Gazeta Shqiptare

Kompensime­t mujore, ja kategoritë e pensionist­ëve që përfitojnë

Vendimi i qeverisë/ Përfitues nga rritja me 2.8%, edhe ata që marrin pagesë pas 1 korrikut Sa do të jetë masa për pensionin e pleqërisë e invalidite­tit

-

Pas datës 1 korrik të këtij viti, rreth 665 mijë pensionist­ë në vendin tonë do të përfitojnë rritje pensioni me 2.8% sipas vendimit më të fundit të qeverisë. "Gazeta Shqiptare" zbardh sot vendimin e plotë të Këshillit të Ministrave sipas të cilit do të përfitojnë rritje të masës së pensionit disa lloj kategorish të pensionist­ëve. Kështu nga indeksimi do të preken edhe pensionet që do të caktohen nga data 1 korrik 2018- të. "Indeksimin, sipas përcaktime­ve të pikës 1, të këtij vendimi, e përfitojnë edhe pensionet që do të caktohen nga data 1.7.2018 e në vazhdim, me kusht që data e fillimit të pensionit të jetë deri më 30.6.2018, përfshirë edhe këtë datë",- theksohet në vendim. Në këtë të fundit, më tej nënvizohet se pensionet e plota të pleqërisë, pensionet e plota të invalidite­tit dhe pensionet e plota familjare, me përjashtim të pensioneve të caktuara në përputhje me ligjin, si dhe pensionet e pleqërisë të punonjësve të minierave në nëntokë, nuk do të jenë më pak se 13 378 lekë dhe më shumë se 26 757 lekë në muaj. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave edhe pensionet e parakohshm­e, me datë fillimi nga 1.7.2018 e në vazhdim, Pas datës 1.7.2018, të ardhurat minimale nga pensionet e plota të qytetit me datë fillimi deri në 31.12.2014, shtuar me kompensime­t nuk mund të jenë me të vogla se 15 528 lekë në muaj, të ardhurat maksimale arrijnë 27 257 lekë në muaj, të ardhurat minimale nga pensionet e plota të fshatit nuk mund të jenë me të vogla se 10 051 lekë në muaj ndërsa të ardhurat minimale nga pensionet e parakohshm­e, shtuar me kompensime­t, nuk mund të jenë më të vogla se 15 528 lekë në muaj.

nuk do të jenë më pak se 13 378 lekë në muaj.

Kompensime­t mujore

Të gjithë përfituesi­t e pensioneve me datë të fillimit të pensionit deri më 31.12.2014, përfshirë edhe këtë datë, përveç pensionit, do të përfitojnë edhe kompensime­t për të ardhura mujore minimale, në masën dhe kriteret e përcaktuar­a në vendimet e Këshillit të Ministrave. Por kjo me kusht që shuma e pensionit mujor plus kompensimi­n e të ardhurave, pas indeksimit të pensioneve të jetë deri në 15 028 lekë në muaj, për pensionet e pleqërisë, përfshirë edhe përfituesi­t e pensioneve. Ndërsa për pensionet e invalidite­tit dhe pensionet familjare, kjo shumë e pensionit mujor plus kompensimi­n e të ardhurave, pas indeksimit 2.8% nuk duhet të jetë më shumë se 14 528 lekë në muaj. Sipas vendimit është parashikua­r që kompensimi do të prekë edhe pensionet e pleqërisë, invalidite­tit dhe pensionet familjare të caktuara sipas paragrafit të katërt të nenit 96, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", por me kusht që shuma e pensionit mujor plus kompensimi­n e të ardhurave, të arrijë deri në 9 851 lekë në muaj.

"Kompensime­t për të ardhura mujore minimale, në masën dhe kriteret e përcaktuar­a në vendimet e Këshillit të Ministrave nr. 401, datë 21.6.2006, "Për kompensimi­n e të ardhurave mujore të pensionist­ëve"; nr. 763, datë 27.12.2006, "Për kompensimi­n e të ardhurave mujore të pensioneve"; nr. 415, datë 27.4.2009, "Për rritjen e pensioneve"; dhe nr. 477, datë 30.6.2010, "Për rritjen e pensioneve", do t'i marrin edhe ata persona që do të përfitojnë pensione të parakohshm­e sipas ligjit nr. 10142, datë 15.5.2009, me datë fillimi nga 1.7.2018 e në vazhdim, me kusht që shuma e pensionit mujor të parakohshë­m plus kompensimi­n e të ardhurave të jetë deri në 15 028 ( pesëmbëdh- jetë mijë e njëzet e tetë) lekë në muaj",- thuhet në vendimin e qeverisë. Në këtë të fundit theksohet se pas datës 1.7.2018, të ardhurat minimale nga pensionet e plota të qytetit me datë fillimi deri në 31.12.2014, shtuar me kompensime­t nuk mund të jenë me të vogla se 15 528 lekë në muaj, të ardhurat "Indeksimin, sipas përcaktime­ve të pikës 1, të këtij vendimi, e përfitojnë edhe pensionet që do të caktohen nga data 1.7.2018 e në vazhdim, me kusht që data e fillimit të pensionit të jetë deri më 30.6.2018, përfshirë edhe këtë datë",- theksohet në vendim. maksimale arrijnë 27 257 lekë në muaj, të ardhurat minimale nga pensionet e plota të fshatit nuk mund të jenë me të vogla se 10 051 lekë në muaj ndërsa të ardhurat minimale nga pensionet e parakohshm­e, shtuar me kompensime­t, nuk mund të jenë më të vogla se 15 528 lekë në muaj.

 ??  ??
 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania