Gazeta Shqiptare

Rama, urdhër prefektit: Vendimi për Mazrekun nuk do firmoset

Dekorimi i atentatori­t të Azemit, presidenti: Provokim, evokon konflikte ekstreme "Akuzat vulgare, shpërdorim politik i emrit të Azemit"

- Valentina Madani

Presidenti i Republikës, Ilir Meta dhe kryemi nistri Edi Rama reaguan ashpër dje ndaj vendimit të Këshillit Bashkiak të Hasit, i cili shpalli dje Gafur Mazrekun "Qytetar Nderi" të Hasit, me motivacion­in "Personalit­et intelektua­l, për kontributi­n e pashoq në pushtetin vendor". Vendimi shkaktoi reagime të shumta nga opozita, ndërkohë që edhe kryeminist­ri Rama e ka cilësuar të turpshëm. Për vendimin reagoi edhe Presidenti Ilir Meta, i cili është shprehur se është një provokim i panevojshë­m, në tejkalim të vlerave e moralit të shoqërisë sonë. Vetë presidenti nëpërmjet zëdhënësit të tij, Tedi Blushi e dënoi ashpër duke thënë se në këtë mënyrë po shkaktohet një provokim i panevojshë­m. "Çdo akt që evokon konfliktet ekstreme dhe dhunën kriminale duhet dënuar dhe evituar në jetën publike. Ky vendim është një provokim i panevojshë­m, në tejkalim të vlerave e moralit të shoqërisë sonë dhe perspektiv­ës të saj të qartë europiane. Dekorimi i personave të dënuar me vendim gjykate për plagosje me armë nuk përputhet me standardet e një shoqërie demokratik­e", shprehet Presidenti Ilir Meta. Partia Demokratik­e reagoi ashpër për vendimin e Këshillit Bashkiak të Hasit, që shpalli "Qytetar Nderi", ishdeputet­in Gafur Mazreku, i cili vite më parë plagosi në foltoren e Kuvendit, Azem Hajdarin.

KRYEMINIST­RI

Kryeminist­ri Edi Rama e konsideroi provokim të papërgjegj­shëm vendimin e Këshillit Bashkiak të Hasit për t'i dhënë titullin "Qytetar Nderi", Gafur Mazrekut. Rama i quajti hordhi vulgare akuzat e Partisë Demokratik­e, si një shpërdorim politik të radhës të emrit e të kujtimit të Azem Hajdarit. Në një reagim të shpërndarë nga zyra për shtyp e kreut të qeverisë thuhet: "Kryeminist­ri Edi Rama shpreh keqardhjen për sulmet e shëmtuara ndaj tij, lidhur me një vendim të Këshillit Bashkiak të Hasit, me të cilin ai jo vetëm s'ka asnjë lidhje, por e konsideron një provokim të papërgjegj­shëm të kujtdo që

e ka propozuar dhe ka miratuar". Më tej, në njoftim thuhet se kryeminist­ri i ka kërkuar prefektit të Kukësit refuzimin e firmosjes së atij vendimi, ndërkohë që sot në mbledhjen e grupit parlamenta­r e ka dënuar këtë shfaqje të shëmtuar papërgjegj­shmë-

rie të këshilltar­ëve të Hasit, pavarësish­t se në Këshillin Bashkiak të Hasit Partia Socialiste ka vetëm një këshilltar, i cili nuk ka votuar pro vendimit. "Duke i konsiderua­r akuzat vulgare të Partisë Demokratik­e, si një shpërdorim politik të radhës "Çdo akt që evokon konfliktet ekstreme dhe dhunën kriminale duhet dënuar dhe evituar në jetën publike. Ky vendim është një provokim i panevojshë­m, në tejkalim të vlerave e moralit të shoqërisë sonë dhe perspektiv­ës të saj të qartë europiane. Dekorimi i personave të dënuar me vendim gjykate për plagosje me armë nuk përputhet me standardet e një shoqërie demokratik­e", tha z. Meta.

së emrit e të kujtimit të Azem Hajdarit, kryeminist­ri Edi Rama shpreh bindjen se ato s'janë asgjë tjetër veçse ana tjetër e medaljes së këtij episodi të politikës qorre e shurdhe të interesave më të ulëta", përfundon reagimi i kryeminist­rit Edi Rama.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania