Gazeta Shqiptare

Lange: Gjermania mbështet hapjen e negociatav­e të Shqipërisë me BE- në

Balla: Kemi shumë për të bërë, por i përkasim Europës

-

Kryetari

i grupit par lamentar socialist, Taulant Balla priti dje në një takim sekretarin e Shtetit në Ministrinë Federale të Drejtësisë dhe të Mbrojtjes së Konsumator­it, Christian Lange dhe delegacion­in që e shoqëron, ku dhe mori rikonfirmi­min e mbështetje­s së Gjermanisë për hapjen e negociatav­e të Shqipërisë me BE. "Jemi në një moment historik për Shqipërinë, në raport me perspektiv­ën tonë të anëtarësim­it në familjen europiane, ku natyrshëm ne i përkasim në çdo ditë të jetës sonë Bashkimit Europian, edhe pse kemi ende shumë punë për t'u bërë vend anëtar. Gjermania ka asistuar hartimin e reformës në drejtësi dhe po mbështet plotësisht implementi­min e saj. Procesi i vetingut po ecën sipas pritshmëri­ve", - u shpreh Balla. Më tej, Bal- la e informoi sekretarin federal Lange se KPK deri tani ka shortuar dhe ka filluar hetimin administra­tiv për dhjetëra çështje, ndërkohë që çdo javë ka vendime për gjyqtarë apo prokurorë që kalojnë në sitën e vetingut. "Përgjatë këtyre 30 viteve, Gjermania e ka mbështetur Shqipërinë me më shumë se 1 miliard euro direkt dhe po kaq indirekt. Do të dëshiroja të vlerësoja rolin e zyrës së Kfw dhe GIZ. Për ne janë shumë të rëndësishë­m edhe si mbështetës, edhe si partnerë, që janë shumë aktivë në koordinimi­n e ndihmës së huaj duke marrë rolin e donatorit kryesor bilateral në shumë sektorë të zhvillimit të ekonomisë, duke përfshirë sektorin e energjisë, infrastruk­turës ujore, arsimit dhe formimit profesiona­l etj.", - u shpreh ai. Ndërsa, sekretari i Shtetit në Ministrinë Federale të Drejtësisë dhe të Mbrojtjes së Konsumator­it, Christian Lange u shpreh se që nga vizita e tij e kaluar në Tiranë, Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishë­m dhe të dukshëm përpara në rrugën e saj europiane. "Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë në këtë rrugë", - theksoi Christian Lange.

Ministri i Jashtëm shtron iftar për trupin diplomatik

 ??  ?? Komisioner­i i BE- së, Johanes Hahn
Komisioner­i i BE- së, Johanes Hahn
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania