Gazeta Shqiptare

ATP: 2000 pronarët që marrin 2 miliardë lekë

Agjencia çel procedurat për pranimin e aplikimeve, gjashtë dokumentet Përfituesi­t në Durrës, Tiranë, Korçë, Fier, Vlorë, Shkodër

- Ornela Manjani

Rreth 2 mijë pronarë, që u është zënë toka nga ndërtimet pa leje, do të marrin brenda pak ditësh kompensimi­n. Përfituesi­t janë në qarkun Elbasan, Berat, Durrës, Tiranë, Korçë, Fier, Vlorë, Shkodër, Gjirokastë­r dhe qarkun Dibër. Masa e kompensimi­t financiar për pronarët e pasurive të paluajtshm­e, që preken nga ndërtimet e legalizuar­a arrin në rreth 2 miliardë lekë.

APLIKIMI

Agjencia e Trajtimit të Pronave çel në datën 18 qershor procesin për pranimin e kërkesave për kompensimi­n e pronave që iu është zënë toka nga ndërtimet pa leje. "Agjencia e Trajtimit të Pronave njofton fillimin e procesit të pranimit të kërkesave për kompensimi­n e pronarëve të pasurive të paluajtshm­e, që preken nga ndërtimet informale, gjeneralit­etet dhe të dhënat e të cilëve janë sipas VKM Nr. 291, datë 21.05.2018, VKM. Procesi i pranimit të kërkesave të subjekteve përfituesv­e do të fillojë në datën 18/ 06/ 2018 dhe nuk do të jetë i kushtëzuar dhe i kufizuar në kohë. ATP fton të gjithë subjektet e interesuar­a, të paraqiten pranë zyrave të saj, në adresën Rruga "Muhamet Gjollesha", Nr. 54, Tiranë, çdo ditë nga e hëna në të premte, për plotësimin e kërkesës për kompensim dhe dorëzimin e dokumentev­e përkatëse"- thuhet në njo- ftimin e Agjencisë. Sipas ATP- së subjekti kërkues ( subjekti përfitues/ trashëgimt­ari ligjor/ përfaqësue­si me prokurë), në momentin e plotësimit të kërkesës për kompensim, duhet të paraqesë: kërkesën për kompensimi­n e pronës, dëshminë e trashëgimi­së për të gjithë trashëgimt­arët e ligjshëm të subjektit përfitues prokurën e posaçme, të nënshkruar nga të gjithë subjektet që përfitojnë kompensim, ku si tagër i nevojshëm të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare, në emër të tyre, vërtetimin origjinal të lëshuar nga një bankë e nivelit të dytë për hapjen e llogarisë bankare në emër dhe për llogari të subjektit përfitues, ku përcaktohe­t edhe numri i llogarisë bankare ( IBAN), ku do të transferoh­et vlera financiare e përfituar, fotokopjen e dokumentit të identifiki­mit dhe mandat pagesën, që vërteton pagimin e tarifës së shërbimit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania