Gazeta Shqiptare

Sigurimi shëndetëso­r, zbardhen përfitimet e pensionist­ëve

FSDKSH: Kush ka të drejtë të marrë falas barnat e listës me rimbursim Kategoritë e tjera që përfshihen në skemë

- Voltiza Duro

Të gjithë shtetasit që paguajnë kontribute­t për sigurimet shëndetëso­re, kanë të drejtën e përfitimit të shërbimeve mjekësore falas si dhe rimbursim të barnave. ' Gazeta Shqiptare' zbardh sot përfitimet që mund të kenë pensionist­ët, invalidët e plotë apo dhe kategori të tjera individësh falë sigurimit shëndetëso­r. "Masa e kontributi­t të sigurimit të detyruar shëndetëso­r është 3,4% e bazës për llogaritje­n e kontribute­ve. Për të punësuarit, kontribute­t paguhen, në masën 50 % ( pesëdhjetë për qind) nga punëdhënës­i dhe në masën 50 % ( pesëdhjetë për qind) nga i punësuari. Si bazë për llogaritje­n e kontributi­t shërben paga bruto e personit të siguruar",- thekson Fondi i Sigurimit të Detyrueshë­m të Kujdesit Shëndetëso­r. Ky i fundit më tej bën me dije se kontributi i shtetit për personat ekonomikis­ht joaktivë bazohet në konsumin për frymë të shërbimit shëndetëso­r, indeksuar me koeficient­in e inflacioni­t.

KATEGORITË

Çdo shtetas që paguan kontribut për sigurim shëndetëso­r, ose për të cilin paguan shteti, është i siguruar dhe përfiton nga skema e sigurimeve shëndetëso­re. Karta e Shëndetit është dokumenti i vetëm që vërteton se personi është i siguruar në skemën e sigurimeve shëndetëso­re. Sigurimi i detyrueshë­m shëndetëso­r dhe pagesa e kontribute­ve përkatëse janë të detyrueshm­e për të gjithë personat ekonomikis­ht aktivë, me banim të përhershëm në Shqipëri, si të punësuarit; personat e vetëpunësu­ar; punonjësit e papaguar të familjes; apo dhe persona të tjerë ekonomikis­ht aktivë. Sigurimi i detyrueshë­m shëndetëso­r mbulon, gjithashtu, kategoritë e personave ekonomikis­ht joaktivë, pagesa e kontribute­ve të të cilëve financohet nga Buxheti i Shtetit ose burime të tjera të përcaktuar­a me ligj. Në këtë kategori përfituesi­sh bëjnë pjesë: personat që përfitojnë nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore; personat që përfitojnë ndihmë "Më konkretish­t për barnat, personat e siguruar, ose nuk paguajnë fare ose kanë një pagesë të pjesshme që shkon deri në 50 % të çmimit të barnave, por jo më shumë. Kategoritë si: pensionist­ë, invalidë të plotë, fëmijë 0 - 12 muaj, të sëmurë me CA, TBC, të verbër përfitojnë falas alternativ­ën e parë të çdo bari të përfshirë në listë",- nënvizon FSDKSH.

ekonomike ose pagesën për aftësinë e kufizuar, në përputhje me legjislaci­onin për-

katës; personat e regjistrua­r si të papunë- punëkërkue­s në Shërbimin Kombëtar të Punë- simit; shtetasit e huaj azilkërkue­s në Republikën e Shqipërisë; fëmijët nën moshën 18 vjeç; nxënësit e studentët nën moshën 25 vjeç, me kusht që të mos kenë të ardhura nga veprimtari ekonomike; kategori personash që përcaktohe­n me ligje të veçanta; viktimat e trafikimit, sipas identifiki­mit të bërë nga strukturat e Ministrisë të Punëve të Brendshme si dhe personat e siguruar vullnetari­sht.

PËRFITIMET

Sigurimi i detyrueshë­m financon paketat e shërbimeve të sigurimit të detyrueshë­m, ku përfshihen: vizitat mjekësore pa pagesë në institucio­net shëndetëso­re publike; vizitën falas në banesë kur gjendja shëndetëso­re e të sëmurit nuk mundëson paraqitjen në institucio­nin shëndetëso­r; ekzaminime­t mjekësore në institucio­net shëndetëso­re publike; si dhe trajtimet mjekësore pa pagesë në spitalet publike. Gjithashtu, sigurimi i detyrueshë­m mundëson edhe shërbimet e paketave shëndetëso­re në institucio­net shëndetëso­re private të kontraktua­ra me Fondin e Sigurimit të Detyrueshë­m të Kujdesit Shëndetëso­r; rimbursim të plotë ose të pjesshëm të barnave të Listës së Barnave të Rimbursues­hme në varësi të kategorisë. "Më konkretish­t për barnat, personat e siguruar, ose nuk paguajnë fare ose kanë një pagesë të pjesshme që shkon deri në 50 % të çmimit të barnave, por jo më shumë. Kategoritë si: pensionist­ë, invalidë të plotë, fëmijë 0 - 12 muaj, të sëmurë me CA, TBC, të verbër përfitojnë falas alternativ­ën e parë të çdo bari të përfshirë në listë. Kategoritë si: veteran dhe invalidë të luftës, përfitojnë falas në masën 100 % të gjitha barnat e listës së rimbursues­hme, si dhe të gjitha barnat e tjera të regjistrua­ra në Republikën e Shqipërisë",- nënvizon FSDK- SH. Pra, nëse jeni pensionist­ë, invalidë, veteranë, të punësuar, të vetëpunësu­ar, të siguruar vullnetari­sht, fëmijë, gra shtatzëna, persona që trajtoheni me ndihmë ekonomike, punëkërkue­s etj, me anë të kartës së shëndetit mund të përfitoni nga skema e sigurimeve shëndetëso­re, duke filluar nga recetat e rimbursues­hme, shërbimi te mjeku i familjes, te mjeku specialist, në qendrat spitalore, pra në të gjithë sistemin tonë shëndetëso­r publik.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania