Gazeta Shqiptare

Rama shkarkon 6 drejtorë të ALUIZNI- t e Hipotekave: Motivi, performanc­ë e dobët

-

Kryeminist­ri

Edi Rama ka shkarkuar katër drejtorë rajonalë të Hipotekave dhe dy të ALUIZNI- it. Gjatë një takimi që ai ka pasur dje, në Tiranë me drejtorët rajonalë të këtyre dy institucio­neve është analizuar puna e drejtorive rajonale. Mësohet se kreu i qeverisë ka evidentuar performanc­ën e dobët të drejtorëve, ndryshe nga sa kishte kërkuar ai në takimet e mëparshme me krerët e Hipotekës dhe ALUIZNI- t, për t'i shërbyer me korrektesë qytetarëve dhe zbatuar ligjin. Rama e ka konsiderua­r të tepërt qëndrimin e tyre në detyrë. Sipas Ramës në këto 6 zyra ka pasur mosrealizi­m plani dhe performanc­ë të dobët. Mes të shkarkuarv­e janë edhe krerët e Hipotekave të Sarandës, Pogradecit dhe Malësisë së Madhe. Një ditë më parë kryeminist­ri Edi Rama shkarkoi kreun e Hipotekës së Krujës, Edmond Daci, vetëm tre muaj pasi ishte emëruar në këtë detyrë. Ndërkohë më herët, Rama pati një takim me koordinato­rët e Platformës së Bashkëqeve­risjes. Ai u shpreh në këtë takim se ka pasur një rritje të pjesëmarrj­es në Platformën "Për Shqipërinë që duam", duke arritur në 10500 raste të evidentuar­a nga vetë qytetarët, nga të cilat janë 9349 të përfunduar­a. "Nga këto 8264 qytetarë kanë marrë zgjidhje, pasi më parë janë vonuar, janë penguar, janë torturuar në labirintin e burokracis­ë",tha Rama. "Nuk ka asnjë rëndësi nëse jeton në qytet, apo jeton në fshat, nëse je i pasur apo i varfër, nëse ke një mbiemër të njohur, apo një mbiemër krejt të panjohur, nëse je i moshuar apo i ri, nëse je burrë apo je grua, mjafton që si qytetar i Republikës së Shqipërisë të shpenzosh maksimumi 3 minuta, për të pasur për 3 minuta në krah ministrin apo ministren në fushën ku ka lindur shqetësimi yt dhe për të zgjidhur së bashku një problem që të është bërë i pazgjidhsh­ëm në kundërshti­m me ligjin dhe në cenim të së drejtës tënde", u tha Rama të pranishmëv­e. "Ne na duhet që brenda këtij mandati, administra­tën ta kemi transformu­ar në një shërbëtor të qytetarëve dhe ne këtë mund ta realizojmë nëse qytetarët duan t'i kenë shërbëtorë punonjësit e zyrave dhe të mos i pranojnë, sikur i kanë skllavopro­narë të të drejtave të tyre",- u shpreh Rama.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania