Gazeta Shqiptare

Rusia si një uragan, pesë gola Arabisë Saudite

Organizato­rët dhurojnë shou e gola në ndeshjen e parë të Kupës së Botës, duke kënaqur tifozët Pesë gola dhe shumë klas, rusët në formë

-

bërë që Rusia të shkojë e qetë në pushimin e ndeshjes. Me fillimin e pjesës së dytë, Arabia Saudite pati të vetmin moment për t'u rikthyer në ndeshje, kur Al Jasim nuk arrin të shtyjë në rrjetë një passim perfekt. Pas këtij momenti është vetëm Rusia. Në minutën e 68- të Zobnin, provon të shënojë, por ndalet nga Al Muajuf, ndërsa 3 minuta më pas, nuk ka se çfarë të bëjë asgjë gardiani saudit në gjuajtjen me kokë të Xjubës, që çon rezultatin në 3- 0. Arabia Saudite dorëzohet, ndërsa në minutat shtesë, Rusia do të realizojë dy gola vërtet të mrekullues­hëm. Fillimisht me anë të Çerishev, që me të majtën shënon një perlë të vërtetë, ndërsa në limitet e sfidës, Golovin ekzekuton saktë një goditje dënimi, duke e bërë të pavlefshëm fluturimin e Al Muajufit, ndërsa vulosi rezultatin 5- 0, që i jep kryesimin e grupit A Rusisë, në pritje të sfidës së nesërme mes Egjiptit dhe Uruguajit.

STATISTIKA

Denis Çerishev është shpallur nga FIFA si lojtari i ndeshjes në përballjes mes Rusisë dhe Arabisë Sau- dite. Mesfushori i Vilarealit ka shkëlqyer në takimin hapës të Kupës së Botës, teksa shënoi 2 gola, ku i dyti ishte një mrekulli e vërtetë, e gjitha për t'u shijuar nga tifozët në Luzhniki. Gjithashtu, Çerishev vendosi dhe një rekord më vete, pasi u bë lojtari i parë në historinë e botërorëve që hyn si zëvendësue­s në takimin çelës dhe shënon gol.

Por ky takim dhuroi dhe statistika të tjera. Rusia ka regjistrua­r fitoren e dytë më të thellë nga një vend pritës në ndeshjen hapëse të Botërorit në historinë e aktivitete­ve pas asaj ItaliSHBA 7- 1 në vitin 1934. Po ashtu, Rusia ka shënuar 3+ gola në një ndeshje Botërori për herë të parë që kur fituan 6- 1 ndaj Kamerunit në vitin 1994. Artem Xjuba shënoi vetëm 89 sekonda pasi hyri në fushë, goli më i shpejtë nga një zëvendësue­s në Botëror që kur Marcin Zevlakov shënoi për Poloninë ndaj SHBA ( 64 sekonda) në vitin 2002. Juri Gazinski është lojtari i parë që shënon me gjuajtjen e parë në portë në një tur ne që kur Filip Lahm e bëri për Gjermaninë në vitin 2006, ndërsa Sergei Ignasheviç ( 38 vjeç, 335 ditë) është lojtari më i vjetër që ka luajtur në një ndeshje Botërori që nga Roxher Milla në vitin 1994 ( përjashtoh­en portierët).

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania