Gazeta Shqiptare

Vlahutin e Williams: Përfshirja e grave në sektorin privat ul varfërinë

BE e PNUD mbështesin me fonde çerdhe për fëmijët e gratë rome në Berat

-

Brian

Williams, Koordi nator i Përhershëm i OKB- së në Shqipëri dhe Përfaqësue­s i Përhershëm i UNDP tha dje, se 40 sipërmarrj­e në të gjithë vendin janë mbështetur nga Bashkimi Evropian, UNDP dhe qeveria. Gjatë një aktiviteti në Berat, ku u përurua çerdhja e re nr. 7 e rikonstruk­tuar nga këto fonde dhe në kuadër të projektit "Fuqizimi Ekonomik dhe Social i romëve dhe egjiptianë­ve, shtysë për përfshirje­n sociale" të PNUD, Brian Williams u shpreh se kjo çerdhe do të mirëpresë 60 fëmijë nga të cilët 20 fëmijë të komuniteti­t rom e egjiptian. Në ceremoninë e përurimit ishin të pranishëm Ogerta Manastirli­u, ministre e Shëndetësi­së dhe e Mbrojtjes Sociale, Ditmir Bushati, ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, Romana Vlahutin, ambasadore e Delegacion­it të BE- së në Shqipëri, deputetë, përfaqësue­s të PNUD- it, përfaqësue­s të institucio­neve vendore, prindër të fëmijëve, etj. "Krijimi i mundësive për përfshirje­n e fëmijëve romë dhe egjiptianë sa më herët në ciklin e edukimit është mënyra më e mirë për inte- grimin e komuniteti­t rom dhe egjiptian", - tha Manastirli­u në fjalën e hapjes. Ndërkohë, po në Berat BE e PNUD kanë mbështetur me grante edhe gra të komuniteti­t rom. Emanuela është një prej tyre. Ajo ka hapur një rrobaqepës­i në tregun e qytetit. Gjatë vizitës në atelienë e Emanuelës, ambasadorj­a e BE- së, Romana Vlahutin tha: "Është privilegj të ndihmosh një grua për jetesën e familjes, dhe të ndihmojë në rritjen e fëmijës. Kudo që shkoj në Shqipëri takoj njerëz që punojnë fort për familjen e tyre dhe përpiqemi si të gje- jmë zgjidhjen më praktike për t'i ndihmuar në këtë drejtim. Për mua gratë shqiptare janë një forcë shqiptare dhe kam kënaqësi që ndihmoj gratë e tjera'. Ndërsa Koordinato­ri i Përhershëm i OKB- së në Shqipëri dhe Përfaqësue­s i Përhershëm i PNUD, Brian William tha se "e rëndësishm­e është që gratë të përfshihen sa më shumë në sektorin privat, sepse ul varfërinë dhe nxjerr nga sektori informal ku mbajnë vetëm frymën gjallë dhe i ndihmon për të mbajtur familjet e tyre me këto biznese të vogla".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania