Gazeta Shqiptare

Nis Rruga e Arbrit, Rama: Projekti i Saliut pa kokë

Opozita e pret me protestë, kryeminist­ri: Çingiet e filmit "Koncert në vitin 1936" "85% e paketës ‘ 1 miliard euro’ për Veriun"

-

Kryeminist­ri Edi Rama njoftoi dje nga Dibra nisjen e punimeve për Rrugën e Arbrit, investimi i parë i projektit 1 miliard euro. Pikërisht mesdita e 17 qershorit shënoi nisjen zyrtare të punimeve për Rrugën e Arbrit dhe pritet të përfundojë brenda tre viteve. Ky investim infrastruk­turor që kap vlerën e 240 milionë eurove parashikon shkurtimin e distancës nga Tirana në Dibër nga 180 në 69 km. Nga Bulqiza në kryeqytet rruga do të përshkohet për vetëm 40 minuta dhe nga Burreli për një orë. Projekti parashikon ndërtimin e disa urave dhe tuneleve si dhe përfshin degëzimin e Maqellarës dhe Klosit. Në ceremoninë e inaugurimi­t të nisjes së punimeve të Rrugës së Arbrit, kryeminist­ri Rama shpjegoi arsyet e vonesës në realizimin e këtij projekti teksa shigjetoi paraardhës­in e tij në detyrë. Prania e tij në Dibër u shoqërua edhe me protesta nga ana e opozitës, të cilat kryeminist­ri nuk nguroi t'i ironizojë, së bashku me një koment të bërë nga ish - kryeminist­ri Berisha në rrjetet sociale. Akuza në adresë të ish- kryeminist­rit Berisha për investimet në infrastruk­turë, Rama bëri edhe gjatë një takimi që pati me banorë të Peshkopisë, teksa premtoi kthimin e vendit në një kantier ndërtimi për investimet në infrastruk­turë. "Rruga e Arbrit nuk do jetë më një iluzion, por realitet. Sapo e fitova bastin me Oltën, sepse i thashë sapo të flas unë do të fillojë shiu, sepse pa bereqet nuk mbaron sot ky takim",- deklaroi z. Rama. Kryeminist­ri premtoi se inaugurimi do bëhet para zgjedhjeve. "Këtu do të jemi, do të vijmë nga Rruga e Arbrit para se të vijmë të kërkojmë votën tuaj",- tha Rama. Ai njoftoi se 85% e investimev­e të paketës 1 miliard euro janë nga Tirana e lart. Shefi i qeverisë tha se rrugët e bëra nga qeveria e tij do të jenë Kryeminist­ri Rama premtoi se inaugurimi do bëhet para zgjedhjeve. "Këtu do të jemi, do të vijmë nga Rruga e Arbrit para se të vijmë të kërkojmë votën tuaj",- tha Rama. Ai njoftoi se 85% e investimev­e të paketës 1 miliard euro janë nga Tirana e lart.

HD dhe jo rrr si ato të demokratëv­e. "Kam dhe një tjetër për hajgaren, nuk pushon, veriu- veriu, Edi Rama nuk do veriun, Edi Rama urren veriun. E dini sa shkon në veri, nga Tirana e lart dhe sa shkon nga Tirana e poshtë nga programi 1 miliard për rindërtim që fillon me Rrugën e Arbrit? Shkon

mbi 85% nga Tirana e lart. Çfarë është veri apo ju? Natyrisht është jug po ta shohim me pozicionit e Saliut që sheh nga këtu poshtë për andej sipas interesit, por është veri. Rrugët tona do të jenë HD nuk do të jenë rrr si rrugët e Saliut",- deklaroi z. Rama. Jo vetëm në Dibër, por edhe në Klos, kryeminist­ri Edi Rama u prit me protesta dhe thirrjet "Rama Ik" nga të rinjtë e FRPD- së. Shefi i qeverisë duke komentuar protestën e tyre teksa njoftonte punimet për Rrugën e Arbrit, i cilësoi si skena qesharake që i kujtonin çingiet e filmit "Koncert ne vitin 1936". "E dini si është historia e qeverisë sime, si historia e një familje ku kryefamilj­ari i la të gjithë lekët në baste dhe u zhduk duke lënë të gjithë familjen në borxh. Kështu ishte shtëpia e përbashkët e Shqipërisë që na la ne Sali hajgarja. I thashë atje, por do i them prapë këtu sot, për një arsye, se kur po vija këtu pashë nja 20- 30 veta, ata të shkretë nuk kanë faj se kishin dhe një deputet atje në krye njësoj si çingiet e filmit "Koncert në vitin 1936". Rama ik! Rama ik! Edhe Saliu, ma çoi Olta, kishte nxjerrë fotografi: Dibra e pret me protesta narko…, ku e di unë. "Koncert në vitin 1936". Vetëm se ky ja merr të keqen Albert Vërrisë se ky është 1000 herë më qesharak se roli i Albert Vërrisë dhe këto çingijet e veta janë 1000 herë më qesharake se çingijet e Albert Vërrisë që dalin nëpër cepa dhe i japin skapamento­s me atë fuqinë motorike që i ka ngelur Saliut dhe iu duken ato të skapamento­s sikur janë bomba",- tha z. Rama.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama dje në Klos
Kryeminist­ri Edi Rama dje në Klos

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania