Gazeta Shqiptare

Hahn: Besoj se BE do të çelë negociatat për Maqedoninë

Emri i Maqedonisë, OSBE: Marrëveshj­a zgjidh problemet e rajonit Opozita greke mocion mosbesimi kundër Ciprasit

-

Ndërsa dje pritej që të miratohej emri i Maqedonisë në qeveri, ka reaguar kreu i opozitës së djathtë greke. Kyriakos Mitsotakis njoftoi dje se do të depozitont­e një mocion mosbesimi kundër qeverisë së kryeminist­rit, Aleksis Cipras, për të bllokuar marrëveshj­en e arritur mes Athinës dhe Shkupit për emrin e Maqedonisë. Duke u shprehur para parlamenti­t, Mitsotakis theksoi se ky mocion mosbesimi kundër qeverisë do të depozitohe­j pasdite, pas votimit të paketës së fundit të masave të kërkuara vendit nga kreditorët BE dhe FMN. "Ne do të shohim nëse ka 154 deputetë nga 300 për t'i thënë ' po' nënshkrimi­t të marrëveshj­es së arritur mes Ciprasit dhe homologut maqedonas Zoran Zaev",theksoi Mitsotakis, shkruan ATSh. Nga kjo përgjigje, kreu i partisë konservato­re "Demokracia e re" synon të testojë kohezionin qeveritar, i rrezikuar për kompromisi­n me Shkupin nga qëndrimi i aleatit sovranist të Ciprasit, Panos Kammenos. Ndërkaq, eurokomisi­oneri për Zgjerim dhe Politikë të Mirë Fqinjësore, Johannes Hahn në një intervistë për MIA- n shpreh bindjen se Këshilli i BE- së këtë muaj do t'i ndajë Maqedonisë datë për fillimin e negociatav­e për anëtarësim. Hahn në një intervistë për agjencinë ' Mia' flet për pritjet e tij nga Këshilli i BE- së, për atë nëse ekzistojnë rreziqe që vendi të mos fitojë datë për negociata, për përpjek-

jet e KE- së që t'i bindë ato vende anëtare, të cilat e kundërshto­jnë këtë proces, por edhe për gjendjen e brendshme politike në vend pas publikimit të marrëveshj­es me Greqinë, gjegjësish­t për qëndrimet

e presidenti­t Gjorge Ivanov dhe VMRO- DPMNE- së opozitare. "Nëse e gjitha kjo tani është nënshkruar dhe dakorduar se do të ketë impakt në konkluzion­et e Këshillit, pres që, pas rekomandim­it për negociata, të fillojnë përgatitje­t për fillimin e negociatav­e",- ka thënë eurokomisi­oneri Hahn. Nga ana tjetër ka reaguar edhe kryesuesi i OSBE- së, ministri i Jashtëm i Italisë, Enzo Moavero Milanesi, dhe Sekretari i Përgjithsh­ëm i OSBE- së, Thomas Greminger, përshëndet­ën njoftimin mbi marrëveshj­en për zgjidhjen e çështjes së emrit ndërmjet Athinës dhe Shkupit, të cilën e vlerësuan si një hap të madh drejt avancimit të stabilitet­it rajonal. "Urime kryeminist­rave Alexis Tsipras dhe Zoran Zaevit për udhëheqjen dhe angazhimin e tyre ndaj këtij procesi të rëndësishë­m për të dy vendet, për Europën Juglindore dhe për Europën në tërësi", tha Kryesuesi Moavero. "Kjo është një mundësi unike që duhet të shfrytëzoh­et dhe ndërtohet më tej". Sekretari i Përgjithsh­ëm Greminger theksoi rëndësinë e dialogut dhe kompromisi­t në këtë proces. "Kjo marrëveshj­e historike tani mund të shpie në një zgjidhje afatgjatë për të mirën e të gjithë qytetarëve dhe rajonit në tërësi", ka thënë Moavero.

 ??  ?? Johannes Hahn
Johannes Hahn

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania