Gazeta Shqiptare

Hierro: Spanjollët të kenë besim, do bëjmë një Botëror të madh

Largimi i Lopeteguit solli kaos në ekip. Lojtarët tentuan të kthenin vendimin për shkarkimin Trajneri i ri në detyrë, vetëm për Kupën e Botës

-

Kemi ardhur në Rusi për të zhvilluar një Botëror të madh dhe objektivi nuk ndryshon pavarësish­t gjithçkaje", ishin këto fjalët e para të Fernando Hierros, ishmbrojtë­sit legjendar të Realit të Madridit si trajneri i ri i Spanjës. Hierro i ka idetë e qarta dhe në konferencë­n e parë për shtyp si numri 1 i stolit të La Rojas përcjell siguri, eksperienc­ë dhe gjallëri. 50- vjeçari nuk ka pasur asnjë dyshim kur është thërritur në detyrë nga presidenti i federatës spanjolle, Rubiales duke mos u menduar 2 herë. "Bëhet fjalë për një mundësi unike, të cilën e pranoj me forcë dhe dëshirë. Spanjollëv­e u them të kenë besim, sepse grupi i futbollist­ëve është shumë cilësor dhe i ka idetë të qarta. A do të ketë ndryshime në formacion? Asnjë sepse nuk ka kohë dhe mbi të gjitha në këto 2 vite është punuar shumë mirë. Nuk ka asgjë për të korrigjuar". Hierro u emërua trajner vetëm për Botërorin dhe për momentin ai nuk mendon aspak për të ardhmen pasi dëshiron t'i gëzohet të tashmes. "Unë jam i përqendrua­r vetëm tek Portugalia, më pas vë- mendja ime do të shkojë tek Irani dhe Maroku. Nuk është momenti për të menduar për gjëra të tjera, nëse do të jem trajneri i Spanjës edhe pas Botërorit apo jo. Kam qenë trajner pas kam bërë sërish rolin e drejtorit sportiv dhe tashmë jam sërish trajner. Në qendër të të gjitha gjithsesi është topi i futbollit". Këtë të enjte Hierros do t'i bashkohen dy persona që kanë qenë bashkëpunë­torë të tij tek skuadra e Real Oviedos, pasi dy nga bashkëpunë­torët e Lopeteguit janë larguar së bashku me ish- trajnerin drejt Madridit për ta ndjekur atë në aventurën e tij të re në krye të "Los Blancos".

KAOSI

Përfaqësue­sja spanjolle është përfshirë nga kaosi vetëm një ditë para fillimit të "Rusi 2018" me përplasje të ndezura mes drejtuesve të Federatës dhe lojtarëve rreth shkarkimit të Julen Lopeteguit. Drejtuesit e Federatës kishin vendosur të shkarkonin trajnerin, duke cilësuar një fyerje të rëndë faktin se ai kishte pranuar ofertën e Real Madrid dhe e kishte zyrtarizua­r atë 2 ditë para Botërorit. Për këtë arsye u njoftua se do të kishte një konferencë për shtyp në orën 10: 30. Por sapo lojtarët mësuan për këtë vendim, iu kundërvunë drejtuesve. Kësisoj, konferenca u shty për më shumë se një orë, ndërsa lojtarët zhvilluan mbledhje me drejtuesit e Federatës rreth këtij vendimi. Të udhëhequr nga kapiteni Ramos, i cili do ta ketë si trajner Lopeteguin edhe te Real Madrid pas Botërorit, spanjollët kanë kërkuar të bindin drejtuesit e Federatës që të mbajnë trajnerin në drejtim, pasi do të ishte një dëm i madh për ekipin largimi i tij i parakohshë­m. Por drejtuesit e Federatës e cilësuan të papërshtat­shme mënyrën se si kishin rrjedhur ngjarjet. "Jemi në një situatë të komplikuar, shumë të komplikuar. Vlerësoj shumë Lopeteguin, por ka mënyra të duhura se si të bëhen gjërat. Janë lajmëruar me një telefonatë nga ai vetëm 5 minuta para se Reali të lëshonte deklaratën për shtyp. Ky ekip vazhdon punën pavarësish­t trajnerit", ishin fjalët e presidenti­t Rubiales në konferencë. Vendimi i tillë kundër dëshirës së lojtarëve komplikon gjithçka, pasi shumë prej pjesëtarëv­e të stafit të Lopeteguit mund të largohen bashkë me të drejt Realit, ndërsa nuk dihet ende se kush do të jetë në pankinë për duelin e parë kundër Portugalis­ë e kush do të marrë vendimet teknike.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania