histori ka 20 vite që ka filluar për tua dhënë privatëve, pa pyetur aktorët as opinionin publik. Arbitrarit­et",tha dje Ndrenika,

për të, "me keqardhje, por këtu fillon lufta". "Mendimi ynë është ky. Nuk na dëgjon kush, na përbuzin, na braktisin. Jo vetëm neve si komunitet artistik që po na fyejnë, por edhe juve po ju poshtërojn­ë. Kjo është grabitje. Ka 20 vite kjo tentativë për grabitje. Ajo tokë vërtetë quhet e shtetit, por është e komuniteti­t teatror, kanë lënë kocka njerëzit aty. Por të vijë një fusha, a një mal apo një kodra, këtu më vete mendja se do të vjedhë edhe kryeminist­ri, edhe ministresh­a, edhe kryetari i bashkisë, edhe të tërë. Duan të vjedhin të gjithë. Më vete mendja xhanëm, derisa s'na përfillin e nuk na dëgjojnë e as arsyetojnë",- tha Ndrenika dje në Komisionin e Medias.

Duke kërkuar ndjesë për tonin e gjuhën, aktori i njohur tha se "këto i kam nga mendja dhe nga shpirti njëkohësis­ht". "Gjatë këtyre 20 viteve si nuk u tha njëherë, që teatrin duhet ta bëjë shteti. Privati le të shkojë te Kodra e Priftit që të bëjë një teatër. Edhe shqiptarëv­e të Maqedonisë ua ka bërë shteti. Ne planin francez, që u paraqit para disa vitesh, nuk ekziston fare teatri, por disa kulla"- u shpreh ai.

I pyetur nga deputetja Albana Vokshi, se çfarë përpjekjes­h janë bërë për të komunikuar me qever- inë dhe për të dialoguar me të, aktori Robert Ndrenika tha: "Rama nuk të përfill, ka një mendje të tij. Unë kam thënë, ç'thotë Meta për çështjen, dhe presidenti më thirri në takim, me kryetarin e Kuvendit po ashtu. Këto janë përpjekjet tona. Çfarë mund të bëjmë më shumë?",- pyeti ai.

Sa i takon kryeminist­rit, aktori shtoi se "Ai nuk të përfill, ka një mendje të tij. Unë s'mund të vete te shtëpia e Anetës, e t'i them më tako me djalin. Jo që s'më përfilli, por më hoqi mikrofonin. Ç'mesazh kam unë për të? Çfarë mundet t'i them unë Ramës? Mua më bie era grabitje. Ai studion e të atit e mori. Kjo pronë shtetërore ta marrë fusha atje. Unë nuk mund të shkoj të trokas. Ajo ministresh­a ka nja dy herë që i kërkoj takime e hiç. Në kemi 20 e ca vite që përdoremi në TV shqiptare. Edhe kur duan të bëjnë ndonjë shaka, këta vendosin fytyrën time, a kam të drejtë të marr ndonjë gjë",- tha aktori i njohur.

OPOZITA

Deputetja Albana Vokshi u shpreh dje në komision se çështja e teatrit dhe e tjetërsimi­t të pronës, e shkatërrim­it të qendrës historike të qytetit, nuk i përket më partive dhe del edhe përtej artistëve prandaj është përtej axhendave. "E kemi detyrë qytetare. Kjo që po ndodh është krim historik e kulturor. Ne fizikisht dhe shpirtëris­ht do jemi me ju. Tani që ne flasim, Lulzim Basha, ka mbledhur një grup me juristë për të parë hapësirat ligjore. Do thërrasim përsëri e përsëri ministren e kryetarin e bashkisë, do ndjekim me kujdes proce-

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania