Gazeta Shqiptare

Vetingu, prokurori i Apelit, Gentian Trenova, nuk justifikon pasurinë

KPK: Dorëzoi dy kontrata noteriale me çmime fiktive

-

Komisioni

i Pavarur i Kualifikim­it ka zhvilluar ditën e djeshme seancën dëgjimore me prokurorin e Apelit Tiranë, Gentian Trenova, njëkohësis­ht kandidat për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Trenova ishte i pranishëm në seancë, ndërsa shoqërohej edhe nga avokati Saimir Lami. Trupa e Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici u shprehën se nga verifikimi i ILDKPKI dhe nga hetimi i thelluar i komisionit ka rezultuar se prokurori ka bërë deklarim të rremë dhe ka mungesë të burimeve financiare. Sipas KPK prokurori i Apelit Tiranë, nuk justifikon­te pasurinë për apartament­in si dhe vlerën prej 12 mijë euro të parapaguar në 2007. "Prokurori Trenova ka një apartament në rrugën ' Ferit Xhajko', 3 depozita bankare, kursime monetare nga rroga e bashkëshor­tes. Apartament­in ia dhuroi vjehrrit e vjehrrës. Prokurori ka dhurime cash 5 mijë euro nga prindërit e gruas, ka marrë hua nga motra dhe nëna. Ka dyshime të arsyeshme se Trenova ka gënjyer për apartament­in. Fillimisht ky apartament kishte vlerën 40 mijë euro në kontratën e dytë ky apartament është në vlerën e 1.9 milionë lekë. Deklarim të rremë për vlerën e 12 mijë eurove. Trenova ka bërë veprime fiktive pranë hipotekës. Në këtë banesë Trenova ka bërë shtesë kati. Trenova ka fshehur banesën, ka bërë deklarim të rremë për burimin financiar. Nuk justifikon paratë për shtesën e katit dhe pse ia ka dhuruar vjehrrit e vjehrrës e ka po ai në përdorim. Paratë e dhuruara nga të afërmit rezulton se ka mungesë dokumentac­ioni", njoftoi Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it. Sa u përket aftësive profesiona­le, në raport thuhej se prokurori Trenova nuk ka kryer hetime të thelluara për pasuritë e shtetasit V. L, i dënuar për trafik droge, ndërsa ka pushuar hetimet për prokurorin A. K, i dys- huar për korrupsion. Gentian Trenova sqaroi se çështja e prokurorit ishte hetuar më herët nga dy kolegë të tij për më shumë se dy vjet dhe nuk kishin arritur në asnjë rezultat. Për rastin e shtetasit V. L, prokurori këmbëngu- li se policia nuk i referoi asnjë provë. Në përfundim të seancës së tensionuar prokurori i Apelit, u shpreh se nuk ka pasur tendencë për të fshehur pasurinë dhe kërkoi të pranohen kundërshti­met e tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania