Gazeta Shqiptare

Vrasja e dyfishtë, Qemal Sela, policëve: Nëse nuk do më kapnit, do vrisja edhe vëllain e dajën

Peshkopi/ Ekzekutori e kishte fshehur kallashin në murin e banesës para 7 vitesh Zbulohet sherri mes babë e bir në Rinas, 26- vjeçari refuzoi të udhëtonte me taksinë që kishte prenotuar i ati

-

Një javë pas krimit të dyfishtë që tronditi Peshkopinë, janë zbardhur detaje të reja në lidhje me 26- vjeçarin Qemal Sela, i cili pak orë pas kthimit nga Anglia, ekzekutoi me breshëri kallashnik­ovi nënën dhe babain. Bëhet fjalë për bashkëshor­tët Flamur dhe Zeqimete Sela, përkatësis­ht 55 dhe 50 vjeç, mbi të cilët i riu zbrazi një karikator me plumba. Burime të sigurta nga policia e Dibrës dje bënë me dije për "Gazeta Shqiptare" se autori i ngjarjes së rëndë të ndodhur në lagjen "Llixha" të qytetit të Peshkopisë ka deklaruar në momentin e arrestimit se do të vriste edhe vëllain dhe dajën e tij. Mësohet se ndërhyrja në kohë e patrullës së policisë, e cila ishte afër hotelit 4- katësh ku u vranë burrë e grua, ka shmangur vrasjen e dy familjarëv­e të viktimave. Ndërkaq, burimet e mësipërme pohuan se Qemal Sela ka debatuar ashpër me të atin sapo ka mbërritur në aeroportin e Rinasit. Sipas bluve, emigranti ka refuzuar të udhëtojë me babain që kishte dalë ta priste në aeroport me një taksi të prenotuar që në Peshkopi. Kjo për faktin se ai akuzonte prindërit e tij se kishin prishur të gjitha paratë që ai kishte dërguar nga Anglia përgjatë 7 viteve emigracion për të ndërtuar 2 hotele që shërbenin për personat që frekuentoj­në llixhat e Peshkopisë. Më 11 qershor, Gjykata për Krimet e Rënda në Tiranë caktoi masën e sigurisë "Shtrim i detyrueshë­m në spital psikiatrik" ndaj 26vjeçarit Qemal Sela, pasi dyshohet se ai vuan nga probleme mendore. Aktualisht autori vrasjes së prindërve të tij ndodhet në spitalin e burgut në kryeqytet.

KONFLIKTI BABË E BIR

Mbrëmjen e 6 qershorit, Qemal Sela ka mbërritur nga Londra në aeroportin e Rinasit. "Gazeta Shqiptare" ka mundur të sigurojë "përplasjen" mes babë e bir në aeroport, përplasje kjo që pak orë më vonë degjeneroi në vrasje. Sipas bluve, 55vjeçari Flamur Sela kishte prenotuar një taksi që nga Peshkopia për të marrë të birin emigrant. Në momentin që 26- vjeçari ka zbritur nga

avioni, babai i ka dalë para dhe i ka thënë: "Eja bir se kam marrë taksi për të shkuar në shtëpi". Por djali nuk ka pranuar, ndërsa ka debatuar me të atin për paratë që kishte dërguar nga Anglia. "Nuk do vij me ty", i ka thënë Qemal Sela të atit. Ndërkaq, ai i është drejtuar një taksisti në Rinas dhe e ka pyetur: "Sa të bën rruga deri në Peshkopi"? Taksisti i ka thënë 120 mijë lekë të vjetra. "Unë të jap 150 mijë lekë, më ço në shtëpi". E ndërsa 26- vjeçari është nisur për në Peshkopi, Flamur Sela ka marrë djalin tjetër dhe i ka

treguar se Qemali kishte refuzuar të udhëtonte me të. "Djali është nisur me makinë tjetër. Mjeti ka këto targa... Dili para dhe prite". Burimet e mësipërme pohuan se djali tjetër i familjes Sela e ka pritur të vëllain në Maqellarë. Sapo ka parë taksinë, ky i fundit i ka bërë me shenjë që të ndalojë. Por, Qemal Sela nuk ka pranuar të udhëtojë për në Peshkopi as me vëllain ( dy vjet më i madh). Të njëjtat burime sqaruan se mbrëmjen e së mërkurës, 26vjeçari Sela ka debatuar ashpër me familjarët, duke i

akuzuar se i kishin prishur paratë që u kishte dërguar nga Anglia dhe se me to kishin ngritur hotele.

TRAGJEDIA

Paraditen e së enjtes së 7 qershorit, Qemal Sela bashkë me vëllain më të madh ( 28vjeçar) ka dalë për të bërë xhiro në qytetin e Peshkopisë, por janë grindur sërish për paratë. Teksa ishin duke debatuar, ai i ka thënë vëllait se do të kthehej në banesë.

Sapo ka shkuar në shtëpi, një ndërtesë 4- katëshe që shërbente si hotel për personat që frekuenton­in llixhat e këtij qyteti, ai ka marrë kallashnik­ovin me dy karikatorë me fishekë. 26- vjeçari ka qëlluar me breshëri të atin, Flamurin në katin e parë duke e lënë të vdekur në vend. Pastaj ka qëlluar për vdekje dhe nënën, Zeqimeten. Mësohet se ai ka zbrazur të gjithë karikatori­n me plumba mbi Më 11 qershor, Gjykata për Krimet e Rënda në Tiranë caktoi masën e sigurisë "Shtrim i detyrueshë­m në spital psikiatrik" ndaj 26vjeçarit Qemal Sela, pasi dyshohet se ai vuan nga probleme mendore. Gjatë seancës gjyqësore, ai nuk ka qenë i vetëdijshë­m për të dhënë deklaratën e tij, ndërsa herë pas here ka folur përçarët. Aktualisht autori i vrasjes së prindërve të tij ndodhet në spitalin e burgut në kryeqytet.

prindërit ( i ka mbetur vetëm një fishek pa shkrepur). Na atë moment, pranë hotelit në lagjen "Llixha" ishte një patrullë policie, e cila sapo ka dëgjuar krismat e armës, ka ndërhyrë. Ata kanë parë agresorin me armë në dorë dhe e kanë urdhëruar të ulë armën. I riu është bindur dhe nuk ka bërë rezistencë. Sapo ka hipur në makinën e policisë, ai u ka thënë policëve që po e shoqëronin për në komisariat: "Ndizini dritat. Ndizini sirenat dhe bjerini borisë që njerëzit të hapin rrugën". Gjatë rrugës për në komisariat, policët e kanë pyetur autorin e vrasjes së dyfishtë se ku po shkonte me armë në dorë. Ndërkaq, ai u ka thënë se ai po shkonte të vriste vëllain dhe dajën e tij. "Nëse nuk do më kapnit ju, unë do vrisja dhe këta dy të tjerët", është shprehur Qemal Sela.

 ??  ?? 26- vjeçari Qemal Sela
26- vjeçari Qemal Sela
 ??  ?? Hoteli në lagjen “Llixha” në Peshkopi
Hoteli në lagjen “Llixha” në Peshkopi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania