Gazeta Shqiptare

Salianji kundër Vokshit, pro financimit të TV private: RTSH- së t'i hiqen paratë publike

Debati në Grupin e Partisë Demokratik­e për median

-

Kreu

demokrat Lulzim Basha me mbledhjen e djeshme të grupit parlamenta­r deklaroi se qëndrimi i PD- së për projektlig­jin e propozuar nga qeveria për TVSH, do të jetë kundër faktit që me paratë publike të paguhen televizion­et private. "Jemi kundër në mënyrë kategorike që taksat e qytetarëve të paguajnë televizion­et", mësohet të jetë shprehur Basha. "Është skandaloze që paratë e taksave të qytetareve të shkojnë për të blerë mediat qeveria",tha deputetja Albana Vokshi. Ndërsa deputeti Salianji tha: "Në se tv private marrin para nga ligji dhe jo nga qeveria me VKM ose nëpërmjet lejeve apo favoreve të tjera, besoj se do jenë me pak të varura se sot".

DEBATI ME DYER TË MBYLLURA

Qëndrimet kryesore për këtë javë në komisione do të jenë Xhafaj, Tahiri, Afera e Air Albania. Rama po tradhton Shqipërinë për Xhafajn dhe Tahirin, Rama ka ekzekutuar Gjykatën Kushtetues­e. Diskutimi për Teatrin Kombëtar është një zhvatje e tokës publike dhe histori e pastër korrupsion­i ku kërkojnë të marrin tokën për të përfituar miliona euro, qëndrimi për projektlig­jin e propozuar për Tvsh ne jemi kundër që me paratë publike të paguhen private.

ALBANA VOKSHI:

Është skandaloze që paratë e taksave të qytetarë ve të shkojnë pë r të blerë mediat qeveria. Ervin Salianji: Kryetar, mendoj që kë të duhet ta diskutojmë dhe të dalim me qëndrim te plotë , televizion­i publik është një shërbëtor i ndyrë i qeverisë . Televizion­i publik shqiptar me taksat e qytetarë ve nuk po i shërben publikut, e nuk ka asnjë vlerë publike përveç shërbesës që i bën qeverisë dhe përveç korrupsion­it që bëjnë drejtuesit e televizion­it nëpërmjet blerjes së gazetarë ve apo nëpërmjet punësimeve duke e trajtuar si me privat se privatët. Ne duhet të dalim me propozim konkret, që ose mos paguhet asnjë taksë, sepse paratë e taksapague­sve nuk sjellin asnjë të mirë publike dhe nuk japin asnjë kontribut për publikun, ose të propozojmë me ligj që paratë e taksapague­sit t'i marrin tv private duke i kushtëzuar me disa hapësira të detyrueshm­e në shërbim të publikut. Në se tv private marrin para nga ligji dhe jo nga qeveria me VKM ose nëpërmjet lejeve apo favoreve të tjera, besoj se do jenë me pak të varura se sot. Me shume i shërbejnë shqiptarev­e në se menaxhohen me cilësi dhe me kushte nga TV private se sa si televizion qe e paguajnë shqiptaret për propaganda qeverie.

Duhet të jemi absolutish­t kundër, kjo cenon pavarësinë e mediave dhe qeveria ble mediat.

Do ta diskutojmë kur ta kemi në rend ditë, por ne jemi kundër në mënyrë kategorike që taksat e qytetarë ve të paguajnë televizion­et.

ALBANA VOKSHI: LULZIM BASHA:

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania