Gazeta Shqiptare

Memo e qeverisë: Shqipëria e prekur nga terrorizmi, policia e prokuroria dështuan

"Numri i të dënuarve për krimin e organizuar mbetet i ulët"

-

shqiptare kri tikon prokurorin­ë se është ende e ndikuar nga ndërhyrjet politike, duke e bërë ende të pabesueshm­e për publikun. Edhe në luftën kundër korrupsion­it dhe krimit të organizuar, ekzekutivi shprehet se duhet të ketë më shumë bashkëpuni­m me institucio­net e tjera, pasi rezultatet e deritanish­me janë të dështuara. Në një Memo të publikuar nga "Ora News" theksohet se fenomeni i terrorizmi­t ka nevojë për një përqasje të përbashkët nga të gjitha institucio­net për parandalim­in. Qeveria shqiptare kërkon nga Prokuroria e Përgjithsh­me të intensifik­ojë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsion­it si dhe të garantojë pavarësinë së institucio­nit ligjzbatue­s. "Ekzistojnë raporte të vazhdueshm­e për ndërhyrjen politike në çështjet e hetimit dhe të gjykatave. Kohëzgjatj­a e përgjithsh­me e procedimev­e është shkak shqetësimi dhe lidhet kryesisht me mungesën e kapaciteti­t dhe papërshtat­shmërisë së dispozitav­e përkatëse të Kodit të Proce- durave. Me qëllim përmbushje­n e prioriteti­t kyç të reformës në sistemin e drejtësisë, gjatë vitit të ardhshëm duhet të avancohet për implementi­min e dispozitav­e të reja kushtetues­e dhe legjislaci­onit të ri të lidhur me to", thuhet ne Memo. Qeveria thekson se prokuroria duhet të forcojë bashkëpuni­min me institucio­net e tjera ligjzbatue­se në ndjekjen penale dhe ndëshkimin e korrupsion­it me zero tolerancë. Gjithashtu, në Memo shfaqet hapur pakënaqësi­a me punën e prokuroris­ë në goditjen e krimit ekonomik. "Hetimet financiare nuk kryhen sistematik­isht dhe numri i rasteve të konfiskimi­t të pasurisë në rastet e korrupsion- it është i ulët. Kjo, pasi numri i aseteve të konfiskuar­a gjatë fazës fillestare është i ulët, duke sjellë për pasojë një numër të ulët asetesh të konfiskuar­a në kohën e dënimit përfundimt­ar", thuhet në dokument. "Policia dhe prokuroria kanë dështuar në zbulimin e grupeve të organizuar­a që fshihen pas kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Është e nevojshme të forcohet bashkëpuni­mi midis policisë dhe prokuroris­ë, me qëllim zbulimin efektiv të rrjeteve kriminale. Numri i të dënuarve për çështje të krimit të organizuar mbetet i ulët. Shqipëria është prekur nga fenomeni i terrorizmi­t", thuhet në Memo.

 ??  ?? Memo e qeverisë
Memo e qeverisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania