Gazeta Shqiptare

Berisha: Rama ekzekutoi për së dyti tribunin legjendar, Azem Hajdari

"Shqiptarët, në revoltë për largimin e Ramës"

-

Ish-

kryeminist­ri Sali Berisha dënoi skandalin e Bash kisë së Hasit, e cila i akordoi titullin "Qytetar Nderi" Gafur Mazrekut, autorit të plagosjes së ish- deputeti të PD- së, Azem Hajdari, në sallën e Kuvendit në 1997. Berisha theksoi se Rama e ekzekutoi për së dyti tribunin legjendar Hajdari. Ai u bën thirrje qytetarëve shqiptarë që të ngrihen për vendime më të mëdha dhe me revoltë të largojnë nga pushteti Ramën. "Pas këtij akti kriminal, të denjë vetëm për narkoshtet­in e Noriegës, ky i fundit që kishte urdhëruar dy javë më parë vendimin, për të larë duart si Pilati, deklaroi se ky është një turp dhe se ai nuk dinte gjë!? Me këtë deklaratë, Edi Rama dëshmon se është një mashtrues faqezi, që pasi i shpalli luftë opozitës, nderoi dhe përligji krimin politik dhe vrasjen, tani kërkon të lajë duart si Pilati, mbrohet për krimin e tij të shëmtuar! Aktin e sotëm ( djeshëm) jo vetëm e ka urdhëruar ai vetë, por gjatë këtyre ditëve lajmin për vendimin e kanë të gjitha mediat, edhe ato që paguhen prej tij!", tha z. Berisha. Sipas tij, ky akt kriminal dhe luftë ndaj opozitës shqiptare është një apel për vendimet më të mëdha për qytetarët shqiptarë, që me revoltën e tyre të largojnë me çdo kusht horrin, vrasësin për së dyti të Azem Hajdarit, kreun e meduzës që e shndërroi Partinë Socialiste në parti droge, bandash, vrasësish, kriminelës­h dhe ndërtoi narkoshtet­in dhe shndërroi në Shqipëri krimin në sistem për të shtypur shqiptarët dhe dekoruar vrasësit dhe kriminelët.

GENT STRAZIMIRI

"Vendimi për të nderuar vrasësin e Azem Hajdarit është gjest revanshi i bijve të kupolës së bandës së xhahilëve, që sundoi për 46 vjet mbi gjakun e këtij populli; i biri i vrasësit të Havzi Nelës duhet ta dijë se po shkon me shpejtësi drejt një, dhe vetëm një fundi të pashmangsh­ëm, fund në të cilin do ta marrë përgjigjen në emër të të gjallëve dhe të të vdekurve të kësaj partie e që po e kërkon me ngulm!", tha deputeti i PD- së.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania