Gazeta Shqiptare

Amendament­i i ri, rritje e gjobave për shqiptarët në Greqi

Ndërmjetës­i ndërkultur­or: Llojet e lejeve të qëndrimit me tarifë 150 euro Malaj: Ku duhet të bëni kujdes që të mos penalizohe­ni

- Voltiza Duro

Parlamenti grek ka miratuar amenda mentin e ri nga i cili do të përfitojnë reduktim të tarifave për disa lloj lejesh qëndrimi të gjithë emigrantët shqiptarë që jetojnë në shtetin helen. Në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", Fatos Malaj, ndërmjetës ndërkultur­or në Ministrinë e Emigracion­it dhe drejtues i organizatë­s së emigrantëv­e "Arogji - Përkrahja" tregon se ndryshimet do të hyjnë në fuqi në muajin shtator të këtij viti e më tej liston të gjitha llojet e lejeve të qëndrimit për të cilat do të paguhet tarifa prej 150 eurosh. Malaj thekson se ky ndryshim do të bëhet për lejen e rezidentit afatgjatë ( epi makron); lejen unike; kartën blu; lejen e qëndrimi për bashkim familjar; për studime; si dhe për kërkime. Ndërkohë ndërmjetës­i ndërkultur­or bën me dije se qeveria greke do të aplikojë një rritje të tarifave të gjobave për emigrantët që jetojnë e punojnë në këtë shtet.

Kur do të hyjë në fuqi amendament­i i ri i cili u miratua nga parlamenti grek?

Pas paraqitjes së kërkesave tona për disa ndryshime që do të përmirësoj­në jetën e emigrantëv­e shqiptarë në Greqi, parlamenti grek aprovoi amendament­in e ri i cili do të hyjë në fuqi në muajin shtator të këtij viti.

Cilat janë disa prej pikave që do të pësojnë përmirësim nga shtatori i këtij viti?

Amendament­i për plotësim të dispozitav­e të Ligjit 4251/ 2014 ( Kodi i Imigracion­it dhe Integrimit Social) ka si synim të ripërcakto­jë kushtet e përgjithsh­me për të drejtën e qëndrimit të shtetasve të vendeve të treta në Greqi. Amendament­i i propozuar nga Ministria e Politikës të Emigracion­it rregullon dy çështje me in-

teres të madh:

shumën e tarifave dhe të gjobave të paguara nga emigrantët në procesin e dhënies ose rinovimit të lejeve të tyre; dhe synon të zgjidhë problemin e mosmbulimi­t shëndetëso­r të fëmijëve në moshë madhore të emigrantëv­e të

ligjshëm në librezën shëndetëso­re familjare.

Sa do të jenë tarifat për lejet e qëndrimit??

Sipas një vendimi të fundit të Gjykatës të Bashkimit Europian, kostoja e tarifave për lëshimin e lejeve të qëndrimit nuk respekton parimin e "Për individët financiari­sht të pavarur, tarifa do të rritet nga 300€ për grantin fillestar dhe 450€ për rinovimin në 1,000€ për të dyja rastet. Ndërkohë për pronarët e pasurive te patundshme tarifa do të rritet nga 500€ në 2.000€ për çdo person që merr leje qëndrimi për shkak të blerjes së pasurisë ( të miturit nuk paguajnë)",- thotë Malaj.

proporcion­alitetit dhe është pengesë për ushtrimin e të drejtave të parashikua­ra nga direktivat e komuniteti­t për emigrantët. Qeveria redukton koston e tarifave për të gjitha këto leje qëndrimi në 150 euro, sipas kostove të trajtimit të tyre. Respektivi­sht bëhet fjalë për: lejen e qëndrimit afatgjate ( 24,000 mbajtës); lejet që japin të drejtën e punësimit, pra leje e përbashkët ( 51.400 mbajtës); lejen e bashkimit familjar ( 134,000 mbajtës); lejen për punëtorët me kualifikim të lartë; si dhe lejen për studime ose kërkime ( 900 mbajtës).

A ka lloje të tjera lejesh qëndrimi për të cilat nuk do të aplikohen zbritjet?

Në të drejtën kombëtare ekzistojnë edhe kategoritë e lejeve të qëndrimit të cilat nuk ofrojnë leje pune dhe nuk mbulohen nga legjislaci­oni europian. Për shembull, lejet për individët financiari­sht të pavarur, leje qëndrimi për pronarët e pasurive të patundshme, për investitor­ët, etj. Këto tarifa do rriten shumë.

Sa do të shkojnë tarifat për lejet e sipërpërme­ndura?

Për individët financiari­sht të pavarur, tarifa do të rritet nga 300 për grantin fillestar dhe 450 për rinovimin në 1,000 për të dyja rastet. Ndërkohë për pronarët e pasurive të patundshme tarifa do të rritet nga 500 në 2.000 për çdo person që merr leje qëndrimi për shkak të blerjes së pasurisë ( të miturit nuk

paguajnë). Praktikish­t, në një familje prej pesë vetash, kostoja nga 2.500 eurosh rritet në 10.000 euro. Edhe për investitor­ët tarifa do të rritet nga 500 në 2.000 . Ka leje të tjera qëndrimi në ligjin kombëtar, të cilat sigurojnë të drejtën për punë, por qeveria i përjashton ato nga ato lejet për të cilat ulet tarifa.

A do të ketë ulje tarifash për lejet e qëndrimit për brezin e dytë??

Për lejen e qëndrimit të brezit të dytë, tarifa mbetet 300 euro, pra dyfishi për një grup për të cilin ka një ndjeshmëri më të madhe. Për të mbuluar humbjet e të ardhurave, ministria po ndryshon, gjithashtu:

tarifat për rekrutimin e punëtorëve të përhershëm dhe sezonalë si dhe shtim të gjobave për emigrantët. Kështu do të vendoset një tarifë e re për rekrutimin e emigrantëv­e për qëndrim të përhershëm edhe pse deri më sot, nuk ka pasur asnjë tarifë pasi emigrantët që pranohen paguajnë atë që i korrespond­on atyre. Si dhe do të rritet tarifa për punëtorët sezonalë nga 50 në 100 euro.

Sa do të jenë gjobat për emigrantët shqiptarë në Greqi? Parashikoh­et për herë të parë një tarifë prej 50 euro për një kërkesë për ritrajtim si dhe do të rritet gjoba për dorëzimin e vonuar të kërkesës nga 50 në 100 euro. Gjithashtu, do të vendoset tarifë prej 100 euro për shtetasit e vendeve të treta ( që u referohen shërbimeve të emigracion­it pas shërbimet e azilit) që aplikojnë për leje qëndrimi për arsye humanitare. Por do të shtohet gjoba ne rastet e njoftimit te vonuar për ndërrimin e adresës, e gjendjes personale ( veçanërish­t për ndryshim nënshtetës­ie, lidhjen ose zgjidhjen e

martesës, lindjen e fëmijës) humbjen e pasaportës ose ndryshimin ose rinovimin e asaj ose e çdo lloj dokumenti tjetër për udhëtim, për humbjen e lejes ose të kartës së rezidencës nga 50 euro në 100 dhe në rast përsëritje nga 100 në 200 euro. Vlen të theksoj se do të vendoset tarifë 100 euro për rilëshimin e lejes së qëndrimit.

A ka ndonjë ndryshim në lidhje me sigurimin në librezën shëndetëso­re për fëmijët në moshë madhore?

Ministria e Punës solli një ndryshim në mars dhe në vend që të zgjidhte problemin, ajo mbështeti praktikën e deritanish­me duke përjashtua­r fëmijët madhorë të emigrantëv­e nga sigurimi në librezën shëndetëso­re familjare. Për shkak të reagimeve tona, qeveria u detyrua të premtojë që do korrigjojë gabimin duke vendosur përgjegjës­inë në një tjetër dispozitë të Kodit të Emigracion­it, pra këtej e tutje fëmijët do të mbulohen nga libreza e prindit.

Si i vlerësoni ju vendimet e qeverisë greke lidhur me ndryshimet në ligjin e emigracion­it?

Natyrisht, zgjedhja e qeverisë është një goditje me arsyetimin e vetëm, nevojën për balancimin e të ardhurave të humbura nga vendimi i Gjykatës së Bashkimit Europian. Ndërsa Tsipras ishte në opozitë ( dhe sidomos gjatë periudhës 2011- 2012), ai krahasonte të ardhurat nga tarifat e emigrantëv­e me ato nga taksat e pronarëve të anijeve. Nga 2015 deri më sot, ai nuk ka ulur koston në asnjë nga tarifat. Tani ai e bën atë në disa prej tyre pasi është i detyruar nga Komisioni Europian dhe nën kërcënimin e gjobave. Në të njëjtën kohë, megjithatë, imponon goditje të reja për migrantët për të kompensuar humbjet e të ardhurave.

 ??  ?? Faksimile e amandament­it të ri
Faksimile e amandament­it të ri
 ??  ?? Fatos Malaj, ndërmjetës ndërkultur­or në Ministrinë e Emigracion­it
Fatos Malaj, ndërmjetës ndërkultur­or në Ministrinë e Emigracion­it

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania