Gazeta Shqiptare

Shqiptarët e Zvicrës ndalin Brazilin dhe Neymarin

Serbia mposht Kosta Rikën. Ndeshjen e vendosi goli i mrekullues­hëm i kapitenit Kolarov Shënon Coutinho, barazoi Zuber me asist të Shaqirit

-

goditjeve standarde, pasi loja kontrolloh­et nga kundërshta­ri. Në të 37- tën Zvicra, pati një mundësi të mirë për të barazuar ndeshjen, por Seferovic, shpërdoroi një rast mjaft të mirë. Thiago Silva i afrohet golit në minutën e fundit të kësaj pjese pas një goditje këndi, por topi përfundon mbi traversë. Një moment përgjumjej­e në mbrojtjen e Brazilit dhe aty përfitoi Zuber, i cili me kokë e dërgoi topin në rrjetë pas krosit nga këndi të Xherdan Shaqirit ( 50'). Ky ishte goli i katërt për të me kombëtaren zvicerane. Pas këtij momenti, Brazili rrit temin dhe e kërkon më me shumë dëshirë golin. Neymar dhe Coutinho kthehen në një kërcënim serioz për Sommer, i cili e mbron portën e tij me çdo kusht. Danilo provon me një goditje të fuqishme nga distanca, por sfera përfundon jashtë ( 66'). Coutinho i afrohet sërish golit pas një pasi nga Neymar, por ylli i Barcelonës nuk ka shënjestrë­n e duhur ( 70'). Zvicra përgjigjet tre minuta më vonë me Xhemalin, por Alisson pret pa vështirësi. Një minutë përpara fundit Firmino i shkon shumë afër golit pas një goditje me kokë, por Sommer largon me vështirësi. Pavarësish­t rasteve të rrezikshme nga të dyja skuadrat, ndeshja u mbyll në brazim 1- 1.

SERBIA FITON

Një goditje dënimi e ekzekutuar në mënyrë per- fekte nga Aleksandar Kolarov, i dha Serbisë 3 pikë të arta në takimin parë në Grupin E kundër Kosta Rikës. Në një sfidë të luftuar, serbët ditën të mbroheshin mirë duke mos u lejuar hapësira rivalëve të Amerikës Qendrore dhe pas 100 minutash lojë në "Samara Arena" iu gëzuan 3 pikëve të marra. Kosta Rika ishte surpriza e botërorit të shkuar ku shkoi deri në çerekfinal­et e kompeticio­nit dhe synon që të njëjtin sukses ta përsërisë edhe këtë herë. Por e nisën me humbje. Kolarov realizoi në të 56, ndërkohë që në pjesën e dytë me gjithë përpjekjet e kostarikan­ëve, goli nuk erdhi. Pasi Aleksandar Mitrovic u rrëzua pas një faulli nga David Guzman, mbrojtësi i Romës, goditi saktë nga 23 metra. Rasti më i mirë për Kosta Rikën ishte nga Giancarlo Gonzalez pak minuta nga nisja e takimit me kokë. Kombëtarja nga Amerika Qendrore hodhi në fushë formacioni­n me mesataren më të lartë të moshës, 29 ditë e 346 ditë. Kosta Rika - Serbi Brazil - Zvicër

Renditja

Skuadra N Serbia 1 Brazili 1 Zvicra 1 Kosta Rika 1

14: 00 Grupi F

Meksikë - Gjermani1-

Të hënën

Suedi - Kore e Jugut

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania