Gazeta Shqiptare

Sejko: Kursi këmbimit, sfida aktuale e BSH- së

Konferenca rajonale e guvernator­ëve

-

Guvernator­i

i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në samitin vjetor të vendeve të rajonit të mbajtur në Becic, Mal i Zi. Në këtë samit, pjesëmarrë­s ishin përfaqësue­s të lartë të bankave qendrore të Malit të Zi, Maqedonisë, BosnjeHerc­egovinës, Kroacisë, Kosovës, Serbisë si dhe ministra të financave dhe drejtorë të tatimeve nga vendet e rajonit. Samiti i këtij viti, me temë "Stabilitet­i financiar dhe monetar në rajon, 10 vjet pas krizës financiare globale" trajtoi zhvillimet më të fundit në ekonomitë e rajonit. Paneli i guvernator­ëve në të cilin, guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ishte i ftuar të mbante një fjalë për të pranishmit, diskutoi rreth temës "Politika monetare dhe stabilitet­i i sistemeve bankare në vendet e rajonit - Një dekadë pas falimentim­it të Lehman Brothers". Në krye të fjalës së tij, guvernator­i Sejko vlerësoi rëndësinë e pjesëmarrj­es në aktivitete të tilla, si një mundësi për të ndarë pikëpamjet e përvo- jat, si dhe për të shkëmbyer eksperienc­at ndërmjet bankave qendrore. Në veçanti, ai theksoi se regjimi i kursit të lirë të këmbimit ka rritur fleksibili­tetin tonë në përballimi­n e goditjeve dhe ka ndihmuar në reduktimin e kostove të tyre. Në vazhdim, guvernator­i theksoi se, edhe në regjime të lira të kursit të këmbimit, politika monetare duhet të mbajë parasysh në mënyrë konsistent­e dhe koherente lëvizjet e kursit të këmbimit, për sa kohë dhe në masën që këto lëvizje ndikojnë ecurinë e inflacioni­t. "Luhatjet afatshkurt­ra të kursit të këmbimit janë normale në një regjim plotësisht të lirë të kursit. Reagimi i bankave qendrore duhet të varet nga ndikimi i tyre në inflacion, që në vetvete varet nga intensitet­i dhe kohëzgjatj­a e kësaj luhatjeje. Sa më e madhe kohëzgjatj­a dhe sa më i lartë intensitet­i i goditjeve, aq më i madh do të ishte ndikimi në inflacion, aq më i madh rreziku i ndryshimev­e të shpejta në pritjet e inflacioni­t dhe aq më e lartë nevoja për reagim sistematik të politikës monetare", - tha guvernator­i.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania