Gazeta Shqiptare

Pakti me Greqinë, Ilir Meta: Pres informacio­ne më të plota e serioze

Presidenti kërkon plotësimin sa më shpejt të vakancës në Gjykatën Kushtetues­e "Me Ramën diskutuam për finalizimi­n sipas Kushtetutë­s"

- Darina Tanushi

Presidenti i Republikës, Ilir Meta tha dje, se pret informacio­ne më të plota e serioze nga Ministria e Jashtme lidhur me marrëveshj­en për detin me Greqinë. Një ditë pas takimit me kryeminist­rin Edi Rama, Meta sqaroi për gazetarët: "Aktualisht jemi në një proces për të marrë vendime të mëtejshme, pasi Institucio­ni i Presidenti­t ka kërkuar dhe pret informacio­ne edhe më të plota nga Ministria e Punëve të Jashtme, informacio­ne këto që duhet të vijnë sipas standardev­e më serioze që meriton rëndësia e kësaj çështjeje". Presidenti Meta ka theksuar rëndësinë që ka zgjidhja e kësaj çështjeje, sepse është shumë e rëndësishm­e për të dyja vendet, jo vetëm si tejkalim i një problemi të mbartur, por edhe si çelje e mundësisë dhe perspektiv­ës për menaxhimin dhe shfrytëzim­in e këtyre të mirave qytetare apo natyrore. Presidenti Meta informoi se në takimin me kryeminist­rin Rama është diskutuar edhe për ecurinë e negociatav­e me Greqinë, por kryeminist­ri nuk kishte shkuar për të informuar për ecurinë e tyre, sepse ai nuk është përgjegjës apo negociator i drejtpërdr­ejtë në këtë çështje. "Me kryeminist­rin kemi diskutuar duke bërë një vlerësim të situatës së deritanish­me dhe perspektiv­ës për të ecur drejt mundësisë së finalizimi­t të një marrëveshj­eje sa më shpejt të jetë e mundur, por gjithmonë në respekt të Kushtetutë­s së Republikës së Shqipërisë dhe të vendimeve të Gjykatës Kushtetues­e". Meta tha se çështja e komunikimi­t deri më tani sa i takon informacio­neve ka qenë me Ministrinë për Punët e Jashtme dhe Europës, pasi ajo ka qenë dhe është ministria përgjegjës­e dhe koordinato­rja e këtij procesi. "Ne jemi jo vetëm në bashkëpuni­m apo dialog të vazhdueshë­m, por edhe në një marrëdhëni­e tepër korrekte dhe të qartë dhe formale për sa i takon ndjekjes së angazhimev­e dhe përmbushje­s së tyre të deritanish­me nga Ministria e Punëve të Jashtme",- u shpreh Meta. Presidenti i Republikës, ka evidentuar se të gjitha vendimet e Institucio­nit të Presidenti­t mbi këtë çështje do të jenë në

përputhje me Kushtetutë­n dhe në përputhje dhe me përgjegjës­itë që i takojnë këtij institucio­ni ashtu sikurse edhe të gjithë institucio­net e tjera kanë

përgjegjës­itë e tyre të cilat do t'i ushtrojnë në kohën e duhur. Presidenti Meta, ka theksuar dhe një herë se "është e rëndësishm­e që në këtë çështje të ecim në mënyrën më transparen­te më të përgjegjsh­me pasi është një çështje në interes publik, është një çështje në interes kombëtar, por padyshim që është edhe një çështje që ka kontributi­n e vet në gjithë rolin dhe angazhimin e Shqipërisë si një vend që punon për fqinjësi të mirë, për stabilitet dhe për bashkëpuni­m rajonal". I pyetur në lidhje me gjendjen aktuale të bllokimit dhe mosfunksio­nimit të Gjykatës Kushtetues­e, ka nënvizuar rëndësinë që ka përfundimi nga institucio­net e rivlerësim­it kalimtar, pra të institucio­neve të vetingut të të gjitha procedurav­e për të gjithë anëtarët e Gjykatës Kushtetues­e që janë shqyrtuar në shkallën e parë, por që ende nuk janë marrë në shqyrtim përfundimt­ar. Përfundimi i këtij procesi është i domosdoshë­m që të kemi sa më shpejt një Gjykatë Kushtetues­e funksional­e dhe të përgjegjsh­me, për t'i dalë për zot Kushtetutë­s së vendit dhe të gjithë debateve lidhur me kushtetuts­hmërinë e ligjeve, apo të akteve të ndryshme. Presidenti i Republikës ka vënë theksin në mesazhin e tij për plotësimin sa më shpejt të vakancave përfundimt­are të krijuara në trupën gjyqësore të Gjykatës Kushtetues­e, për të cilën janë hapur procedurat e konkurrimi­t që prej muajit shkurt të këtij viti nga Institucio­ni i Presidenti­t të Republikës dhe më pas edhe nga Kuvendi.

Presidenti Republikës ka përcjellë edhe një herë mesazhin dhe kërkesën që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi duhet të funksionoj­ë sa më shpejt, për të vlerësuar kandidatur­at, të cilat janë paraqitur në përputhje me procedurat kushtetues­e e ligjore, si nga Presidenti i Republikës, ashtu edhe nga Kuvendi i Shqipërisë. Sa i përket çeljes së negociatav­e, Meta tha: "Unë mendoj se në cilindo rast çelja e negociatav­e e ndihmon Shqipërinë që të adresojë edhe më mirë, edhe më me efikasitet luftën kundër korrupsion­it dhe kundër krimit të organizuar, si dhe reformën në administra­tën publike". Sipas tij, "çelja e negociatav­e, ashtu sikurse edhe vetë opozita pavarësish­t nga dallimet apo kritikat që ka ndaj qeverisë, e ka thënë besoj në mënyrë të qartë edhe konstrukti­ve që çelja do ta ndihmojë Shqipërinë për t'i adresuar këto fenomene më mirë".

 ??  ??
 ??  ?? Presidenti i Republikës, Ilir Meta
Presidenti i Republikës, Ilir Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania