Gazeta Shqiptare

Veliaj qëllohet me vezë, kryetari i bashkisë: Nuk keni shenjë, s'më kapi asnjë nga 10 vezët

SHEMBJA E TEATRIT KOMBËTAR Ndrenika, Veliajt: Jo teatër me PPP. Arbana: Kullat do na bien mbi kokë Artistët kundërshto­jnë tjetërsimi­n e pronës së teatrit: Asnjë bisedim për shembjen e tij

- Fatmira Nikolli

Pas katër muajsh protestë për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, artistët janë pritur dje në një dëgjesë nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Në hyrje të hotelit ku do mbahej takimi, ai u qëllua me vezë nga të rinjtë e FRPD- së, por asnjë prej tyre nuk e kapi. Përkrah tij, për dy orë e heshtur, qëndroi edhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, që në këtë proces ka qenë më shumë zbatuese se vendimmarr­ëse. "Kuvendi" për një teatër pa kulla siç e kërkojnë artistët, u mbajt brenda një kulle në qendër të Tiranës, për të cilën kontestime­t kanë qenë të hershme. Ndërsa salla qe mbushur veç artistëve të qëndresës, edhe nga artistët e TKOB, të cilëve përmes një e- maili iu ishte thënë se kanë takim me ministren dhe Veliajn, ndonëse në këtë debat, opera as baleti, nuk kanë vend. Po aty, qëndronin edhe një pjesë e punonjësve të Ministrisë së Kulturës.

Kryetari i bashkisë në fjalën e tij u shpreh se gjendja aktuale e teatrit është e mjerueshme. "Sipas vlerësimev­e tona, ndërtimi i teatrit shkon 4- 5 fishi i një pallati. Me çmimet e Shqipërisë për 9500 m2, kostoja do të shkonte 30 milionë euro. A janë shumë apo janë pak? Të gjitha investimet që ju shikoni në Tiranë në një vit janë në nivelin e 20 milionë eurove. Çdo gjë që ndodh në Tiranë, të gjitha investimet, kopshte, çerdhe, pemë, kanalizime, bujqësia, emergjenca civile, të gjitha kushtojnë kaq. Nga viti 2005- 2013 janë harxhuar 1.8 miliardë lekë ose 18 milionë USD për kulturën. Nga qeveria e re në 5 vite 15 milionë USD", tha ai. Më pas, tha se kish ardhur të bënte një ofertë.

"Dua t'u bëj një ofertë shumë të sinqertë. Nëse jeni dakord që të caktoni një përfaqësi që t'i bashkohet ekipit tim dhe të negociojmë. Nëse nuk na pëlqen, e lëmë. Ne na duhet një gjë e re. Se si, hajt ta flasim. Ky nuk është një ligj për të prishur teatrin, nuk është një ligj për të ndërtuar një teatër të ri. Ne siç thonë tiranasit na ka ardhur zogu në dorë. Kështu, të bëhemi bashkë dhe të negociojmë me arkitektin. Nëse funksionon amin, nëse nuk funksionon, hajde të vrasim mendjen".

Pas tij, fjalën e morën artistët. ' GSH' po zbardh të plota fjalët e atyre që folën dje në këtë takim.

ALERT ÇELOALIAJ

Argumentet tona janë edhe të njohura. Ideja për teatër të ri nuk është ide e re, është mbi 20- vjeçare. Problemi nis te ftesa, ftohemi për të diskutuar e na thuhet që teatri i ri do të ndërtohet në të njëjtin vend, pra është e kryer, ndaj nuk e kuptoj se pse jemi ftuar sot. Na thuhet që do jetë aty ku është, na thuhet nuk do jetë multifunks­ionale, por nuk thuhet nëse pas tij do ketë kulla, a do jepet territori i teatrit për kulla. Thuhet s'do harxhohen para, por është PPP dhe diçka do i jepet privatit. Një sipërfaqe prej 1200 metrash thuhet në ftesë, por sipërfaqja e teatrit është mbi 7 mijë metra. Nuk e di pse është ky keqkuptim. Çdo gjë është në të kryerën. Nuk ka gjë për diskutim. Ne e kemi bërë për propozim për ta shpallur monument kulture. Teatri duhet të jetë në qendër. Do jemi kundër shembjes së TK dhe ruajtjes së hapësirës territoria­le.

MIRELA JORGO( AVOKATE)

Ju dëgjova gjysmë ore, bëre propagandë të Tiranës. Nuk e cakton ti axhendën.

ERION VELIAJ

Sot e kanë fjalën e artistët. Ia dhamë fjalën Robertit. Sillu në Tiranë si qytetare. Është e para e një serie dëgjesash. I lëmë aktorët të bëjnë aktorët.

ROBERT NDRENIKA

Faleminder­it ju dhe Metës që bëri thirrje për gjakftohtë­si dhe për të dëgjuar njëritjetr­in.

Kam vuajtur shumë gjatë kësaj kohe, kam qenë te zyra e kryetarit më ka paraqitur projektin, kam qenë optimist, kam dëgjuar, por edhe kam vuajtur shumë nga çështja e Partnerite­tit Privat- Publik. Ajo nuk ma heq njeri nga mendja se ka hile brenda. Kam vuajtur edhe personalis­ht, sepse e dhashë shtëpinë te një Partnerite­t Publik- Privat dhe kam vuajtur 3 vjet gjyqe. Më thoshin gjykatësit, ty ta kanë bërë këtë more? Ma pushtuan edhe një hyrje, ma pushtuan hyrjen me bodigardët e vet. Vajta të ministri i Brendshëm, shoku Petro Koçi, që s'ma vari fare, kupton, tre vjet gjyqe, prandaj jam kundër Partnerite­tit Publik Privat. Ndoshta ai projekt që ka paraqitur ai holandezi është i mirë, skenën nuk e kam parë, jam në mëdyshje për çështjen e skenës dhe e kam thënë, nëse tërë teatri është 4/ 4, e ¼ është salla, ¾ është skena. Këtu ka dushe, ka kështu e ka ashtu, por skenën nuk e kemi parë, për këtë duhet të flasin regjisorët, arkitektët dhe aktorët. Mirë më bëre që përmende Pazarin e Ri i dashur kryetar, nuk ka ndonjë gjë të keqe të gjykohet e të arsyetohet, se siç është ai Pazari i Ri që e kam parë, që e ruan atë strukturë, po nuk është më as era e keqe, as qerpiçi por e ndjen që je te pazari i ri i dikurshëm, por që është i rregulluar. Kjo Zamira ( Kita) mund ta na thotë që është edhe një Pazar i Korçës, por është bërë i shkëlqyer, të ka lezet shpirti ta shohësh, atje s'kam qenë, por më pëlqen shumë. Edhe ky kompleksi ynë, me të dyja këto godinat, por edhe me atë të marangozëv­e dhe me oborrin se është monument kulture, edhe me pishinën, mund të riparohet dhe të dalë një gjë e shkëlqyer, por jo me 30 milionë euro. E kam bindjen zoti Erion se të kanë gënjyer me ato 30 milionë eurot, pavarësish­t se the 4- 5 fish, maksimumi venë 10 milionë euro ai që duhet të bëjmë. Nuk është e vërtetë ajo. Maksimumi mund të shkojë deri në 10- 15 milionë euro, ai teatër që duan të bëjnë.

Megjithatë, ky kompleksi teatror që e quajnë dopolavoro... Kjo dopolavoro­ja, thuhet me qëllim për të zhyer gjithë historinë, hiqeni këtë fjalën dopolavoro tani dreqi e marrtë, pas 70 vjetësh nuk konvenon më. Mendoj edhe e kam pjekur këtë mendim gjatë kësaj kohe. Se nuk kam qenë dakord as me këta djemtë, që më thoshin trashëgimi­a kulturore, trashëgimi­a mund të ruhet si të Varrezat e Dëshmorëve, ku në një pllakë thuhet këtu ka qenë varreza. Por, tani më është konsolidua­r mendimi që gjithë ai kompleksi i teatrit është një gjë që mund të ruhet dhe për këtë, shembull kam edhe Pazarin e Ri të Tiranës edhe atë të Korçës. Në këtë drejtim, Kiço Londo është duke dhënë një shembull shumë të mirë, që e ka mirëmbajtu­r, e ka lyer e ka bërë mirë. Nëse s'jam i qartë për ndonjë gjë, unë prapë mendoj që Tirana e do një teatër të mirë, të ri, që mund të vejë 100 e 200 vjet si e kanë vendet e tjera të Ballkanit. Mendoj të bëhet ky lloj studimi i këtij lloj komplek-

Kam vuajtur shumë nga çështja e Partnerite­tit Privat- Publik. Ajo nuk ma heq njeri nga mendja se ka hile brenda. Të bëhet një kompleks i tëri me pemët, me pishinat.

si. Aeroporti i Rinasit zoti kryetar nuk është gjë, me hekura e me xhama është. Të respektohe­t kompleksi.

ERION VELIAJ

Shkupi e ka bërë me 50 milionë, në Norvegji 170 milionë. Ato janë parametra e variabla që mund t'i diskutojmë.

ROBERT NDRENIKA

Jam interesuar edhe unë. Edhe kjo qendra tregtare këtu s'ka vajtur aq shumë. Kam pyetur njerëz unë. Aty në kafe rri, por pyes njerëz. Këtë maksimumin me 9 mijë metra katrorë që është e shumëzoj edhe me 3- fishin, s'më del më shumë se 15 milionë euro more. Megjithatë, në këtë varfëri që paska ky shtet shqiptar, i cili vetëm rrugën deri në Tiranë - tunel atje e ka paguar 4 herë, e ka paguar 4 herë dhe nuk është bërë akoma, shkon më mirë ky propozimi që bëra unë, që të bëhet një kompleks i tëri me pemët, me pishinat.

ROBERT BUDINA

Ju luani shumë bukur, me ndjeshmëri­në e shqiptarëv­e se duhen ndërtuar shkolla e spitale. Nëse nuk keni formuar njeri, ju mund të ndërtoni çdo gjë që doni, dhe njerëzit do të mbeten po aq të varfër sa ç'ishin, sepse njeriun bën kultura. Unë nuk e di se si i nxjerrin fqinjët lekët për financime në kulturë. Shteti shqiptar ka 15 milionë euro për kulturën, 67 milionë euro ka Maqedonia për kulturën. Duhet të bjerë ky drafti ligjor dhe të diskutojmë se kështu nuk e bëjmë dot. Trashëgimi­a nuk është llaç me tulla. Nuk e imagjinoj dot profesor Robertin në një ndërtesë futuriste. Në 20 vjet sa lekë i mbajtur kulturës? Me 200 milionë euro do ishin bërë të gjitha dhe nuk do kishte nevojë për tutoriatin e politikës. Tek ajo godina kanë lindur të gjitha institucio­net

 ??  ?? Në foto: Veliaj dhe Kumbaro dje
Në foto: Veliaj dhe Kumbaro dje
 ??  ?? Në foto: Robert Ndrenika
Në foto: Robert Ndrenika

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania