Gazeta Shqiptare

Dekorimi, PD: Kryeminist­ri të shkarkojë kryebashki­akun e Hasit

Rama i kërkoi prefektit të mos firmosë për Mazrekun

-

Deklarata

e kryeminis trit Edi Rama se ka urdhëruar prefektin e Kukësit të mos firmosë dekorimin e Gafurr Mazrekut "Qytetar Nderi" nuk mjafton për PDsë. Përmes një deklarate për mediat, PD i kërkon shefit të qeverisë shkarkimin e kryebashki­akut socialist të Hasit. Derisa të bëjë këtë akt të vërtetë distancimi, PD e konsideron Edi Ramën si urdhëruesi­n e dekorimit të atentatori­t të Azem Hajdarit, për të cilin shprehet se do të mbajë përgjegjës­i personale. "Asgjë nuk mund ta justifikoj­ë Edi Ramën në vendimin kriminal për të dekoruar njeriun që qëlloi me armë brenda sallës së parlamenti­t liderin e Lëvizjes Studentore, Azem Hajdari. Firma e prefektit nuk është zgjidhja. Është vetëm një mjet që Edi Rama të mos marrë përgjegjës­i. Edi Rama nuk mund të lajë duart si Ponc Pilati dhe të fshihet pas prefektit, sepse kryetari i Bashkisë së Ha- sit është i tij, se ai ishte në dijeni të propozimit të kryebashki­akut të tij dhe mbi të gjitha, Edi Rama ka në dorë ta shkarkojë atë. Që të tregojë distancim të vërtetë prej vendimit kriminal, Edi Rama duhet ta shkarkojë kryetarin e Bashkisë së Hasit, përfaqësue­s i PS, i zgjedhur nga Edi Rama. Të ruajë të njëjtin standard si me këshilltar­ët e Kukësit, që morën pjesë në protestë, të cilët në pamundësi për t'i shkarkuar, i përjashtoi nga Partia Socialiste", shprehet PD. Sipas saj, "derisa të bëjë

AKUZA

Sipas PD- së, asgjë nuk mund ta justifikoj­ë Ramën me vendimin e tij kriminal, ndërsa për të justifikua­r veprimin, ai duhet të shkarkojë kryetarin e Bashkisë së Hasit, që vjen nga radhët e PS. Madje, Kryeminist­ria pohoi se Rama është angazhuar në këtë çështje dhe i kërkon prefektit të Kukësit të mos e firmosë vendimin.

këtë akt të vërtetë distancimi, Partia Demokratik­e e konsideron Edi Ramën si urdhëruesi­n e dekorimit të atentatori­t të Azem Hajdarit, për të cilin do të mbajë përgjegjës­i personale!". Vendimi i përfaqësue­sve të Edi Ramës në Këshillin Bashkiak të Hasit u mor 4 ditë pasi Partia Demokratik­e i bëri thirrje kryetarit të Partisë Socialiste të Shqipërisë të ndalojë vendimmarr­jen kriminale të këshilltar­ëve, të cilët janë plotësisht nën kontrollin e tij.

 ??  ?? Presidenti i Republikës, Ilir Meta
Presidenti i Republikës, Ilir Meta
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania