Gazeta Shqiptare

Derhemi: Ju artistët e Operës e ju të zyrtarët e ministrisë ç'doni këtu? E latë ministrinë pa punë

-

nuk cenohet, ne aty po deshe ulemi dhe hamë ndonjë darkë e pimë ndonjë gotë verë. Se unë e kam qejf, ti e ke qejf, edhe drejtori i Teatrit Kombëtar e ka qejf. Ky ishte përfundimi. Sa për tironsit, tironsit duhet të kenë një identitet në qytetin e tyre. Unë shpresoj që edhe Shoqata e Tironsve ta ketë këtë mendim dhe të mos bëjë qoka politike, por të bëjë atë që duhet të bëjë. Të mos harrojmë që kullat 40- katëshe dhe 60- katëshe betoni janë mungesë kulture dhe mungesë vizioni.

LUFTAR PAJA

Duke i respektuar të gjitha mendimet e kolegëve, po e them që në fillim, jam për teatër të ri. Teatër të ri Kombëtar me të gjitha përmasat që i takojnë një teatri nacional shqiptar. Por që të kemi këtë teatër, mua nuk me vjen mirë që ne si artistë harrojmë gjënë kryesore dhe merremi me llaçin dhe tullat. Ato janë të ndara, ka kush përgjigjet për llaçin e tullat e betonin. Ne duhet të shtojmë forcat për betonin artistik, llaçin artistik. Në punën time jam avokat vetë ( ndërhyn avokatja: janë gllabëruar metra). Unë s'merrem me metrat e gllabëruar­a, dua teatër siç i takon Shqipërisë.

RESHAT ARBANA

Unë vij për herë të parë në një takim të tillë. M'u kujtua një thënie e shqiptarëv­e tanë të zgjuar, që shqiptarët mund të fitojnë çdo luftë, por në radhë të parë duhet të fitojnë betejat që kanë ndër vete, një konfliktua­litet shumë i shëmtuar, nuk na lejohet ne aktorëve që të grihemi e t'i vëmë epitete njëri- tjetrit. Këtu ka 200 veta e secili ka mendimin e tij, e mirë është. Unë kam 27 vjet që kam ikur nga ai teatër dhe them që teatri duhet të mbetet aty. Nëse një pjesë e mirë e territori qenka e bashkisë, i lutem bashkisë t'ia lërë teatrit, të bëhet për së mbari, nuk jam dakord që duhen 1 milionë dollarë për ta restauruar, nuk është e vërtetë, kolonat e atij teatri i dimë shumë mirë. Janë dhjetë me dhjetë, e kemi parë si është katandisur, le të mendojnë specialist­ët, a bëhet teatër i ri komplet, nuk e di, as nuk e di vlerën se sa të shkojë, por lërjani territorin e teatrit Tiranës. Salla e Shkupit është e mrekullues­hme, e kam parë sot e 30 vjet.

Të bëhet një teatër i mirë e t'i lëmë këta njerëz, këta aktorë, të ushqejnë me emocione popullin se vuajmë në këtë drejtim, të shkojë në teatër ai që ngacmon spektatori­n në zemër, se vijmë aty dhe themi të ikim sa më parë, se nuk po shohim ndonjë gjë të mirë. Nëse do na dëgjoni të gjithë, nuk mbarojmë kurrë, mendojeni më hollë këtë punë, merrni grupet e interesit, merrni arkitektë diskutojen­i se me 200 vetë nuk do dilni kurrë në krye. Deshët propozimin personal, ky është propozimi. Bëni një gjë të bukur se ato kullat nëse do të bëhen, do të na duken sikur do bien mbi kokën e artistëve dhe godinën e teatrit. Restaurimi është i vështirë, por nuk shkon 1 milion, do më shumë, isha në dhjetor bëra shfaqje aty, bëmë vetëm 5 shfaqje se nuk rrihej nga të ftohtët, ishte tmerr aty. Mendoni jo me kaq kallaballë­k, nuk do dilni kurrë në krye, merrni ata që merren me këtë punë, regjisorët, arkitektët, skenografë­t. Nuk dua të zgjatem, nuk jam interesuar shumë, por kam ndjekur ca skena të turpshme kur dalin aty për të bërë propozime, luhet një teatër i keq, nuk është i imi, apo i atyre që janë artistë të vërtetë.

ERION VELIAJ

Ne e kemi ofruar tokën në këtë funk- sion, ne themi po e japim tokën që të marrim teatër. Dhe propozimi tjetër, teatër pa kullë.

LAERT VASILI

Kam jetuar jashtë 20 vjet e në Europë nuk ka kapanon që të jetë ngritur në kultin e teatrit. Ajo godinë është një kapanon. Racizmi që përdoret këtu për djem e vajza që vijën nga viset e tjera të Shqipërisë, është më i frikshëm se ai që kam njohur unë.

ALTIN BASHA

Nëse s'keni lekë ta bëni, rikonsturk­tojeni dhe lëreni ashtu derisa të keni mundësinë ta bëni. Kemi një paragjykim për atë PP. U nis të ndërtohej kinema "Republika". Çfarë ka në vend të saj? Një kullë. Çfarë ka sot në vend të Kinema "17 Nëntorit" - ka një kullë. Pra, ne kemi të drejtë të paragjykoj­më. Ku na çojnë? Vjedhje, marrje toke? A keni mundësi ta ruani atë territorin ku sot është TK? Projektlig­ji që keni paraqitur ka shumë rezerva. A është e mundur që të pezullohet. Çfarë ka për ngut? I kishit paratë për Turbinën e për operën. S'keni lekë? Eja të bëhemi bashkë e të gjejmë para me donacione? Ka frymë mosbesimi, se i keni bërë gjërat të kryera. Keni një komunitet që nuk ju beson, të cilit ia keni ulur dinjitetin në minimumin e vet. Hiqni dorë nga rikonstruk­sionet se dilni shumë keq. Teatri Kombëtar është funksional. Globusi është me dru, edhe mund të digjet. ( I drejtohet Çulit: Mos më fol me autoriteti­n që ju flet aktorëve të TK- së, se nuk jam aktor i TK- së) teatri është funksional dhe unë kam vënë shfaqje aty. Publiku vjen e shfaqjet bëhen.

Bëni një gjë të bukur se ato kullat nëse do të bëhen, do të na duken sikur do bien mbi kokën e artistëve dhe godinën e teatrit. Restaurimi është i vështirë, por nuk shkon 1 milion,

ERION VELIAJ

Kush do jetë negociator, një përfaqësi që të ketë tagrin të flasë. Nuk është ligj që e mbyll procesin. Pa kaluar bashkë negociatën, nuk kalojmë më tej - për këtë flet ligji.

ALERT ÇELOALIAJ

Të mos nxitojmë për ligjin, të vijojmë konsultime­t.

ZAMIRA KITA

Altinin e kam mik dhe e i referohem. S'e di çfarë të ka prekur te rikonstruk­sioni i teatrit? E nis nga teatri im, se më dhemb. Nuk është

S'ma merr mendja që ndonjë nga ne të thotë që dua teatër pa kushte. Asnjë nuk mendon e as nuk do që to thotë s'duam kushte. Bëhet fjalë për një territor që është i teatrit që s'duhet të ndërrojë destinacio­n. Është kaq e thjeshtë. Na ka sjellë deri këtu mungesa e transparen­cës dhe e këtij kontakti që është sot. Historia e teatrit, e jo vetëm nga 8 shkurti deri sot, por më shumë se 20 vjet, ta perceptosh kujtesën dhe memorien e një vendi të një territori si objekt është mëkat. Do ishte turp për ne të hanim atë kokërr ulliri po qe se aty bëhen kulla.

ERION VELIAJ

Nëse ne na jepet ' OK'- i që të themi nuk e duam kështu, por e duam kështu, s'e duam për së gjeri, por e duam për së gjati - kështu nis ky diskutim. Po them që s'shoh asnjë arsye që komuniteti i artit të mos e kapë një mundësi, që e kapi komuniteti i sportit.

ALFRED TREBICKA

Stadiumi, meqë e përmendët, unë uroj që të bëhet shumë i bukur, por nga gjithë stadiumet që kam parë, në Itali, Gjermani, Rusi, asnjë s'e kam parë me kullë. Asnjë. Nëse ma gjen ndonjë një stadium me kullë, po bie dakord që është zgjidhje.

ERION VELIAJ

( I drejtohet dikujt në sallë) Hodhët 10 vezë, po s'keni nishan. Me atë nishan që keni, s'më kapi asnjë.

 ??  ?? “T’kishte Lulzim Basha nishan do kish bo noj punë në Tiranë a do kish fitu noi palë zgjedhje” - shkroi dje Veliaj pas përfundimi­t të takimit ku u gjuajt me vezë
“T’kishte Lulzim Basha nishan do kish bo noj punë në Tiranë a do kish fitu noi palë zgjedhje” - shkroi dje Veliaj pas përfundimi­t të takimit ku u gjuajt me vezë
 ??  ??
 ??  ?? Në foto: Reshat Arbana
Në foto: Reshat Arbana

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania