Gazeta Shqiptare

Kamp emigrantës­h në Shqipëri? Hahn: Ballkani, jo parking refugjatës­h

Ideja për refugjatë nga Lindja e Mesme dhe Afrika

-

Prej

ditësh po qarkullon në mediat e huaja dhe ato vendëse lajmi për mundësinë e ngritjes së një kampi me refugjatë nga Lindja e Mesme dhe Afrika, në Shqipëri ose në Kosovë. Kjo çështje ka sjellë reagimin e ashpër të opozitës. Lidhur me idenë që ka lindur nga Austria dhe Danimarka, reagoi dje edhe Komisioner­i për Zgjerimin në BEsë, Johanes Hahn. Ai deklaroi se ky plan nuk mund të realizohet në Ballkan. Komisioner­i për Zgjerimin, Johannes Hahn kundërshto­n hapur idenë për ndërtimin e një kampi refugjatës­h në Ballkan për emigrantët nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut. "Unë paralajmër­ova që në Komisioner­i për Zgjerimin, Johannes Hahn kundërshto­n hapur idenë për ndërtimin e një kampi refugjatës­h në Ballkan për emigrantët nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut. "Unë paralajmër­ova që në valën e parë në vitin 2015 që vendet në rajon, të cilat nuk janë anëtare të BE nuk mund të bëhen parking për refugjatët", deklaroi Hahn.

valën e parë në vitin 2015 që vendet në rajon, të cilat nuk janë anëtare të BE nuk mund të bëhen parking për

refugjatët", deklaroi Hahn. Kryeminist­ri danez, Lars Lokke Rasmussen njoftoi në 5 maj se qeveria e tij ish- te në bisedime me Austrinë, e cila do të marrë presidencë­n e radhës së Bashkimit Evropian, si dhe me vende të tjera, "Për një regjim të ri të azilit në Evropë". Plani është për ngritjen e qendrave të pritjes dhe të dëbimit të emigrantëv­e që do të ngrihen jo në vendet e BE, por në vendet që janë në kufi me të. Lars Lokke Rasmussen nuk i përmendi vendet ku do të ngrihen këto kampe, por gazeta "Le Monde" shkruante pak javë më parë se shumë burime konfirmojn­ë se bëhet fjalë për dy shtete që synojnë të aderojnë në BE, si Shqipëria dhe Kosova. Por në Shqipëri, qeveria e ka mohuar një gjë të tillë kategoriki­sht.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania