Gazeta Shqiptare

Aktori recitoi poezinë e Ali Asllanit kundër shembjes së teatrit dhe del kundër Çulit

Miliona dhe censurë, Hervin Çuli sulmon Mirush Kabashin Drejtori i përmend rrogat që ka marrë ndër vite duke e quajtur përfitim

-

durat",- tha Vokshi. Sipas saj, PD është pro restaurimi­t të teatrit dhe kundër tjetërsimi­t të pronës publike për afera korruptive. "Projektlig­ji është në kundërshti­m me Kushtetutë­n. Teatri është pretekst për të ndërtuar kullat monstruoze",- shtoi ajo.

Në vijim, deputeti Florion Mima, kujtoi se kur ka shkuar në teatër kur ka qenë i vogël, mbante mend Ndrenikën të ishte i ri dhe i bukur. "ka kohë që kërkohet të shembet teatri. Batakçiu që qeveris i tha atëherë Qirjaqit, ' ç'do varni në muze, brekët e Violeta Manushit'. Kjo është betejë për jetë a vdekje. Nëse nuk pranohet referendum­i, do shkonim në Gjykatë Kushtetues­e, por nuk ka. Gjyqtarët e tjerë janë në veting. Profesor, ju shoh të ndershëm, por përballë keni çapaçulët", ju drejtua ai Ndrenikës.

PRESIDENTI META

Në lidhje me kërkesat e artistëve, ka reaguar presidenti Ilir Meta, ai është shprehur se në lidhje me këtë çështje duhet gjendet një dialog i përbashkët ku të mbeten të kënaqura të dyja palët.

Presidenti ka bërë thirrje qeverisë dhe bashkisë së Tiranës që të dëgjojnë artistët dhe të jenë më të vëmendshëm në kërkesat e tyre.

"Presidenti i Republikës, bën thirrje për transparen­cë e dialog për këtë çështje dhe i bën apel qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës, të dëgjojnë sugjerimet dhe shqetësime­t e komuniteti­t të artistëve e të dialogojnë në dobi të ruajtjes e promovimit të vlerave e trashëgimi­së historike, kulturore e ko- mbëtare", - shprehet Meta.

Pak kohë më parë presidenti Meta organizoi edhe një takim me një përfaqësi të artistëve për të dëgjuar shqetësime­t e sugjerimet e tyre për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

TAULANT BALLA: JU PËRDORËN

Në faqen e tij zyrtare kryetari i Grupit Parlamenta­r të PS- së dhe deputeti Taulant Balla i është përgjigjur Robert Ndrenikës, përmes "një letre publike" ku fajin për mungesën e deputetëve të tij, ia ka hedhur, PD- së.

"I nderuar artist i madh Robert Ndrenika,

dëgjova nga mediat se ishit ankuar për mungesën e deputetëve të grupit tim parlamenta­r në një mbledhje private të kryetares së Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, e thirrur në kundërshti­m me Rregullore­n e Kuvendit",- shkruan Balla.

Sipas tij, asnjë deputet i Grupit Parlamenta­r Socialist nuk bojkoton Kuvendin apo komisionet. "Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik e kishte përcaktuar mbledhjen e radhës më datë 18 qershor me vendim të Komisionit. Por për nevoja të skenaristi­t të Shqupit, që sot nuk kishte ndonjë lajm me babale, u munduan t'ju përdorin përsëri ju mish për top në teatrin e tyre të radhës. Më beso i dashur Robert, nëse Ti beson se Albana Vokshi apo Lulzim Basha e kanë me gjithë shpirt ' luftën' për Teatrin, është njëlloj sikur të besosh që Lulzimi është Robert De Niro dhe Albana është Julia Roberts",- e përmbyll postimin e tij Balla.

Debati për godinën e Teatrit Kombëtar i ka ndarë artistët në mbrojtës dhe kundërshta­rë. Nga plani i gjerë, debatet kanë kaluar edhe në planin personal.

Aktori Mirush Kabashi, gjatë një emisioni televiziv, nuk kurseu drejtorin e Teatrit Kombëtar, Hervin Çulin, të cilin e akuzoi për censurë në institucio­nin që ai drejton.

"Natyrisht që ka censurë. Ajo ka kaluar nga pushteti në teatër. Jemi më keq se në diktaturë. Problemi kryesor është ligji për teatrin",- tha Kabashi.

Pak orë më pas, drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli, përmes një postimi në rrjetin social ' Facebook', shkroi se Kabashi ka qenë 15 vjet në Teatër Kombëtar si aktor, por ka luajtur vetëm një herë.

Sipas tij, aktori Kabashi ka përfituar 10 milionë lekë në 15 vite, ndërsa e quan atë dhe mashtrues ordiner, teksa komenton akuzën për censurë. Në statusin e tij kundër Mirush Kabashit kanë vërshuar një sërë komentesh, ku një pjesë i japin të drejtë aktorit dhe një pjesë kritikojnë drejtorin e Teatrit Kombëtar për akuzat ndaj Kabashit.

Mes komenteve, Çuli shtoi se "e nxora në pension pas dy vitesh që paraardhës­i e mbante në punë kot. Ndaj më sulmon, se donte të rrinte ende dhe të merrte rrogën qyl. Paraardhës­in e tërhiqte për hunde ky kodosh, sepse ai ishte frikacak ndaj këtyre që ju i etiketoni si aktorë të mëdhenj. Dhe kështu çfarë bëni miku im? I jepni disa si ky statusin e të paprekshmi­t. Dhe ca si ky binden që mjafton ky status që ta hedhin sh... ën përpjetë si t'i dojë kokrra e qejfit dhe të marrin këdo që kanë inat nëpër gojë sepse ç'thonë këta është e vërteta abso- lute",- shkroi Çuli nëpër komente. Ai vijoi se "vetë ju si publik dhe si miq të teatrit herë- herë manipulohe­ni nga deklamimi emocional dhe nuk dëgjoni edhe kur flasin broçkulla".

Çuli shton se "ju me dashurinë tuaj i keni mësuar që të thonë ç'të duan dhe të shpifin çfarë të duan se ata do besohen. Portalet gënjeshtrë­n do ta publikojnë menjëherë se e ka thënë aktori i madh dhe kështu mashtrimi i tij i ndyrë mori fuqinë e së vërtetës absolute".

POSTIMI I PLOTË:

Hahahaha! Zotëria "hani pini dhe rrëmbeni", pasi "grabiti" për 15 vjet rrogën në Teatrin Kombëtar, ka filluar të recitojë patologjik­isht mediave gjoja se i dhemb shpirti për godinën e Teatrit Kombëtar. Ky individ që mori rrogën 15 vjet dhe u ngjit në skenën e TKsë vetëm me një shfaqje, është objekt për librin e rekordeve Gines. 100 milionë lekë ( të vjetër) ka përfituar me statistike në 15 vjet zotëria që fuste kartën në bankomat pa u skuqur fare. Nëse ndonjë nga miqtë më gjen diku në Europë, Amerikë, Australi ose në Hënë apo në Mars një "grabitës" të tillë, ju lutem miq të më bëjë me dije. Ndërkohë individi ' hani pini dhe rrëmbeni' është edhe një mashtrues ordiner. Më akuzoi tek emisioni i Eni Vasilit si censor të programit artistik të institucio­nit. Por kaq gënjeshtar ordiner është saqë shembullin e shpik aty për aty, duke ju marrë fjala si memec, dhe ja vë në gojë regjisorit Altin Basha. Tmerr!!! Gënjen me zërin e tjetrit! Gënjeshtar­i ordiner thotë se unë i kam kërkuar regjisorit Basha tekstin e veprës "Gomari i Babatasit" për ta kontrollua­r përpara se të jepja lejen për t'u shfaqur në skenën e TK- së".

Ky individ që mori rrogën 15 vjet dhe u ngjit në skenën e TK- së vetëm me një shfaqje, është objekt për librin e rekordeve Gines. 100 milionë lekë ( të vjetër) ka përfituar me statistike në 15 vjet zotëria që fuste kartën në bankomat pa u skuqur fare. Aktori Mirush Kabashi, gjatë një emisioni televiziv, nuk kurseu drejtorin e Teatrit Kombëtar. "Natyrisht që ka censurë. Ajo ka kaluar nga pushteti në teatër. Jemi më keq se në diktaturë. Problemi kryesor është ligji për teatrin", - tha Kabashi.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania