Gazeta Shqiptare

Ndryshime premtuese në Madrid

-

dhe lidershipi­t bindës; ajo po ngjall entuziazëm dhe optimizëm përballë forcave populiste të pranishme edhe në Spanjë. Megjithatë, problemet dhe sfidat janë serioze e të shumta dhe ky është vetëm fillimi; por siç thuhet rëndom, "fillimi i mbarë është gjysma e punës".

Si një ndër vendet më të mëdha të BE- së, performanc­a pozitive e qeverisë "Sançez" është me shumë rëndësi jo vetëm për Spanjën si vend aleat, partner dhe me shumë kontribute për paqen dhe sigurinë në botë, por edhe të gjithë Evropën dhe të ardhmen e saj. Veç kësaj, PSP- ja spanjolle është ndër partitë social- demokrate, që sot për sot "numërohen me gisht" në pushtet, kësisoj fitorja e saj në zgjedhjet e ardhshme evropiane do të ishte ngjarje me rezonancë të theksuar politike ndërkombët­are.

Arsyet për këtë besim janë të shumta jo vetëm nga sa u tha më lart, por edhe vetë tradita e shquar PSP- së 140- vjeçare, ndër më të mëdhatë e kontinenti­t. Ajo ka qenë mëse njëherë në krye të situatave në momente të zymta dhe vendimtare. Kështu, në vitin 1982, kur e djathta dominonte pothuajse në të gjithë Evropën, ishte social- demokrati i shquar spanjoll, Felipe Gonzales, që me fitoret e tij plebishita­re qeverisi deri në vitin 1996, duke çelur epokën e re socialdemo­krate në Spanjë dhe në Evropë. Po ashtu, në vitin 2004 ishte socialisti tjetër i mirënjohur, Zapateros që vazhdoi për shtatë vjet historinë e suksesit dhe tani Sançez i ka gjasat që të jetë "i treti, i vërteti".

Mësimi i madh që del nga ky model dhe lider i ri politik në moshë, por sidomos në mentalitet dhe stil lidershipi edhe për forcat tona politike të çdo krahu është se suksesi realizohet edhe në rrethanat më të vështira, kur gjithçka fillon nga krijimi i frymës, entuziazmi­t dhe optimizmit të duhur, që të tërhiqen në masë të gjitha shtresat, kategoritë dhe moshat e popullsisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania