Gazeta Shqiptare

Publikoi fotot e të dyshuarve, zhduket gazetari serb që hetonte vrasjen e Ivanoviçit

Agjencia ' Beta': Gjetën orën e këputur dhe celularët e fikur

-

Stefan

Cvetkoviç, gazetari që po hetonte vrasjen e Oliver Ivanoviçit, zhduket në mënyrë të papritur. Makina e Cvetkoviç u gjet e hapur mbrëmjen e të martës në Bela Crkva të Serbisë. "Stacioni i policisë në Bela Crkva është njoftuar se në Rrugën e Beogradit në Bela Crkva ka gjetur një automjet të parkuar të markës ' Polo' në pronësi të babait të tij, në të cilin dera e shoferit ishte e hapur", njofton Ministria e Brendshme e Serbisë. Gazetari Cvektoviç gjatë majit kishte mbajtur një

MINISTRIA E BRENDSHME E SERBISË:

"Stacioni i policisë në Bela Crkva është njoftuar se në Rrugën e Beogradit në Bela Crkva ka gjetur një automjet të parkuar të markës ' Polo' në pronësi të babait të tij, në të cilin dera e shoferit ishte e hapur",- njofton Ministria e Brendshme e Serbisë.

konferencë shtypi në të cilën kishte thënë se ai ishte mbajtur gjashtë orë në pikën kufitare në Jarinë dhe se pas kësaj, nga Policia e Kosovës kishte marrë dokumentin me të cilin konfirmohe­j se ai ishte me urdhër të prokurorit special që

udhëheq hetimet për vrasjen e politikani­t Oliver Ivanoviçit. Gazetari në atë kohë kishte thënë se në Kosovë kishte shkuar me punë gazetarie sepse, siç kishte deklaruar ai, po punonte në hulumtimin e vrasjes së Oliver Ivanoviçit. Në muajin shkurt në Beograd ai kishte mbajtur një konferencë për shtyp ku kishte shfaqur fotografit­ë e njerëzve, të cilët, siç thoshte ai, dyshohet se ishin të përfshirë në vrasjen e liderit të Iniciativë­s Qytetare Serbe SDP. Policia njoftoi se kishte nisur kërkimet dhe se prokuroria ishte informuar për incidentin. Siç tregon ' Beta', dëshmitarë­t okularë kanë thënë se ora e dorës e Cvetkoviç u gjet e këputur. Agjencia ' Beta' u përpoq të komunikont­e me Cvetkoviç, por të gjithë telefonat celularë ishin shkëputur. Shoqata e Pavarur e Gazetarëve Serbë dhe Shoqata e Pavarur e Gazetarëve të Vojvodinës tha se policia duhet të ndërmarrë kërkime më intensive për zhdukjen e gazetarit.

 ??  ?? Stefan Cvetkoviç
Stefan Cvetkoviç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania