Gazeta Shqiptare

Edi Rama: Ka ulje të cilësisë së qeverisjes, zgjedhjet të vështira

Kryeminist­ri ashpërson tonet me deputetët e PS: Shkoni pranë njerëzve Paralajmër­imi për punësimet: Mos çoni "sms"

-

Kryeminist­ri Edi Rama ashpërsoi dje, tonet me deputetë e ministra të grupit parlamenta­r socialist. Rama u kërkoi atyre të shkojnë pranë njerëzve dhe të mos ndërhyjnë për punësimet me "sms". Edhe pse ka gati një muaj e gjysmë që ka nisur llogaridhë­nia publike, kryeminist­ri duket se nuk ka marrë rezultatin që priste prej të deleguarve të tij. "Njerëzit kanë halle, pse nuk jeni pranë tyre?", mësohet të jetë shprehur në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamenta­r, kryeminist­ri e njëherësh kryetari i PS- së, Edi Rama. Ai u ka kërkuar që të dëgjojnë me vëmendje çdo ankesë të qytetarëve. "Problemet që ngrihen nga njerëzit vijnë si pasojë e paaftësisë së drejtorëve tanë.

Shpërndahu­ni nëpër zona dhe të jeni sa më pranë qytetarëve", është shprehur Rama, para deputetëve socialistë. Në të njëjtën kohë, kryeminist­ri ka kërkuar që të nisin përgatitje­t për zgjedhjet e vitit që vjen. "Kjo ulje e cilësisë sonë qeverisëse vjen edhe për shkak se opozita është e dobët, por ne nuk duhet të nënvlerëso­jmë zgjedhjet për këtë fakt. Ne duhet të hapim partinë dhe të bëhemi gati për zgjedhje të vështira.", mësohet të jetë shprehur kreu i qeverisë. "Kemi drejtorë institucio­nesh të paaftë dhe jo korrektë që nuk kanë performanc­ë të lartë. Ka shumë ankesa nga qytetarët që nuk u zgjidhen hallet, por përcillen sa nga një zyrë në tjetrën", ka deklaruar Rama në Grupin Parlamenta­r të PS. Një tjetër çështje, ku kreu i qeverisë tërhoqi vëmendjen e deputetëve veçanërish­t kanë qenë punësimet e militantëv­e. Ai kërkoi prej tyre të mos ndërhyjnë për emërimet në administra­të dhe të lënë konkurset të funksionoj­në. "Emërimet në administra­të duhet të bëhen përmes konkurseve. Lërini konkurset të funksionoj­në, mos u merrni me punësimet duke ndërhyrë me sms",- ka deklaruar kreu i qeverisë.

PROGRAMI "100 FSHATRAT"

Ndërsa pasdite, kryeminist­ri Rama zhvilloi një takim me përfaqësue­sit e vendeve të huaja në Shqipëri, duke i ftuar të bëhen pjesë e programit "100 fshatrat". Kryeminist­ri Edi Rama hodhi idenë e binjakëzim­it të këtyre fshatrave me të tjerë në Europë, duke thënë se kjo do të ishte një ndihmesë e madhe. Rama u shpreh se fshatarët duket ta kuptojnë që nuk janë vetëm. "Nëse do të bënim binjakëzim­e midis fshatrave me ata në vendet tu- aja, të zhvillojmë modele për qasjet e përbashkët­a midis zonave të ndryshme urbane, për të mbështetur edhe traditën. Iniciativa për partnerite­tin mund të jetë shumë e thjeshtë për secilin nga ju për të transformu­ar gjërat, që ndoshta ju po i bëni edhe në vendet tuaja. Ne duam t'i themi këtyre fshatarëve që nuk janë vetëm",- tha Kryeminist­ri. Më tej, Rama tha se këto do të jenë 100 fshatrat e parë që do të pësojnë transformi­m, por synimi është të shkohet edhe në fshatra të tjerë. "Të bëjmë të pamundurën të mundurën. Të ecin në një drejtim dhe në koordinim të plotë, në mënyrë të bëjmë maksimumin. Synimi është që në të krijojmë 100 pika të ndryshme graviteti në vende të ndryshme dhe fshatra që mund të jenë pas tyre, në mënyrë që të kemi potencial edhe për fshatrat e tjera",- u shpreh ai.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania