Gazeta Shqiptare

Goditet banda e grabitësve të kasafortav­e, në pranga 5 persona mes tyre një ish- polic

Sekuestroh­en makina, armë, drogë. Ja çfarë i tradhtoi anëtarët e grupit kriminal "Skifterët", autorë të 11 vjedhjeve të bizneseve dhe bankave në 6 qytete

- Ina Allkanjari

Gjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm policia e Tiranës ka goditur një grup të strukturua­r kriminal, duke vënë në pranga pesë persona, mes tyre një ish- oficer policie. Konkretish­t anëtarët e këtij grupi nën kërcënimin e armëve vidhnin kasaforta në biznese të ndryshme jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytete të tjera të Shqipërisë. Arrestimi i tyre u bë i mundur teksa po tentonin të grabisnin kasafortën e një biznesi të madh në kryeqytet. "Pas një pune disa mujore me metoda speciale hetimi, Sektori i Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në D. V. P. Tiranë në bashkëpuni­m me Komisariat­et e Policisë Tiranë dhe nën drejtimin e Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Tiranë finalizoi operacioni­n policor të koduar "Kasaforta", si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve Saimir Kuçi, 35 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje me armë; Elton Lika, 35 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje me armë; Valmend Pelivani, 27 vjeç, banues në Tiranë, dënuar më parë për vjedhje; Donald Ahmetaj, 28 vjeç, banues në Tiranë i dënuar më parë për vjedhje; Engrid Hënaj, 31 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje",- thuhet në njoftimin e policisë. Një ndër anëtarët e grupit, shtetasi Engrid Hënaj ka qenë ishoficer policie i arrestuar më parë, pasi komunikont­e me një person të shpallur në kërkim për vjedhjen e një makine. Grupi që gjuante kryesisht kasafortat e bizneseve u pikas nga policia pas kryerjes së një grabitje

në territorin e komisariat­it nr: 2 në kryeqytet. Roja i biznesit, i cili u grabit, lajmëroi policinë dhe dha

përshkrime mbi autorët si dhe mjetin me të cilin lëviznin dhe më pas u bë i mundur neutralizi­mi i tyre në

rreth- rrotullimi­n e Saukut nga agjentët e krimit pranë komisariat­it nr. 1. Burimet policore konfirmojn­ë se filli- misht anëtarët e grupit kanë bërë rezistencë, por janë neutralizu­ar në kohë nga policia.

GRABITJET

Nga hetimet rezulton se ky grup i strukturua­r kriminal, në periudha të ndryshme kohore ka vjedhur me armë kasaforta me vlera monetare të bizneseve të ndryshme, jo vetëm në juridiksio­nin e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, por dhe në qytete të tjera të Shqipërisë.

Për realizimin e këtyre ngjarjeve, këta shtetas lëviznin orët e vona të natës të armatosur, përdornin automjete të vjedhura dhe të marra me qira duke u ndihmuar dhe nga persona të tjerë. Nga puna hetimore është bërë i mundur dokumentim­i ligjor i disa ngjarjeve të ndodhura në kryeqytet, por dhe në qytete të tjera si Durrës, Kavajë, Laç, Lezhë dhe Berat, konkretish­t i 11 ngjarjeve: në datë 02.03 2018 ku është vjedhur me armë filiali bankës Credins në rrugën dytësore Tiranë- Durrës, në datë 12.04.2018 ku në Kamëz Tiranë është vjedhur banesa e shtetasit A. Rr; në datë 15.06.2018 ku në fshatin Vaqarr është vjedhur kasaforta e një mobilierie; në datë 18.06.2018 ku tek ish- qyteti nxënësve në Tiranë është tentuar të vidhet me armë një mobileri; në datë 09.10.2017 ku në qytetin e Kavajës është vjedhur e kasaforta e një firme; në datë 06.01.2018 ku është vjedhur kasaforta e një shoqërie në rrugën "Frederik Shiroka"; në datë 23.12.2017 ku është vjedhur kasaforta e një dyqani në rrugën "Njazi Meka"; në datë 04.06.2018 ku është vjedhur kasaforta e një supermaket­i në rrugën "Hysen Xhura"; në datë 26.02.2018 ku është vjedhur kasaforta e një supermarke­ti në rrugën "Tom Plezha"; në datë 30.01.2017 ku është vjedhur kasaforta e një firme sheqeri në fshatin Picar bashkia Vorë; në datë 06.04.2017 ku është vjedhur kasaforta e një firme në fshatin Ahmetaq bashkia Vorë. Në cilësinë e provës materiale gjatë hetimit të këtyre ngjarjeve janë sekuestrua­r 3 automjete, 2 armë zjarri, 4 maska, 6 palë doreza pune, 1 palë pranga metalike si ato të policisë, 1 portofol me stemën e policisë, 1 sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit heroine, 1 çantë me vegla pune si pinca, kaçavida, 1 gur fresibël që shërben për prerjen e hekurave, veshje të ndryshme, pajisje speciale për hapjen e dyerve të blinduara, 1 vare dhe 6 leva hekuri. Sakaq policia po vijon punën intensive për dokumentim­in e plotë ligjor të këtyre ngjarjeve. Materialet do t'i kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprat penale të "Vjedhjes së bankave dhe arkave të kursimit e kryer ne bashkëpuni­m", "Vjedhjes me armë", "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake e municionit", "Prodhim dhe shitja e lendeve narkotikëv­e", "Mbajtje pa të drejtë e uniformës" dhe "Kanosjes për shkak të detyrës".

 ??  ??
 ??  ?? Pamje nga grabitjet e kasafortav­e
Pamje nga grabitjet e kasafortav­e
 ??  ??
 ??  ?? 27- vjeçari, Valmend Pelivani
27- vjeçari, Valmend Pelivani
 ??  ?? Ish- efektivi i policisë, Engrid Hënaj
Ish- efektivi i policisë, Engrid Hënaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania