Gazeta Shqiptare

U arrestuan duke shkëmbyer 200 kg marijuanë, gjykata lë në burg 6 personat e arrestuar

' Koka' e grupit kriminal: S'kam lidhje me drogën, rashë në grackë

-

SHKODËR - Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër dje ka vendosur masën e sigurisë "Arrest me burg" për 6 personat që u arrestuan mesnatën e së premtes gjatë operacioni­t të koduar "West Univers" me 200 kg marijuanë. Bëhet fjalë për shtetasit: Ardit Haxhagiçi, 34 vjeç nga Shkodra; Fatbardh Gostini, 37 vjeç nga Lezha; Neritan Saraçi, 51 vjeç nga Shkodra; Rezart Çarçani, 34 vjeç nga Shkodra; Ramadan Dushaj 61 vjeç nga Malësia e Madhe dhe Vilson Noka, 27 vjeç nga Lezha. Gjatë seancës gjyqësore, 6 të pandehurit kanë mohuar të kenë lidhje me sasinë prej 200 kg lëndë narkotike. Ata janë shprehur në sallën e gjyqit se nuk

OPERACIONI ANTIDROGË

Sipas bluve, rreth orës 23: 54 të së premtes që shkoi, pranë vendit të quajtur kompleksi "Univers" në aksin Lezhë- Milot, shtetasit e arrestuar ishin bërë gati që të shkëmbenin sasinë prej 200 kg marijuanë. Në atë moment ka ndërhyrë policia. Të arrestuari­t duke tentuar të shmangen kanë goditur me mjetet e tyre makinat e policisë, veprim ky që ka vënë në rrezik jetën e efektivëve të pranishëm në vendngjarj­e.

kanë qenë duke shkuar në drejtim të Laçit për të bërë pazare droge. 61- vjeçari Ramadan Dushaj, i dyshuari

kryesor në këtë grup të strukturua­r kriminal ( sipas policisë) deklaroi në gjykatë se aktiviteti i tij janë prodhimet bujqësore. Dushaj tha se ka rënë në grackën e policisë, sepse kishte shkuar për t'u marrë vesh për tregtimin e produkteve bujqësore, me të cilat ai merret dhe jo për drogë siç akuzohet. Sipas 61vjeçarit, ai ka rënë në grackën e një personit të infiltruar nga policia. Edhe 5 të arrestuari­t e tjerë kanë mohuar të kenë lidhje me sasinë e marijuanës që u sekuestrua pak ditë më parë. Ata janë shprehur se s'kanë patur fare dije- ni për sasinë e drogës dhe se aty mund të bëhej një pazar i tillë siç dyshon policia dhe prokuroria. Prokurorja Ajola Prençi kërkoi vendosjen e masës së sigurisë "Arrest me burg", ndërsa avokatët mbrojtës kërkuan shpalljen të pavlefshëm të arrestimit, pasi sipas tyre mungon akti i ekspertizë­s së lëndës së gjetur, ndërsa përgjimet nuk janë të mjaftueshm­e për t'i mbajtur në burg. Në fund të seancës, gjyqtari Hasan Selimi vendosi lënien në qeli të shtetasve të mësipërm, të cilët akuzohen se janë pjesë e një grupi të strukturua­r kriminal të trafikut të drogës.

AUTOPSIA

Burime zyrtare nga policia e Shkodrës bënë me dije se gjatë këqyrjes së trupit të pajetë është konstatuar një vrime në kokën e 60- vjeçarit dhe se, pas autopsisë, është gjetur edhe një trup i huaj që dyshohet se është një plumb që më pas i ka marrë jetën.

 ??  ?? Gjykata e Shkodrës
Gjykata e Shkodrës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania