Gazeta Shqiptare

Ahmetaj: Investimet e huaja, këtë vit synojmë 1 miliard euro

Këshilli i Investimev­e, ministri: Incentiva të reja fiskale për sektorët strategjik­ë "Investitor­ët shqiptarë, status të njëjtë me të huajt"

-

Qeveria do të nisë rish ikimin e 4 ligjeve bazë, të cilat zhvillojnë sektorin e investimev­e strategjik­e në Shqipëri. Ndryshimet do të reflektohe­n në ligjin e zonave të lira ekonomike, atë të Partnerite­tit Publik- Privat, ligjit të turizmit dhe atij të investimev­e strategjik­e.

MBLEDHJA E KËSHILLIT

Gjatë një mbledhjeje jashtë radhe të Këshillit të Investimev­e, ministri Arben Ahmetaj tha se synimi është që të ketë një barazi mes statusit të veçantë që marrin si investitor­ët e huaj dhe ata shqiptarë. Si i ftuar i veçantë në këtë takim, zv. presidenti i BERZH, Alain Pilloux tha se Shqipëria duhet të vazhdojë reformat në çështjet e pronësisë së tokës dhe të shërbimit të administra­tës publike. "Realizoni reformat, jeni në rrugën e duhur, por duhet të vazhdoni rritjen e shërbimeve publike që ofron administra­të, çështjet e pronësisë. Vazhdoni punën dhe investimet në infrastruk­turë dhe energji", - tha Piloux. Ministri Ahemtaj tha se investimet e huaja direkte në 3 muajt e parë të vitit janë rritur me 60%, duke arritur një vlerë prej 284 milionë eurosh, ndërsa shumë kompani të huaja janë ofruar për të ardhur në Shqipëri e për të investuar një port jahtesh apo në prodhimin e pajisjeve teknologji­ke. "Viti 2017 u mbyll me investime të huaja në nivelin 907 milionë euro. Nëse i referohemi ecurisë dhe krahasuesh­mërisë së tremujorit të parë të këtij viti me tremujorin e parë të vitit 2017, atëherë besojmë që ky vit do të jetë sërish një rekord, me gati 1 miliard dollarë investime të huaja. Ecuria pozitive e investimev­e të huaja direkte si dhe atyre vendëse reflekton trendin e ekonomisë shqiptare në 4- 5 vitet e fundit", - tha ministri Ahmetaj. Sipas tij, në vitin 2017, për herë të parë punësimi në sektorin jobujqësor kaloi atë të sektorit bujqësor. "Shqipëria ka nivelin më të ulët historik të papunësisë 12.5%, ndërsa punësimi në tremujorin e parë 2018 ka një rritje prej 5% krahasuar me një vit më parë. Krahasuar me rajonin, jemi vendi me punësimin më të lartë të fuqisë punëtore të aftë për punë, 59.2% dhe papunësinë më të ulët tek të rinjtë, që vijon të zbresë", - deklaroi ministri duke shtuar se është shfaqur interes i avancuar nga një kompani gjermano- zvicerane për ndërtimin e një porti jahtesh dhe mjetesh luksoze lundrimi. "Në turizëm, në Shqipëri aplikohet TVSH- ja e reduktuar 6%, për shërbimet e akomodimit dhe ushqimit brenda strukturav­e të hotelerisë. Në anën tjetër, po promovojmë agroturizm­in. Sipërmarrj­et e licencuara në sek-

torin e agroturizm­it do të përfitojnë ulje të tatim- fitimit nga 15 në 5%. Pra, nuk ka rëndësi sa sipërmarrj­e e madhe do të jetë në agroturizë­m, do të trajtohet me 5% tatimfitim­i dhe normë të reduktu-

ar të Tatimit të Vlerës së Shtuar prej 6% për shërbimet e akomodimit dhe përjashtim­i nga taksa e ndikimit në infrastruk­turë të ndërtimeve të reja për qëllim agroturizm­i", - deklaroi Ahmetaj.

Ministri e vuri theksin edhe te lehtësitë fiskale që ka ndërmarrë qeveria për bizneset. "Një lëvizje shumë e rëndësishm­e është edhe rishikimi i tavanit të tatim- fitimit, që praktikish­t e ul me tri herë

ngarkesën fiskale për bizneset e prekura. Tatim- fitimi për bizneset me të ardhura deri në 14 milionë lekë ulet me tri herë, nga 15% në 5%. Me këtë masë, rreth 91%, që i bie afërsisht 95 mijë ndër-

marrje në Republikën e Shqipërisë, përfitojnë lehtësim të ngarkesës fiskale me tatimfitim­in ose 0, ose 5%. Besoj që këtë të mërkurë e gjithë paketa kalon edhe në Këshillin e Ministrave", - tha ministri.

 ??  ?? Ministri Arben Ahmetaj
Ministri Arben Ahmetaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania