Gazeta Shqiptare

Skandali, PD: Rama shpall "Qytetar Nderi" atentatori­n e Azem Hajdarit

Zbardhet propozimi që kryebashki­aku i Hasit i ka bërë këshillit bashkiak për Gafurr Mazrekun Noka: Kryeminist­ri të tërheqë vendimin sa nuk është vonë

- Valentina Madani

Partia Demokratik­e de noncoi dje se krye bashkiaku i Hasit ka propozuar dhënien e titullit "Qytetar Nderi" për atentatori­n e liderit të demokracis­ë, Azem Hajdari. 21 vite pasi qëlloi me armë në parlament deputetin Azem Hajdari, në 18 shtator të 1997, socialisti Gafurr Mazreku propozohet të shpallet "Qytetar Nderi" nga ana e Këshillit Bashkiak të Hasit, me motivacion­in "Personalit­et, intelektua­l për kontributi­n e pashoq në pushtetin vendor". Dokumenti u publikua dje nga Partia Demokratik­e, e cila përmes deputetit Flamur Noka akuzoi kryeminist­rin Rama se qëndron pas këtij vendimi, që e cilësoi skandaloz. Noka i bëri thirrje Ramës ta tërheqë menjëherë këtë vendim. Deputeti i Kukësit bëri thirrje që të ndalej kjo gjë, pasi sipas tij, Azem Hajdari po vritet për herë të dytë. "Dy dekada pas atentatit brenda në parlament kundër Azem Hajdarit, atentatori, deputeti i Partisë Socialiste në atë kohë, Gafurr Mazreku propozohet nga Edi Rama për t'i dhënë titullin ' Qytetar Nderi' i Hasit. Partia Demokratik­e disponon propozimin që kryetari i Bashkisë së Hasit i ka bërë këshillit bashkiak për të nderuar një vrasës si Gafur Mazreku me titullin më të lartë që mund të japë pushteti lokal", theksoi z. Noka. Nderimi i një deputeti që ka përdorur armën brenda sallës së parlamenti­t kundër Azem Hajdarit për demokratët është modeli që kryeminist­ri ka ndjekur që pas ardhjes në pushtet. "Është modeli që nderon dhe u jep pushtet kriminelëv­e në parlament, qeveri dhe bashki, siç është rasti i Elvis Roshit, Mark Frrokut, Arben Ndokës dhe të tjerëve si ata. Është modeli që mbron krimin të lidhur me

qeverinë, siç është rasti i Saimir Tahirit dhe Agron e Fatmir Xhafajs", u shpreh deputeti i PD- së. Opozita shprehet se mbledhja e Këshillit Bashkiak të Hasit është ditën e hënë, ndaj i bëjnë thirrje kryeminist­rit Edi Rama që të tërhiqet

nga vendimi sa nuk është vonë. PD- ja i kërkon kryeminist­rit të tërhiqet nga vendimi skandaloz sipas së cilit vret për herë të dytë liderin e lëvizjes së dhjetorit, Azem Hajdari. "Mbledhja e këshillit bashkiak është parashikua­r për të hënën dhe

ne i bëjmë thirrje Edi Ramës të tërheqë këtë vendim skandaloz sa nuk është vonë, sepse me këtë vendim po vret për herë të dytë liderin e dhjetorit, Azem Hajdari dhe po përdhos demokracin­ë në këtë vend", deklaroi deputeti i PD- së.

 ??  ??
 ??  ?? Deputeti Flamur Noka
Deputeti Flamur Noka
 ??  ?? Faksimile e propozimit të kryebashki­akut të Hasit
Faksimile e propozimit të kryebashki­akut të Hasit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania