Gazeta Shqiptare

Dosja "Hajdari", Izet Haxhia: Do flas, jam dëshmitar në ngjarje që i djegin Sali Berishës

Në datë 21 qershor gjykata e Tiranës do të vendosë nëse do të rihapet çështja Prokurori: Ishte në dijeni për vendimin e gjykatës dhe nuk e ankimoi atë

-

Në gjykatën e Ti ranës është zh villuar ditën e djeshme seanca gjyqësore ndaj ish- truprojës së Sali Berishës, Izet Haxhia. I dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit, Haxhiaj doli para trupës gjykuese duke mohuar të ketë gisht në këtë ngjarje. Pas kërkesës së Haxhiat për rihapjen e dosjes "Hajdari", gjykata e shtyu për në datë 21 qershor vendimin për këtë çështje, gjithashtu, trupa gjykuese kërkoi nga prokuroria të sjellë dosjen hetimore. Kundër kërkesës së të dënuarit me 25 vite burgim, për vrasjen e deputetit Azem Hajdari, doli prokurori Petrit Bica. Ky i fundit i paraqiti gjykatës, disa shkresa, për mes të cilave shpreson të bindë trupën gjykuese se Haxhia ka pasur dijeni për vendimin dhe nuk e ka ankimuar atë. Po ndryshe nga sa pretendoi prokurori, avokati Bashkim Nikolla, tha se klienti i tij nuk ka marrë asnjëherë dijeni për procesin, sikurse parashikoh­et nga ligji. Ai këmbënguli se është e drejta e të mbrojturit prej tij, të dëgjohet përpara një gjykate. Nga ana tjetër Haxhia theksoi se nuk është njoftuar në atë kohë për dënimin e tij dhe i është rrezikuar jeta. Gjithashtu, ai akuzoi prokurorin Petrit Bica, si shërbëtor të Berishës. Më tej ai kërkoi që të pranohet kërkesa për ballafaqim me Sali Berishën në gjyq, duke paralajmër­uar se nga 90' deri 98' jam dëshmitar i shumë ngjarjeve. "Prokurori që është në sallë është "Prokurori që është në sallë është shërbëtor i Berishës. Ekstradimi im s'i interesont­e qeverisë Berisha, u arrestova dhe ndaj meje u ndoqën të njëjta procedura gjyqësore si me Aldo Baren. Ai u ekstradua ndërsa unë jo deri sa ndryshoi sistemi",tha Izet Haxhia.

shërbëtor i Berishës. Ekstradimi im si interesont­e qeverisë Berisha, u arrestova dhe ndaj meje u ndoqën të njëjta procedura gjyqësore si me Aldo Baren. Ai u ekstradua ndërsa unë jo deri sa ndryshoi sistemi, përse kjo. Kjo ka ndodhur sepse unë di shumë gjëra që Berishës i djegin shumë ngjarje, shumë krime që do flas nëse më jepni të drejtën. Nga 90' deri 98' jam dëshmitar i shumë ngjarjeve që i ' djegin' Sali Berishës. Dua një ballafaqim me Sali Berishën, ndaj kërkesa ime është më rigjykoni", tha Izet Haxhia. Në seancën e kaluar ish- truproja i Sali Berishës argumentoi se nuk i është shmangur drejtësisë, por rrethanat nuk e lejuan të përballej me të, duke theksuar se shkak i largimit të tij drejt Turqisë ishte pasi ndihej i rrezikuar për jetën e tij. Haxhia mohoj të ketë lidhje me vrasjen e Azem Hajdarit 12 shtatorin e vitit 1998, dhe se e vërteta sipas tij do të dalë në dritë pas ballafaqim­it me ishkryemin­istrin Sali Berisha. "Ma ngarkuan një akuzë dhe unë nuk munda të mbrohem. Shkaku ishte se jeta ime ishte në rrezik. Por tani pas 27 vitesh, dua të flas për çështjen. Të përballem me Sali Berishën, sepse ai me denoncoi si vrasës të Azemit!", u shpreh Izet Haxhia. Më tej ai dhe avokati i tij mbrojtës kërkuan rigjykim dhe rihapjen e dosjes.

 ??  ?? Izet Haxhia në sallën e gjygjit
Izet Haxhia në sallën e gjygjit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania